Nuk është formuar institut shtetëror për energjetikën

Formimi i institutit energjetik ngeli në harresë. Foto: Skrinshot

 

 Duke pas parasysh nevojat nga analizat serioze, studimet dhe projektet të cilat duhet të përgatiten në drejtim të realizimit të projekteve në fushën e energjetikës, do të definojmë kornizë juridike dhe do të formojmë Institut të ri shtetëror të energjetikës. Instituti do të përmbledh kuadro nga kjo fushë në vendin tonë, do t’i përfshij në punën e tij kuadrot e dëshmuar shkencor nga fakultetet përkatëse, dhe do të përfshihen kuadro të profesionistëve të rinj nga kjo fushë. Kompania shtetërore ELEM dhe MEPSO do të jenë themelues të këtij instituti, por i njëjti do të financohet edhe nga programe të tjera shtetërore,donacione dhe të ardhurat e veta nga realizimi i projekteve. Në periudhën fillestare prej tre vitesh, Instituti do të rritet në organizatë të pavarur të cilën do ta financohet nga projektet e veta Buxhet: 1.000.000 euro ( Afati: 2014-në vazhdimësi)

 

ARSYETIM:

Premtimi i VMRO-DPMNE-së për formim, ” institut të ri shtetëror të energjetikës”, dhënë në Programin zgjedhor për periudhën 2014-2018 në pjesën- Sektori Energjetik (faqe 128), deri tani (05.05.2016) është i parealizuar.

Projektin e njëjtë e paralajmëroi edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandër Nikollovski, për kohën e kampanjës zgjedhore në Ohër:

Institut i ri energjetik dhe bursa për studentët të energjetikës. Instituti do t’i përmbledh kuadrot më të mirë nga kjo fushë në vend, do t’i përfshij në punën e saj kuadrot e dëshmuar nga fakultetet adekuate, dhe do të përfshi edhe ekspertët e rinj nga kjo fushë. Në të dy kompanitë energjetike të vendit AD ELEM dhe AD MEPSO filluam me procesin e nxitje së të rinjve të shkollohen dhe të perfeksionohen në fushën e energjetikës. Në këtë iniciativë u përfshi edhe EVN Maqedoni, kështu që tre kompanitë secilin vit do të ndajnë 15 bursa në total. ( Nikollovski, 16 prill 2014)

Gjatë kontrollit në ueb faqen e fakultetit të elektroteknikës dhe teknologjitë informative në Unversitetin “Shën Kirili dhe Metodij”  mund të përfundohet që në këtë institucion shkencor nuk ekziston Institut për energjetik.

Punët dhe shërbimet në fakultet janë:

  •  Automatike dhe sistem për inzhinieri

  •  Elektronika

  •  Matje elektrike dhe materiale elektroteknike

  •  Pajisje elektrike, transformator dhe aparate

  •  Elektrotermia, saldim elektrik dhe komunikacioni elektronik

  • Termocentralet dhe nënstacionet e shpërndarjes

  •  Teknologjitë kompjuterike dhe inxhinjeri

  •  Matematik dhe Fizik

  •  Sistem transmetues elektroenergjetik

  •  Institut për telekomunikim

  •  Njësia për mësim të gjuhëve të huaja të fakulteteve 

Kështu instituti nuk ka as në Universitetin e Shtipit “Goce Dellçev“. Informacioni për atë që një institucion i tillë është hapur, ose planifikohet formim i tij, nuk mund të gjendet as edhe gjatë kërkimit në internet.

Në fakt, tek ne në vitin 2005 ekziston një Agjenci për energjetik, e cila ka për qëllim ta përkrah implementimin e politikës energjetike të qeverisë, përgatitja e strategjive energjetike,programe zhvillimore dhe programe, me theks të veçantë të efikasitetit energjetik dhe përdorimit të burimeve të reja të energjisë.

Nga e gjithë kjo mund të përfundohet që premtimi zgjedhor i partisë në pushtet “institut i ri shtetëror energjetik”, është i parealizuar.

LINQE:

 

Vlerësuar nga:Vllado Gjorçev

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.