Nuk është e vërtetë se Zaev ka sharë nga nëna Lëvizjen BESA dhe aktivistët e saj

 

 

Shkruan: Ardit Ramadani

„Zaevi i LSDM ia shanë nënën Besës dhe aktivistëve të saj”, thuhet në lajmin të cilin e recensojmë e që është një shembull se si një medium manipulon dhe shpif me qëllim të krijimit të përçarjes të një koalicioni i cili garon në zgjedhjet e 15 prillit, gjithashtu edhe përçarjes ndëretnike në vend, qëllimisht janë ngatërruar datat e deklaratave të kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për të lënë përshtypjen që ky i fundit shanë Lëvizjen BESA.

Bëhet fjalë për “bombën” e publikuar në të cilën dëgjohet zëri i kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev duke i sharë partnerët e ardhshëm të koalicionit të cilin ai planifikonte asokohe ta krijojë. Megjithatë, biseda është zhvilluar në vitin 2016 dhe jo në vitin 2020.

Ndërkaq, në vitin 2016 kur edhe është zhvilluar kjo bisedë, partia LSDM nuk ishte në koalicion me Lëvizjen BESA, madje kjo as nuk merrej parasysh. Pra, autori i lajmit ka shpifur sikur Zaev ka sharë nga nëna Lëvizjen BESA dhe aktivistët e saj për qëllime të ndryshme.

Në kësi rastesh, verifikimi ngelet në duart e lexuesve. Edhe pse është e qartë se bëhet fjalë për manipulim të pastër edhe jo mungesë informacioni në lidhje me datën se kur është zhvilluar biseda e publikuar. Autori i lajmit çështjen e verifikimit të datave dhe informacioneve e ka lënë në dorë të lexuesve.

“Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente” thuhet në nenin e parë të Kodit Etik të Gazetarëve.

Përveç shpifjes dhe tendencave për përçarje të koalicionit parazgjedhor, autori i këtij lajmi ka përdorur edhe teknikën e thirrjes në autoritet. Në momentin kur një gazetar lexuesve ju thotë se diçka e ka thënë një politikan i caktuar, ata janë të prirë ta besojnë atë.

Për në fund, rasti i lartpërmendur është dëshmi se sidomos në kohë të fushatës parazgjedhore, gazetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë profesion për qëllime të caktuara mund të shkojnë aq larg sa që të nxjerrin nga konteksti edhe deklaratat e krerëve të partive politike, vetëm për të arritur qëllimin e tyre. Andaj, lexuesit duhet të jenë dyfish më të vëmendshëm dhe gjithmonë të verifikojnë atë që e lexojnë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .
Source Tetova Sot

Your email address will not be published.