Nuk është e vërtetë se është rënë dakord për përkujtim të përbashkët të Goce Dellçevit

Фото: скриншот

Kontrolli i përmbajtjes mediatike në internet këtu dhe në Bullgari, tregon se është i pasaktë pretendimi i VMRO-DPMNE-së se mbledhja e fundit e komisionit të përzier historiko-arsimor në Shkup ka rezultuar me një lloj vendimi për Goce Dellçevin.

Në media doli një tekst – një deklaratë e VMRO-DPMNE-së për një vendim të supozuar të komisionit të përzier historik të Maqedonisë dhe Bullgarisë:

Kovaçevski dhe LSDM-ja antimaqedonase nuk ndalojnë së shituri historinë, Komisioni, i cili është fryt i marrëveshjes me Bullgarinë, ranë dakord për një përkujtim të përbashkët të Goces. Të gjitha që i paralajmëroi Zaev, Kovaçevski tani po i realizon, thonë nga VMRO-DPMNE…

[Burim: Кurir – Lajm/Deklaratë e VMRO-DPMNE-së – Data: 16.09.2022]

 

Arsyetim:

Puna dyditore e komisionit të përzier historiko-arsimor, i cili punon në përputhje me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, u ndoq nga afër nga mediat në Shkup, dhe pas përfundimit të punës së tij mund të konstatohet se nuk ka marrëveshje për nderimin e përbashkët të Goce Dellçevit, gjë që do t’u rekomandohej qeverive të të dyja vendeve.

Mbrëmë në media është publikuar një njoftim i shkurtër nga pjesa maqedonase e Komisionit të Përbashkët, nga ku kuptohet se kjo temë është përcaktuar vetëm si pikë e rendit të ditës:

Në bazë të agjendës së përcaktuar më parë, anëtarët e Komisionit diskutuan për tekstet e historisë që trajtojnë periudhën e historisë mesjetare dhe për nderimin eventual të përbashkët të Goce Dellçevit. Sa i përket teksteve të historisë, temë e diskutimit ishin institucionet kishtare mesjetare dhe rëndësia e tyre për krishterimin dhe shkrimin dhe kulturën sllave. Duke marrë parasysh kohëzgjatjen e diskutimit për këtë temë, anëtarët e Komisionit nuk hapën tema të tjera, thuhet në njoftimin e historianëve maqedonas të transmetuar në TV Sitel.

Sipas raportimit të këtij mediumi, edhe ky pretendim i pjesës maqedonase të Komisionit është problematik, pasi siç thuhet në bashkëngjitje, anëtarët e komisionit bullgar kanë mohuar se është biseduar për Dellçevin. E cila, nga ana tjetër, tregon mundësinë që tema ka qenë ndoshta vetëm e “filluar”, pra e përmendur në margjinat e takimit.

Këtë e mbështet edhe konstatimi jozyrtar i sotëm i ministrit Bujar Osmani se Komisioni Historik nuk ka arritur të diskutojë për këtë çështje.

Por, përveç konkluzioneve të mundshme nga shqyrtimi i përmbajtjes mediatike të grumbulluesve të lajmeve (Time.mk. dhe Grid.mk), nuk ka asnjë burim përkatës nga i cili mund të konfirmohet se ka pasur marrëveshje për këtë temë. Nuk është as në një pjesë të mediave bullgare, siç janë agjencitë BTA, apo BGNES, ku publikohet vetëm njoftimi i pjesës maqedonase të Komisionit.

Prandaj, pretendimi se është arritur marrëveshje për nderimin e përbashkët të Goce Dellçevit në mbledhjen e fundit të Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është i pavërtetë.

Burime 

  • Курир (15.09.2022) – вест/сооппштение [Проверено: 16.09.2022]
  • Сител ТВ (15/16.09.2022)  – вести/вести [Проверено: 16.09.2022]
  • Тајм.мк (15.09.2022) – вести [Проверено: 16.09.2022]
  • Грид.мк (15.09.2022)  – вести [Проверено: 16.09.2022]
  • БГНЕС (15.09.2022) – вести [Проверено: 16.09.2022]
  • БТА (15.09.2022) – вести [Проверено: 16.09.2022]

 

Vlerësoi: Тео Bllazheski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.