Nuk është formuar Sekretariati për barazi gjinore
Do të themelojmë Sekretariat për barazi gjinore pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i cili do të kujdeset për implementimin e perspektivës gjinore në krijimin e politikave dhe buxheteve në nivel komb
[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM (2016) “Plani për jetë në Maqedoni“, faqe 245, data: dhjetor 2016]
ARSYETIM:
Gjatë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), LSDM premtoi se në dy vitet e para pas ardhjes në Qeveri do të formohet sekretariat për barazi gjinore. Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve dhënë në programin e tyre: “Plani për jetë në Maqedoni“, së pari në fillim të programit në pjesën “Zhvillim i kapaciteteve vendore dhe punës së denjë” (faqe 111), më pas edhe në suaza të “Plani 24m -reforma urgjente me prioritet në qeverinë e re në 2 vitet e para” (faqe 245), deri më tani (28.05.2019), nuk është realizuar.
Sipas projeksioneve zgjedhore të dhëna të LSDM, sekretariati për barazi gjinore më së voni duhej të formohej këtë muaj, duke pasur parasysh atë që Qeveria e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj 2017. Verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri në këtë moment kur është shkruar ky tekst nuk është themeluar një sekretariat i tillë.
Në ueb-faqen e Qeverisë dhe Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale nuk mund të gjenden informacione se është sjell vendim/zgjidhje për formimin e një sekretariati të tillë. Edhe pse, për shembull, në internet faqen e Qeverisë dhe Ministrisë për Shoqëri Informatike (MSHIA) mund të gjenden informacione se është formuar Këshilli për reforma në administratën publike (dhjetor 2017) dhe Sekretariati për reforma në administratën publike (shkurt 2018), si dhe të dhëna për aktivitet e tyre.
Po ashtu, informacioni për themelimin e sekretariatit për barazi gjinore, nuk mund të merret asgjë as me verifikimin e detajuar në internet përmes Google dhe gjeneratorëve maqedonas në lajme. Të vetmet informacione që mund lidhen me formimin e Grupit konsultues ndër-resor për mundësi të njëjta të grave dhe burrave e (tetor 2017), në seancën konsultuese në të cilën nga Qeveria ishte prezent Zoran Zaev dhe ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovksa.
Duke pasur parasysh se formati i trupit të dhënë në premtimin zgjedhor është shumë më ambicioz – sekretariati për barazi gjinore, i cili kujdeset për implementimin e perspektivës gjinore në krijimin e politikave dhe buxheteve në nivel nacional dhe lokal, këtë premtim zgjedhor socialdemokratëve e vlerësojmë si të parealizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на СДСМ (2016) „План за живот“,стр.245 [Пристапено на 28.05.2019]
- Веб-страница на Владата [Пристапено на 28.05.2019]
- Веб-страница на Минстерство за труд и социјална политика [Пристапено на 28.05.2019]
- Веб-страница на МИОА: Реформа во јавната администрација ( [Пристапено на 28.05.2019]
- Веб-страница на Владата (20.10.2017): Премиерот Заев со министерката Царовска на формирањето Интер-ресорска група за еднакви можности: Македонија ќе биде земја за пример, имаме системски пристап кон родовото прашање [Пристапено на 28.05.2019]
- Веб-страница на Министерство за труд и социјална политика: Интер ресорска група за еднакви можности на жените и мажите [Пристапено на 28.05.2019]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari