Nuk është e vërtetë që para një muaji në Bullgari është vrarë një maqedonas

Фото: Image by Jim Black from Pixabay

Postimi në media që po shpërndahet është një muaj i vjetër, kur disa portale publikuan informacione të pakonfirmuara se një sportist maqedonas është vrarë në Bullgari. Por që atëherë ka kaluar një muaj dhe gjatë asaj kohe është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e vdekjes së djalit. Familja e tij konfirmoi se ai nuk u vra, por vdiq nga një atak në zemër

 

Përmes një postimiFacebook, pretendohet se një muaj më parë në Bullgari është vrarë një maqedonas dhe se nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet kompetente. Ky informacion është i pasaktë dhe i shpërndarë në mënyrë tendencioze në një kohë kur marrëdhëniet maqedono-bullgare po përballen me një sërë sfidash.

Një muaj më parë, në Bullgari u vra një maqedonas.

Nuk ka pasur asnjë reagim as nga MPJ, as nga MPB, as nga kryeministri, as nga BE, as nga morri i ujit.

Në postimin që është objekt i këtij recensimi, pretendohet se në Bullgari është vrarë një maqedonas dhe në të njëjtën kohë vetë njoftimit i është bashkangjitur printscreen i një njoftimi mediatik. Titulli i tekstit thotë: “sportisti maqedonas vritet në Bullgari”.

Por, ajo që duhet ditur është se ky njoftim mediatik është i datës 19 dhjetor të vitit të kaluar, kur disa portale publikuan informacione të tilla të pakonfirmuara, siç shkruhet madje edhe në vetë tekstin.

Trupi i tij po i nënshtrohet autopsisë dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes, thuhet në tekst.

Por që atëherë ka kaluar një muaj dhe gjatë asaj kohe është zbuluar edhe arsyeja e vërtetë e vdekjes së djalit. Familja e tij konfirmoi se ai nuk u vra, por vdiq nga një atak në zemër.

Sipas dokumentit që kemi marrë nga Mjekësia Ligjore, pas autopsisë është konstatuar se shkak i vdekjes ka qenë një atak në zemër. Prandaj shpresojmë që Zoti t’u japë mendjen të gjithë njerëzve që nuk janë të vetëdijshëm për atë që po shkruajnë. Ne nuk gjykojmë askënd dhe nuk kërkojmë ndihmën e askujt, njerëzit tanë të dashur janë me ne. Mënyra e vetme për të ndihmuar është të themi të vërtetën dhe e vërteta është ajo që thamë. Dhe ato që thamë u konfirmuan nga ambasada jonë. Ne kemi mbetur të pikëllojmë vetëm për pjesën tjetër të jetës sonë. Të gjithë ata që e njihnin personalisht e dinin se çfarë lloj personi dhe sportisti ishte. Dhe ata që nuk e njohin mund të mendojnë dhe thonë çfarë të duan, ka thënë familja Spasovski për portalin MMS.

Mediat spekuluan për shkakun e vdekjes së të riut pasi shoku i tij postoi një status në Facebook.

Por më vonë u bë i ditur shkaku i vërtetë i vdekjes së djalit, dhe prej atëherë ka kaluar një muaj dhe nuk ka më arsye për të shpërndarë spekulime.

Në njoftimin që është objekt i këtij recensimi, po ashtu pretendohet se për rastin nuk ka pasur asnjë reagim nga MPJ dhe MPB, që gjithashtu është e pasaktë. Ministria e Punëve të Jashtme i ofroi menjëherë ndihmë familjes më të afërt të të ndjerit.

Ju njoftojmë se sapo ka marrë informacion nga ministria për vdekjen e shtetasit tonë S.S. në Republikën e Bullgarisë, përmes Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, ka kontaktuar organet kompetente, nga ku ka marrë informacionin fillestar për rastin. Nëpërmjet MPB-së tashmë kemi kontaktuar me familjen e të ndjerit në vend dhe ata janë njoftuar rregullisht për rastin, informoi MPJ.

Veçanërisht problematik është fakti që spekulime të tilla po ndahen në mënyrë tendecioze, në një periudhë të ndjeshme për marrëdhëniet maqedono-bullgare. Pra, postimi në Facebook që është objekt i këtij shqyrtimi, i cili përmban informacione të vjetra dhe të pasakta, është publikuar pak ditë pasi ishte rrahur sekretari i klubit bullgar “Car Boris i Tretë”, Hristijan Pendikov.

Institucionet kompetente janë ende duke punuar në hetime për zbardhjen e shkakut të vërtetë të këtij incidenti në Ohër. Por edhe pse ende nuk dihet arsyeja, rasti shkaktoi reagime të ashpra nga të dyja palët.

Informacione të tilla të pavërteta, të shpërndara në rrjetet sociale, të cilat tentojnë të shkaktojnë tension dhe padurim, vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën dhe të kontribuojnë në rritjen e gjuhës së urrejtjes.

Për të gjitha faktet e renditura, vlerësojmë se ky postim përmban informacione të rreme.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.