Nuk është e vërtetë se 80% e të vaksinuarve janë nën kujdes intensiv

Фото: pixabay.com

Analiza e fundit e Ministrisë së shëndetësisë për periudhën nga 6 gushti deri më 4 nëntor tregon se 72 përqind e të sëmurëve dhe 78 përqind e të shtruarve në spital me KOVID-19 janë të pavaksinuar. Disa analiza shkencore tregojnë se vaksinat janë të sigurta dhe efikase, mbrojnë nga pasqyra e rëndë e sëmundjes dhe shpëtojnë jetë. Ekspertët janë të bindur se vaksinimi duhet të jetë sa më masovik që të arrihet imunitet kolektiv dhe kështu të shuhet kjo pandemi. Imuniteti kolektiv fitohet vetëm duke imunizuar pjesën më të madhe të popullsisë – 70 deri në 90 përqind, përndryshe koronavirusi do të vazhdojë të përhapet dhe të ndryshojë, gjë që, në fakt, edhe po ndodh, shkruan Vërtetëmatësi

Në një postim në Facebook, autori me tone antivaksere të vaksinuarit i quan të mashtruar dhe me disa pyetje dhe pretendime bën thirrje kundër vaksinimit.

Në postim thuhet:

Personat dy herë të vaksinuar pa një dozë të tretë janë shpallur antivaksera dhe ende nuk e kuptojnë se janë mashtruar. Ndoshta do ta kuptojnë pas të dhjetës.

Nëse vaksina i mbron, pse duhet ta marr edhe unë, ata janë të MBROJTUR, apo jo?

Nëse nuk i mbron, atëherë pse duhet ta marr edhe unë ???

Pse vendet me 90% popullsi të vaksinuar kanë një numër të madh të sëmurëve ???

Pse 80% e të vaksinuarve janë në terapi intensive ???

Të vaksinuarit nuk janë mashtruar, e as ata që nuk kanë marrë ende një dozë të tretë nuk konsiderohen si antivaksera. Të vaksinuarit me dy doza e përballojnë shumë më lehtë virusin korona. Ndryshe nga sa pretendohet në postim, statistikat e Ministrisë së shëndetësisë tregojnë se shkalla e vdekshmërisë tek të pavaksinuarit është shumë më e lartë. Në periudhën nga 06.08-04.11.2021, në territorin e vendit kanë vdekur 1688 pacientë me Kovid-19, nga të vdekurit 1376 pacientë, ose 82% nuk ​​kanë qenë të vaksinuar dhe vetëm 18%, ose 312 kanë qenë të vaksinuar.

Sipas të gjitha analizave shkencore, dëshmive dhe fakteve vaksinat janë të sigurta dhe efikasembrojnë  nga format e rënda të sëmundjes dhe shpëtojnë jetë.

Sa i përket pyetjeve të parashtruara:

Nëse vaksina i mbron, pse duhet ta marr edhe unë, ata janë të MBROJTUR, apo jo?

Nëse nuk i mbron, atëherë pse duhet ta marr edhe unë ???

Ekspertët janë të bindur se vaksinimi duhet të jetë sa më masovik që të arrihet  imunitet kolektiv dhe kështu të shuhet kjo pandemi. Imuniteti kolektiv fitohet vetëm duke imunizuar pjesën më të madhe të popullsisë – 70 deri në 90 përqind, përndryshe koronavirusi do të vazhdojë të përhapet dhe të ndryshojë, gjë që, në fakt,edhe po ndodh.

Në vendin tonë me dy doza është vaksinuar vetëm 37 përqind e popullatës, që është larg na numri i nevojshëm për imunitet kolektiv.

Pikërisht për këtë arsye  mjekët apelojnë për një vaksinim sa më masovik, që do mundësojë ndërprerjen e përhapjes së virusit dhe shuarjen e pandemisë.

Sa i përket pyetjeve:

Pse vendet me 90% popullsi të vaksinuar kanë një numër të madh të sëmurëve ???

Pse 80% e të vaksinuarve janë në terapi intensive ???

Është absolutisht e pasaktë që në vendet ku ka një përqindje të madhe të vaksinuarve ka një numër të madh të pacientëve. Sa për ilustrim, ndër vendet e Paqësorit që kanë shkallën më të lartë të vaksinimit për banor është Fixhi (896.000 banorë), përqindja e popullsisë që ka marrë të paktën një dozë vaksine është 96.(të dhëna nga 15.10.2021)

Në Fixhi, nga 3 janari i vitit 2020 deri më 8 nëntor të vitit 2021, ka pasur 52.298 raste të konfirmuara me Kovid-19 me 675 vdekje të raportuara në  OBSH. Deri më 29 tetor të vitit 2021, janë administruar gjithsej 1.186.242 doza vaksinash. Këtë muaj në Fixhi ka vetëm 50 raste të konfirmuara me Kovid.

Në vendet me shkallë të lartë vaksinimi, ende ka transmetim të koronavirusit, sepse varianti më i përhapur për momentin është lloji Delta, dhe përveç kësaj, pothuajse në të gjitha vendet nuk zbatohen më masa të rrepta kufizuese.

Hulumtimi i Lancet konfirmoi se efektiviteti i vaksinës kundër infeksionit është më i ulët ndaj variantit Delta në krahasim me atë Alfa, gjë që është publikuar shumë herë deri më tani dhe është ndarë në mënyrë transparente me publikun.

Në fakt, edhe vetë studimi thotë se vaksinat janë efikase në parandalimin e hospitalizimit dhe vdekjes.

Pyetja e fundit – pretendimi se 80 përqind e të vaksinuarve ndodhen në repartet e kujdesit intenziv është apsolutisht i pasaktë. Sipas  аnalizës së Ministrisë së shëndetësisë për periudhën nga 6 gushti deri më 4 nëntor 72 përqind e të sëmurëve dhe 78 përqind e të shtruarve në spital me KOVID-19 janë të pavaksinuar.

Mjekët thonë se virusi më rëndë i godet të pavaksinuarit, ndërsa komplikimet tek personat e vaksinuar ndodhin kryesisht tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Ky artikull fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, FBD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.