Nuk është e vërtetë se “Grupi i Zjarrit” kanë formuar parti, ata veprojnë si fraksion i BDI-së

Pretendimi në postim se “Grupi i Zjarrit” është shkëputur nga BDI dhe ka formuar parti të re është i pasaktë. Diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë, ata në fillim të këtij muaji vendosën të qëndrojnë në BDI dhe të funksionojnë si fraksion i partisë

Në një postim në rrjetin social Facebook thuhet se grupi i ashtuquajtur “Grupi i Zjarrit” është ndarë nga partia mëmë BDI dhe ka bërë një parti të veçantë. Kjo nuk është e vërtetë, “Grupi i Zjarrit” janë ende pjesë e BDI-së.

Oh qoftë për hajër !
Grupi i Zjarrit janë ndarë nga BDI dhe kanë bërë parti të veten! :)))

Disa anëtarë të shquar të BDI-së, shumica prej tyre ish-funksionarë dhe aktualë, janë të pakënaqur me partinë e tyre amë për një kohë të gjatë. Këta anëtarë quhen mes tyre “Grupi i Zjarrit”.

“Grupi i Zjarrit” nuk ka dyshime se Ali Ahmeti duhet të mbetet kryetar i partisë, por besojnë se duhet të ketë njerëz të rinj në ekipin qeveritar dhe në BDI.

Anëtarët e “Grupit të Zjarrit” shprehen të pakënaqur me punën e disa prej ministrave në Qeveri dhe qëndrimi i tyre është që zëvendëskryeministri Artan Grubi të shkarkohet nga të gjitha funksionet shtetërore dhe partiake, si dhe ministrat Bujar Osmani dhe Kreshnik Beteshi.

Nga ana tjetër, Ahmeti vazhdon ta udhëheqë me vendosmëri partinë dhe e emëroi Osmanin koordinator të degës në Çair, e më pas emëroi Rafiz Alitin koordinator në Saraj – dy komunat kryetarët e të cilave janë udhëheqës të “Grupit të Zjarrit”.

“Grupi i Zjarrit” ka shprehur pakënaqësinë e tij disa muaj më parë, pas së cilës ka pasur disa takime me kreun e partisë në Reçicë. Pas këtyre bisedimeve, kreu i BDI-së njoftoi se debati në parti do të vazhdojë dhe pohoi se “nuk ka zjarr” që duhet të shuhet në BDI.

Kjo trazirë në partnerin e koalicionit qeveritar shqiptar, megjithatë, nuk rezultoi me ndarjen e “Grupit të Zjarrit” nga BDI dhe formimin e tyre të një partie të re, siç thuhet në publikimin që është objekt i këtij shqyrtimi. Diçka e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, përkundrazi, në fillim të këtij muaji vendosën të qëndrojnë në BDI dhe të funksionojnë si fraksion i partisë.

Përgjigja e tyre është se po e bëjnë këtë si pasojë e pakënaqësisë në bazën partiake për mënyrën e funksionimit të BDI-së, duke injoruar interesat e qytetarëve dhe duke e përqendruar pushtetin në disa ministra.

Që në fillim deklarojmë se do të përdorim mjete demokratike për të artikuluar pakënaqësitë tona dhe të qytetarëve. Qëllimi ynë është ta fitojmë betejën brenda BDI-së, tha Izet Majiti nga fraksioni i BDI-së.

Pas spekulimeve se do t’i bashkohen BESËS, ka ardhur një deklaratë nga Grupi i Zjarrit ku thuhet se vendi i tyre është në BDI.

Grupi i Zjarrit, i cili mbështetet nga një e treta e votuesve të BDI-së, nuk ka vend jashtë BDI-së, por ata që nuk kanë as votues dhe as projekte të realizuara duhet të lënë vendin, gjë që do të krijojë një vend për kuadro të rinj, të gatshëm dhe kompetent që do e njohin dhe e duan BDI-në, thuhet në njoftim.

Sipas të gjitha fakteve të deklaruara, konstatojmë se nuk është i vërtetë pretendimi se “Grupi i Zjarrit” është shkëputur nga BDI dhe ka formuar parti të re. Tani për tani kanë vendosur të qëndrojnë në BDI ku kanë formuar fraksion.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.