Nuk është e vërtetë që në Ukrainë dhe Siri janë shkatërruar të krishterët ortodoksë
Postimi pretendon në mënyrë të rreme se udhëheqësit ukrainas dhe sirianë Zelenski dhe Al-Sharaa u kanë prerë kokën të krishterëve. Nuk ka një gjë të tillë. Narrativa se Zelenski civka masakruar popullin e tij ortodoksë nuk është e re, ajo është pro-ruse dhe është promovuar shumë herë në mediat sociale nga mbështetësit e Rusisë. Ajo u intensifikua veçanërisht kur qeveria ukrainase miratoi një ligj që ndalonte kishat e lidhura me Rusinë në Ukrainë. Për sa i përket situatës në Siri, as atje nuk është e vërtetë se lideri i ri i vendit ka masakruar të krishterët. Më shumë se 1000 njerëz, përfshirë 745 civil, janë vrarë në përleshjet e ashpra që shpërthyen në javën e parë të marsit midis forcave siriane të sigurisë dhe luftëtarëve besnikë ndaj regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asad.
Ne analizojmë një postim në Facebook që shpërndan foto të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit sirian Ahmed al-Sharaa dhe thotë:
Nga marrëveshjet e Perëndimit.
Bli një, merr tjetrin falas.
I pari, hebreu hazar nga e majta, shkatërroi popullin e tij ortodoks. I dyti, ai në të djathtë, shkatërroi të krishterët në Siri.
Narrativa se Zelenski ka masakruar popullin e tij ortodoksë nuk është e re, ajo është pro-ruse dhe është promovuar shumë herë në mediat sociale nga mbështetësit e Rusisë. Ajo u intensifikua veçanërisht kur qeveria ukrainase miratoi një ligj që ndalonte kishat e lidhura me Rusinë në Ukrainë.
Ligji kërkon që organizatat fetare me “qendra menaxhuese” në Rusi të ndryshojnë emrat e tyre dhe të identifikojnë në mënyrë eksplicite lidhjet e tyre me Moskën. Ligji i ndalon këto organizata të dërgojnë anëtarët e tyre në ushtrinë ukrainase. Ky ligj u kundërshtua para Gjykatës Kushtetuese të Ukrainës dhe në dhjetor 2022 gjykata e shpalli atë kushtetues. Kjo hapi derën për riemërtim të detyruar.
Zelenski urdhëroi që ligjet të miratoheshin në vjeshtën e vitit 2022, nën presionin e disa rasteve kur priftërinjtë nga Kisha Ortodokse e Ukrainës bashkëpunuan me ushtrinë ruse.
Nga tetori deri në dhjetor 2022, Shërbimi Sekret i Ukrainës kreu disa kontrolle në pronat e Kishës Ortodokse të Ukrainës dhe shtëpitë e klerit në të gjithë vendin dhe gjeti propagandë ruse, si dhe prova që disa nga priftërinjtë kishin nënshtetësi ruse.
Më në fund, në dhjetor 2022, bazuar në një vendim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Zelenski i kërkoi Kabinetit të Ministrave të hartonte një ligj që do të ndalonte organizatat fetare të lidhura me Moskën, duke vënë në dukje se ligji duhet të jetë në përputhje me detyrimet e Ukrainës ndaj Këshillit të Evropës.
Kisha Ortodokse Ruse dhe udhëheqja e saj mbështesin në mënyrë aktive agresionin e Putinit kundër Ukrainës. Shërbimi Sekret i Ukrainës ka regjistruar raste në të cilat kleri i Kishës Ortodokse të Ukrainës është përfshirë në justifikimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe në bashkëpunim me trupat ruse në territoret e pushtuara.
Në dhjetor 2022, një prift nga Kisha Ortodokse Ukrainase, Andriy Pavlenko, u dënua nga një gjykatë ukrainase për spiunazh për Rusinë.
Në fund të vitit 2022, Zelenski u bëri thirrje anëtarëve të parlamentit ukrainas që të konsiderojnë se si të parandalojnë që Kisha Ortodokse nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Moskës të veprojë në Ukrainë.
Zelenski tha se ishte i nevojshëm një ligj që do të parandalonte organizatat fetare të lidhura me qendrat e ndikimit në Federatën Ruse të vepronin në Ukrainë, duke iu referuar Kishës Ortodokse Ukrainase të lidhur me Moskën.
Pas kësaj, Dmitry Medvedev e quajti Zelenskin një armik të Krishtit dhe besimit ortodoks.Por kjo nuk është logjike, sepse sipas Qendrës Kërkimore Pew në Uashington, 78 për qind e ukrainasve identifikohen si ortodoksë.
Pra, Zelenski nuk e “shkatërroi popullin e tij ortodoks”, siç pretendohet në postim, por ndaloi kishat që janë të lidhura me Rusinë dhe që veprojnë kundër interesave të Ukrainës.
Sa i përket situatës në Siri, as atje nuk është e vërtetë se lideri i ri i vendit Ahmed al-Shara ka masakruar të krishterët. Më shumë se 1,000 njerëz, përfshirë 745 civilë, janë vrarë në përleshjet e ashpra që shpërthyen në javën e parë të marsit midis forcave siriane të sigurisë dhe luftëtarëve besnikë ndaj regjimit të rrëzuar të Bashar al-Asad, tha Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (SOHR), raportoi British Guardian.
Sipas të dhënave të kësaj organizate britanike, në konflikt janë vrarë 125 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 148 luftëtarë besnikë të Asadit, por numri i viktimave mund të jetë më i madh. Të paktën 30 masakra u kryen kundër alavitëve, një komunitet fetar pakicë nga i cili vjen ish-presidenti. Përleshjet filluan kur luftëtarët pro-Asad sulmuan forcat e sigurisë në Jableh, një qytet bregdetar në provincën Latakia.
Udhëheqësi sirian Ahmed al-Shara bëri thirrje për paqe dhe unitet kombëtar.
“Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen civile sa më shumë që të jetë e mundur dhe me dëshirën e Zotit, ne do të jemi në gjendje të jetojmë së bashku në këtë vend,”tha Shara në një fjalim të mbajtur nga një xhami në Damask.
Askush në Siri nuk vrau qëllimisht të krishterët, aq më pak lideri sirian Ahmed al-Sharaa i ka theruar ata. Pas përplasjes me alavitët, të krishterët tani kanë frikë për veten e tyre, shkruan faqja e internetit Christianitytoday.com.
Nga të gjitha faktet më sipër, mund të konstatojmë se njoftimi që po analizojmë është i pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari