Nuk është i vërtetë pretendimi se asnjë televizion nuk ka raportuar për protestën kundër masave për Kovidin

Një postim në Facebook pretendon se asnjë televizion nuk ka raportuar për protestën që u mbajt të dielën (15 gusht 2021) në qendër të Shkupit, si dhe në disa qytete të tjera. “Turp për objektivitetin e tyre (mediave)”, thuhet në postimin, i cili ka rreth 50 komente dhe 11 shpërndarje. Sulmet vazhdojnë në komente, dhe një nga komentet thotë: „Ata janë portale të paguara për larjen e trurit të njerëzve …punojnë për Satanën“, shkruan Vërtetëmatësi.

Në vazhdim propozohet bojkotim dhe bllokim i stacioneve televizive, ndërkohë që ndahet edhe një grup i sapoformuar në Facebook i quajtur „Bojkot për mediat“ në të cilin mediat emërohhen si „tradhtare“ dhe „gënjeshtare“ sepse, siç thuhet, nuk informojnë për protestat kundër kovidit nëpër botë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që „t’i mundin bashkërisht“.

Postimi në Facebook në të cilin thuhet se mediat nuk kanë raportuar për protestën e djeshme nuk është i saktë dhe është manipulativ.

Krahas TV Аlfa, kronika televizive me pjesë të fjalimeve dhe inserte nga protesta publikuan pothuajse të gjitha televizionet, përfshirë këtu edhe ato nacionale si TV Sitel, TV Kanal 5TV AlsatTV ТеlmaTV Аlfa, pastaj TV 24TV 21, dhe afër 30 medie digjitale.

Këtë e konfirmon edhe gazetari i TV Аlfa, Boris Grujovski, i cili bashkë me kolegët e tij ka raportuar nga vendi i ngjarjes.

Të gjitha mediet ishin në protestë, vetëm se njerëzit nuk deshin të flisnin me ne. Secili nga të pranishmit mund ta shihte se ishim atje, tha gazetari Grujovski.

Disa nga folësit i akuzuan mediet se janë të „blera“, pyetën se ku janë mediet që të informojnë për protestën, ndërkohë që të pranishmit brohorisnin „ua“ dhe „të blerë“ dhe „gazetarë të blerë“.

Sindikata e gazetarëve dhe punonjësve në media (LSGM) reagoi ashpër ndaj këtij qëndrimi dhe u bëri thirrje që të vizitojnë së bashku qendrat e Kovidit, ku, siç shkruhet në reagim, humbën jetën disa gazetarë dhe dhjetëra të tjerë u infektuan.

Në këtë “ekskursion”, që nga protesta e sotme u vu re se ju mungon, do të takoni gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të cilët, pavarësisht rrezikut nga infektimi, çdo ditë ju shërbejnë dhe ende ju prezantojnë informacionet më të reja, përfshirë këtu edhe ato nga dhe në qendrat e Kovidit, që ju nga zona e rehatisë, pra nga shtëpia juaj, dmth. divani, të mundeni të merrni vendimet e duhura për të ardhmen e shoqërisë tonë, thuhet në reagimin e LSGM.

Njëkohësisht, sindikata kujton edhe se përhapja e lajmeve të rreme për Kovid-19 është e palejueshme, imorale dhe e dënueshme me ligj.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.