Nuk është e vërtetë se Finlanda do të fusë javë pune prej katër ditësh
Finlanda para më pak se një muaji e fitoi kryeministren më të re në botë, Sana Marin, për të cilën u bë zhurmë e madhe rreth përbërjes së kabinetit të saj dhe për një pjesë të politikave që dëshiron t’i zbatojë.
Dhjetëra media këto ditë njoftuan se kryeministrja finlandeze Marin do të fusë orar fleksibil të punës prej katër ditësh në javë në vend të pesë ditëve, siç është në pjesën më të madhe të botës. Dhe jo vetëm këtë, por edhe se do t’i zvogëlojë orët e punës në ditë prej 8 në 6. Megjithëse kjo tingëllon bukur dhe do të donit që kjo të ndodhë edhe në vendin tuaj, megjithatë kjo nuk ndodh as në Finlandë!
Linku deri te artikulli origjinal: Parajsa e Tokës: Gjashtë orë pune vetëm katër ditë në javë
Data dhe koha e publikimit: 7.1.2020
Data e recensionit: 9.1.2020
Recenzuese: Simona Atanasova
Ky lajm është i rremë. Mediat në artikujt e tyre e citojnë “Daily Mail”-in, i cili është një tabloid britanik, i njohur për publikimin e spekulimeve dhe informatave të paverifikuara. Tabloidi e ka publikuar këtë tekst dhe e ka mbështetur me deklaratën e kryeministres aktuale, të dhënë në gusht të vitit të kaluar kur ka qenë ministre e transportit.
Lajmi u përhap aq shumë, sa që me shpjegim u desh të dalë edhe qeveria finlandeze.
Në programin e qeverisë finlandeze, nuk thuhet asgjë për javë pune me 4 ditë. Kjo çështje nuk është në agjendën e qeverisë finlandeze. Kryeministrja Sana marin shkurtimisht e prezantoi këtë ide në diskutimin në panel në gusht të vitit të kaluar kur ishte ministre e transportit dhe prej atëherë nuk ka asnjë aktivitet në lidhje me këtë çështje, thuhet në reagimin e qeverisë finlandeze, të publikuar në “twitter”.
In the Finnish Government´s program there is no mention about 4-day week. Issue is not on the Finnish Government’s agenda. PM @marinsanna envisioned idea briefly in a panel discussion last August while she was the Minister of Transport, and there hasn’t been any recent activity.
— Finnish Government (@FinGovernment) January 7, 2020
Asnjë medie që e publikoi këtë informacion nuk e transmetoi shpjegimin e qeverisë finlandeze.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari