Nuk është formuar Avokati i Popullit për barazi gjinore

Foto: pexels.com

 

Premtim: Në 180 ditët e para do të vazhdojmë me krijimin e institucioneve – Avokat populli për barazi gjinore i cili do të kujdeset për realizimin e politikave për mundësi të njëjta të grave dhe burrave në Ballkanin Perëndimor. 

[Burimi: Programi zgjedhor i LSDM-së, (2016), “Plani për jetë në Maqedoni” (faqe 178 dhe faqe 239); data: dhjetor 2016]

ARSYETIM:

Premtimi i LSDM-së dhënë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016) se në 180 ditët e para të mandatit do të inicohet “krijimi i institucionit – Avokat Popull rajonal për barazi gjinore i cili do të kujdeset për realizimin e politikave për mundësi të njëjta të grave dhe burrave në Ballkanin Perëndimor”, deri më tani (08.06.2018), nuk është realizuar. 

Ky premtim zgjedhor i socialdemokratëve është theksuar në programin e tyre zgjedhor: “Plani për jetë në Maqedoni”; faqe 239, në “PLANI 180  – REFORMA URGJENTE ME PRIORITET NË QEVERINË E RE NË 6 MUAJT E PARË”, në pjesën “Politika të jashtme, anëtarësim në BE”. Premtimi i përmendur së pari gjendet në kapitullin “E ardhmja evropiane dhe jetë cilësore”, në pjesën “Energjia e re për integrimet euroatlantike”, ku në faqe 178 është shkruar:

Si pjesë e iniciativave të reja rajonale në Republikën e Maqedonisë, do të propozojmë krijimin e një Avokati të Popullit rajonal për barazi gjinore i cili do të kujdeset për realizimin e politikave për mundësi të njëjta për gratë dhe burrat në Ballkanin Perëndimore dhe krijimin e Akademisë politike rajonale për ndërtimin e kapaciteteve të partive politike, financimin përmes IPA 2 me çka do të propozojmë Maqedoninë si nikoqire. 

I njëjti premtim është përfshirë edhe në Programin për punë të Qeverisë (2017-2020) faqe 14. Ndërsa në tetor të viti të kaluar (2017), pesë muaj pas formimit të Qeverisë, një angazhim të këtillë e përmendi edhe kryeministri Zoran Zaev në panelin e diskutimit me temë “Gratë lidere dhe pjesëmarrja e tyre në politikë – rruga drejt barazisë”. Në daljen e tij Zaevi atëherë përdorimi formulimin identik si atë në Programin zgjedhor dhe në Programin e Qeverisë:

Do të propozojmë krijimin e një Avokati të Popullit rajonal për barazi gjinore i cili do të kujdeset për realizimin e politikave për mundësi të njëjta, krijimin e Akademisë politike rajonale për ndërtimin e kapaciteteve të partive politike, financimin përmes IPA fondeve me çka do të propozojmë Maqedoninë si nikoqire. 

Përsëri, verifikimi i “Vërtetmatësit” tregoi se deri në momentin kur është shkruar ky tekst (08.06.2018), përpjekjet e këtilla nuk janë realizuar. 

Avokati i Popullit rajonal për barazi gjinore nuk përmendet në llogaridhënien për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj, të prezantuar me 30.05.2018.

Po ashtu, nuk ka informacion se janë bërë ndryshime në Ligjin për avokat të popullit të cilat do të çonin në drejtim të formimit të një institucioni të këtillë. Ndryshimet e fundit në këtë Ligj, të miratuara në Kuvend me 20 shkurt të vitit 2018 dhe të publikuara në “Gazetën zyrtare” nr. 35/18, ka të bëj me mundësin e kontrollit qytetar mbi punën e policisë.

Nga zyra e Avokatit të Popullit për “Vërtetmatës” vërtetuan se në suaza të institucionit të tyre nuk ka një trup të tillë, aq më pak, nuk kanë njohuri se është ngritur ndonjë iniciativë për formimin e tij.

Një informacion i till nuk mund të gjendet as me verifikim të detajuar në internet (përmes google dhe gjeneratorëve maqedonas të lajmeve).

Duke pasur parasysh verifikimet e lartpërmendura, si dhe faktin që sipas planeve të socialdemokratëve, iniciativa për formimin e “Avokatit të Popullit rajonal për barazi gjinore” duhej që të ndërmerrej më së voni deri në fund të nëntorit të vitit 2017 (duke pasur parasysh se Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM u zgjodh me 31 maj të vitit 2017), këtë premtim zgjedhor e vlerësojmë si të parealizuar. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.