Nuk është e vërtetë se akullorja, kafeja dhe Coca-Cola në Ohër kushtojnë 500 denarë
Në rastin konkret bëhet fjalë për manipulim të pastër. Nëse shikoni faturën fiskale të paraqitur në tekstin që është shpërndarë në Facebook, do të shihni se është çmimi për dy kafe (makiato) nga 120 denarë, një Coca-Cola 140 denarë dhe dy lugë akullore nga 60 denarë.
Recensojmë një postim në Facebook me titull “Një qytetar i Manastirit ka paguar 500 denarë për akullore, kafe dhe Coca Cola në Ohër”, duke aluduar se Ohri është shumë i shtrenjtë, kurse hotelierët e teprojnë me çmimet.
Në postim thuhet:
Qytetarët e Ohrit filluan të derdhin satoro …
Është shpërndarë linku me titull “Qytetari i Manastirit paguan 500 denarë për akullore, kafe dhe Coca Cola në Ohër”, ku është publikuar një faturë fiskale nga një restorant në Ohër.
Por, nuk është pikërisht kështu, në këtë rast është manipulim i pastër. Nëse shikoni faturën fiskale të paraqitur në tekst, do të shihni se është çmim për dy kafe (makiato) 120 denarë, një Coca-Cola 140 denarë dhe dy lugë akullore 60 denarë. Pra, fatura nuk është për “akullore, kafe dhe Coca Cola”, siç thuhet në njoftim.
“Vërtetmatësi” nuk ka për qëllim të hyjë në debat nëse diçka është e shtrenjtë apo jo. Në shumë raste, kjo varet edhe nga gjendja financiare e çdo qytetari. Fatura fiskale e bashkangjitur është dëshmi e mjaftueshme që pretendimi i bërë në titullin e postimit është i pasaktë. Por, në vazhdim të recensimit tonë duam të paraqesim disa fakte dhe informacione.
Duhet theksuar se lokali ku është bërë fatura është në portin e qytetit në qendër të qytetit, në vijën e parë në breg të liqenit. Bëhet fjalë për një restorant të shquar në Ohër.
Në muajt e fundit çmimet e të gjitha produkteve janë rritur. Kafja, qumështi, akullorja, pijet, vaji dhe të gjitha produktet e tjera janë gjithashtu më të shtrenjta. E pritshme është që në kushtet e rritjes së kostove të përgjithshme, pagës minimale, energjisë elektrike, të rriten edhe çmimet e shërbimeve hotelerike, por kjo rritje është e dukshme në të gjitha qytetet e vendit dhe këtë e vërtetojnë statistikat zyrtare.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelerike në prill 2022, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 9,8%, njoftoi në maj të këtij viti Enti Shtetëror i Statistikave.
“Vistinomer” ka fotografuar një pjesë të menusë së restorantit “Çun” (prej ku është fatura fiskale), por edhe të një restoranti tjetër në Ohër.
Kemi biseduar me disa hotelierë dhe shihet se ka çmime të ndryshme. Çmimi i makiatos në Ohër varion nga 70 deri në 120 denarë, varësisht nga pozita dhe luksi i restorantit, esspreso është nga 70 deri në 100 denarë. Lëngjet e gazuara variojnë nga 100 deri në 150 denarë.
Duke qenë se fatura fiskale e bashkangjitur është në kundërshtim me përmbajtjen e përbashkët, këtë postim e cilësojmë si manipulim.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari