Nuk është e vërtetë që njeriu më i fortë në botë është vrarë me vaksinë

I gjithë pretendimi se vaksina vrau danezin George Olesen, është manipulim. Po, ai është vaksinuar, por në postim nuk thuhet se ai prej shumë vitesh po përballet me probleme të tjera shëndetësore. Gjithashtu, Olesen nuk është njeriu aktual, por ish-njeriu më i fortë në botë. Ai ishte 60 vjeç kur vdiq dhe u bë kampioni danez i peshave super të rënda në ngritjen e peshave, në vitin 1983.

 

 

PostimiFacebook pretendon se njeriu më i fortë në botë, George Olesen nga Danimarka, ka vdekur për shkak të vaksinës. Informacioni i shpërndarë në këtë mënyrë, të cilit i mungon konteksti i duhur, është dezinformatë.

NJERIU MË I FORTË NË BOTË ËSHTË VRARË ME SHPIM
Njeriu më i fortë në botë, z. George Olsen, vdiq disa muaj pasi mori vaksinat eksperimentale të terapisë gjenetike mRNA.
Shtetasi danez George Olsen bëri 199 rekorde botërore Guinness – 37 prej tyre janë ende rekorde.
Z. Olsen vdiq nga mpiksja e gjakut në zemër.

Dezinformata e tillë bëhet e ditur në postim, i cili është i shkruar në gjuhën maqedonase dhe angleze, ndërsa me postimin është lidhur edhe një artikull mediatik në gjuhën daneze.

Por, në tekstin e medias, i cili është vendosur si provë, nuk thuhet gjëkundi se George Olesen ka vdekur si pasojë e vaksinës. Në fund të fundit, nuk ka asgjë të publikuar në artikullin mediatik që mund të lidhet me vaksinat. Nuk ka asnjë provë që vaksina shkaktoi vdekjen e tij. Nuk thuhet nëse është vaksinuar apo jo, aq më pak se me çfarë lloj vaksine është vaksinuar.

Postimit në Facebook i janë bashkangjitur dy foto nga profili i Olesen në Instagram. Në foton e parë të publikuar më 14 tetor, ai bën me dije se është shtruar në spital për shkak të mpiksjes së gjakut. Në foton e dytë, e cila është publikuar më 26 qershor, ai bën me dije se e ka marrë dozën e dytë të vaksinës dhe për këtë mund ta vizitojë nënën e tij.

Por, nga qershori deri në fund të tetorit, kur Olesen vdiq, kanë kaluar tre muaj, që do të thotë se ka kaluar mjaftueshëm kohë që të mund të pretendohet se mpiksja e gjakut është shkaktuar nga vaksina. Përveç kësaj, mpiksja e gjakut mund të ndodhë për një sërë arsyesh të tjera, që të mund të pretendohet kaq lehtë se vaksina është fajtore për vdekjen e tij. Mund të shfaqet tek të rriturit, veçanërisht tek ata mbi 65 vjeç, personat që kanë qëndruar ulur ose shtrirë për një kohë të gjatë, ata që janë në mbipeshë ose kanë histori familjare të mpiksjes së gjakut, si dhe ata që marrin medikamente të caktuara, janë duhanpirës, por edhe për arsye të tjera.

Për t’i dhënë peshë pretendimit se vaksinat janë të dëmshme dhe për të vepruar në mënyrë më bindëse për audiencën, pretendohet se ai është njeriu më i fortë në botë. Dhe kjo nuk është e vërtetë. Olesen është ish-njeriu më i fortë në botë, i cili ka thyer disa rekorde, por ai nuk aspak njeriu më i fortë aktual në botë. Olesen kur vdiq ishte 60 vjeç, dhe në vitin 1983 u bë kampion danez në kategorinë super të rëndë në peshëngritje. Që atëherë, ai ka vendosur 199 rekorde botërore Guinness – 37 prej të cilëve janë ende aktiv.

Në vitin 2007, jeta e tij ndryshoi në mënyrë dramatike kur makina e tij u godit nga një motoçiklist i ri. Në aksident George Olesen ndër të tjera ka pësuar shumë lëndime dhe që nga viti 2009 ka marrë pension invaliditeti për disa probleme shëndetësore.

I gjithë pretendimi se vaksina vrau Olesen është manipulim. Po, ai është vaksinuar, por është lëshuar të thuhet se është ballafaquar prej shumë vitesh me probleme të tjera shëndetësore dhe nuk është njeriu më i fortë aktual në botë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.