Nuk është e vërtetë që Ukraina rekruton fëmijët 17 vjeç dhe se e ka ulur kufirin e moshës në 16 vjeç

Фото: pixabay.com

Nuk ka asnjë provë për pretendimet se Ukraina po dërgon fëmijë në frontin ushtarak për të luftuar kundër rusëve. Pretendime të tilla janë arbitrare dhe të pabaza. Ligji për Shërbimin Ushtarak të Ukrainës ndalon rekrutimin e personave nën moshën 18 vjeç. Neni 15 i Ligjit për shërbimin ushtarak të Ukrainës thotë se të vetmit persona për të cilët kjo vlen janë “qytetarët ukrainas gjinia e të cilëve është mashkull, të cilët janë të shëndetshëm, kanë mbushur moshën 18 vjeç në datën e fillimit të shërbimit dhe personat që ende nuk janë 27 vjeç dhe që nuk kanë të drejtën e përjashtim ose shtyrjes”
 

Një postimFacebook pretendon në mënyrë të rreme se Ukraina ka ulur moshën e rekrutimit ushtarak nga 17 në 16 vjeç. Pretendime të tilla nuk mbështeten me asnjë provë dhe fakte, por janë arbitrare. Kontrolli ynë tregoi se, jo vetëm që Ukraina nuk rekruton nën 18 vjeç, por nuk është e vërtetë se ka ulur kufirin e moshës.

France 24 Observes ka hedhur poshtë gjithashtu lajmin se Ukraina po rekruton fëmijë në frontin e luftës. Lajme të tilla, siç shkruan faqja, zakonisht publikohen nga mediat pro-ruse dhe janë të rreme.

Rekrutimi i fëmijëve në forcat e armatosura është kundër ligjit në Ukrainë.

Neni 15 i Ligjit për shërbimin ushtarak të Ukrainës thotë se të vetmit persona për të cilët kjo vlen janë:

Shtetasit ukrainas, gjinia e të cilëve është mashkull, të cilët janë të shëndetshëm, të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç deri në datën e fillimit të shërbimit dhe personat që nuk kanë mbushur ende 27 vjeç dhe që nuk kanë të drejtë për përjashtim ose shtyrje.

Nuk ka studime që do të dokumentonin dhe mbështesin pretendimet se ka fëmijë ukrainas që luftojnë në vijën e parë të frontit.

Vëzhguesit e France 24 folën me Denis Krivosheev, Zëvendës Drejtor Rajonal i Kërkimit për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore në Amnesty International.

Amnesty International nuk ka njohuri për rastet e dokumentuara të fëmijëve ushtarë në ushtrinë ukrainase, tha ai.

Profilet pro-ruse në rrjetet sociale shpesh përhapin zëra se Ukraina po dërgon fëmijë në vijën e parë të frontit për të luftuar kundër ushtarëve rusë, raporton France 24 Observes.

Këto pretendime u bënë kur Andrew Peter Napolitano, një ish-analist për kanalin televiziv konservator amerikan Fox News, intervistoi Douglas McGregor, një ish-ushtar amerikan dhe bashkëpunëtor i shpeshtë i Fox.

McGregor, gjatë intervistës, pohoi se të rinjtë ukrainas ishin mbledhur në klubet e natës për të luftuar. Megjithatë, ai nuk ofroi asnjë provë për pretendimet e tij.

Nga e gjithë kjo mund të konkludohet se nuk ka asnjë provë për pretendimet se Ukraina po dërgon fëmijë në frontin ushtarak për të luftuar kundër rusëve. Pretendime të tilla janë arbitrare dhe të pabaza. Ligji për shërbimin ushtarak të Ukrainës ndalon rekrutimin e personave nën moshën 18 vjeç. Prandaj, ne mund ta vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.