Nuk është e vërtetë që Stanley Meyer shpiku një makinë që lëvizte me ujë dhe u vra për të

Pretendimet e bëra në postim se Stanley Mayer shpiku një makinë që funksiononte me ujë dhe më vonë u vra për të janë të pasakta, të vjetra dhe kanë qarkulluar për një kohë të gjatë dhe janë debutuar disa herë. Një makinë nuk mund të funksionojë me ujë, sepse uji nuk është karburant. Mayer nuk u vra apo u helmua siç pretendohet në videon poshtë postimit, por vdiq nga një aneurizëm cerebrale.

Një postimFacebook pretendon se është zbuluar një makinë që lëviz me ujë, por shpikësi i saj është vrarë. Postimi shpërndau një video të TikTok që tregon historinë e Stanley Mayer i cili pretendonte se makina mund të lëvizte me ujë. Në video thuhet se ai u vra më vonë nga pronarët e kompanisë së naftës. Kontrolli ynë tregoi se pretendimi në postim nuk ishte i vërtetë. As makina nuk mund të lëvizë në ujë, as Meyer u vra.

Një video e shpërndarë nga TikTok tregon lajme të vjetra në të cilat shpikësi Stanley Mayer pretendon se “njësia e tij e karburantit të ujit” mund ta kthejë ujin në karburant dhe të fuqizojë një motor makine. Meyer këmbënguli që dikush mund të udhëtonte nga Los Angeles në Nju Jork me 22 litra ujë duke përdorur shpikjen e tij.

Pretendimi ka qarkulluar në forma të ndryshme gjatë viteve dhe është hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur nga kontrollues të pavarur faktesh (këtu dhe këtu).

Uji nuk mund të digjet si karburantet hidrokarbure (benzinë, etanol, gaz natyror) ose hidrogjen, tha për agjencinë Franc Press në 2019 Hua Zhao, dekane e kolegjit inxhinierik në Universitetin Brunel në Londër.

Zhao tha se atomet e hidrogjenit në molekulat e ujit janë të lidhur me atomet e oksigjenit dhe se energjia (zakonisht nga elektroliza) do të kërkohet për të liruar këto atome hidrogjeni në mënyrë që ato të digjen si lëndë djegëse motorike.

Energjia e nevojshme për të thyer lidhjet midis hidrogjenit dhe oksigjenit në ujë do të marrë gjithmonë më shumë energji sesa energjia e nevojshme për t’i bashkuar ato së bashku në një njësi karburanti ose energjia e prodhuar nga motori, thotë Zhao.

Mayer, i cili nuk kishte asnjë përvojë apo kredenciale zyrtare shkencore, vdiq nga një aneurizëm i trurit në 1998. Pretendimi në postim se ai është vrarë nuk është i vërtetë, dmth pretendimi i bërë në video se ai është helmuar me dashje nuk është i vërtetë. Gjegjësisht, teksa ishte në një takim biznesi me vëllanë e tij dhe dy investitorë të huaj potencialë, Stanley papritmas filloi të vjella dhe vëllai i tij pretendoi se fjalët e fundit të Stanley ishin se ai ishte helmuar. Në raportin e mjekësisë ligjore thuhet se “Meyer vdiq nga një aneurizëm cerebrale”.

Ai pohoi se “njësia e tij e karburantit të ujit” funksiononte duke marrë ujë duke zbërthyer hidrogjenin dhe oksigjenin dhe se hidrogjeni mund të përdoret për të ushqyer një motor makine.

Pretendimi i Meyer duket se kundërshton parimet termodinamike. Ligji i parë i termodinamikës thotë se energjia nuk mund të krijohet dhe as të shkatërrohet dhe se kur ajo transferohet nga një formë në tjetrën, gjendja përfundimtare nuk mund të jetë më e madhe se gjendja fillestare, shkruan Politfact.

Uji nuk është lëndë djegëse. Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë. Uji nuk digjet. Uji tashmë është djegur – është karburant i shpenzuar, shkroi shkencëtari prej shumë kohësh Philip Ball në 2007 për revistën shkencore me bazë në Londër Nature, raporton Politfact.

Nga e gjithë kjo mund të konkludojmë se pretendimet e bëra në postimin se Stanley Mayer shpiku një makinë që funksiononte me ujë dhe më vonë u vra për të, janë të pasakta, të vjetra dhe kanë qarkulluar për një kohë të gjatë dhe janë debutuar disa herë. Një makinë nuk mund të funksionojë me ujë, sepse uji nuk është karburant. Mayer nuk u vra apo u helmua siç pretendohet në videon poshtë postimit, por vdiq nga një aneurizëm cerebrale. Prandaj, ne e vlerësojmë postimin që po analizojmë si të pavërtetë.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.