Nuk është e vërtetë se ngjarjen e qeverisë e ndoqën vetëm 17 vetë

[Recension: Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga LSDM-ja: Vetëm 17 njerëz e ndjekin ngjarjen e Qeverisë]

Është thënë shumë në literaturën profesionale gazetareske për spinimin si teknikë për manipulimin e publikut. Ndër të tjera, përkufizimi themelor i asaj se ç’është spini shpjegon se ai është një gjysmë e vërtetë, e përdorur në mënyrë që i përshtatet një qendre të fuqisë për të krijuar një pasqyrë të rreme, mirëpo duke mos gënjyer në mënyrë të vrazhdë, por vetëm pjesërisht, ndërsa lexuesi, megjithatë, të mos e marrë të gjithë të vërtetën.

Linku deri te artikulli origjinal: : Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga LSDM-ja: Vetëm 17 njerëz e ndjekin ngjarjen e Qeverisë

Data dhe koha e publikimit: 11.04.2020, 17:13

Data e recensionit: 12.4.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Teksti që e recensojmë e shtrembëron të vërtetën dhe përdor një ton të njëanshëm të informimit, ku informacioni dhe komenti nuk janë ndarë, por janë bashkuar në një.

Pretendimi për gjoja shikueshmërinë e ulët dhe se kjo është rezultat i mosbesimit të qytetarëve ndaj qeverisë dhe masave që i ka ndërmarrë gjatë periudhës së kaluar, është qëndrim i autorit të panënshkruar të tekstit. Është e vërtetë se brenda një periudhe të caktuar kohore të transmetimit online (video-streaming) do të ketë vetëm 17 shikues, por të fotografohet ekrani në atë moment të caktuar dhe të pretendohet se ky është numri përfundimtar i shikuesve dhe i ndjekësve të përmbajtjes është informacion i pasaktë.

Është plotësisht e pamundur që vetëm 17 qytetarë ta kenë shikuar përmbajtjen që i prek mijëra familje në vend, të cilët në kohë krize kanë një mori pyetjesh pa përgjigje dhe probleme aktuale jetësore. Në kanalin zyrtar në YouTube, për shembull, ka mbi 850 shikime (më 12.04.2020). Në videon në vetëm një nga kanalet e qeverisë në Facebook (e në fakt ka më shumë kanale, në disa rrjete sociale), ka 15,000 shikime, shumë komente dhe shpërndarje (më 12.04.2020). Mirëpo, artikulli krijon me qëllim një pasqyrë të rreme për shikueshmërinë e ngjarjes së Qeverisë.

Nëse në një moment të caktuar vetëm 17 përdorues e kanë shikuar një përmbajtje të veçantë që është transmetuar drejtpërdrejtë, kjo nuk do të thotë se numri nuk është rritur ndërkohë. Përveç kësaj, kjo përmbajtje u transmetua edhe në transmetuesin publik (RTM), e ndoshta edhe në televizione lokale dhe platforma të tjera lokale, kështu që mundësia për këdo që ka qenë i interesuar ta ndjekë përmbajtjen ishte e kënaqshme. Përndryshe, video-materiali edhe në këtë moment qëndron i publikuar në platformat e Qeverisë.

Gjithashtu, në rast të pandemisë, informimi për masat që ndonjëherë ndryshohen edhe në baza ditore dhe që prekin një numër të madh të qytetarëve, aspak nuk duhet të sillen në kontekstin e një partie politike, siç sugjeron titulli.

Përveç kësaj, në tekst ka edhe spekulime të tjera për ta diskredituar shërbimin për marrëdhënie me publikun të qeverisë. Vihet re, për shembull, se ata paskan informuar së tepërmi për gjendjen e Covid-19 (!) dhe kjo i atribuohet PR-it qeverisë, e jo si detyrë themelore në rast të pandemisë.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.