Nuk është e vërtetë që mediat perëndimore po bëjnë thirrje për gjenocid ndaj të gjithë rusëve

Фото: pixabay.com

Ky postim është jashtë kontekstit. Është e vërtetë që Melania Podoliak e ka shkruar postimin në Twitter, por më pas është hequr për shkak të abuzimit me rregullat e Twitter-it. Ndryshe nga sa thuhej në postim, pikëpamjet e saj në Twitter nuk lidhen me paraqitjet e saj në mediat perëndimore. Së pari, ato vizita ishin disa muaj para postimit të postuar në Twitter dhe së dyti, vizitat i referohen pikëpamjeve të asaj se cilat janë nevojat e Ukrainës pas pushtimit rus dhe nuk përmendet ndonjë gjenocid i të gjithë rusëve.

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook në të cilin thuhet se mediat perëndimore po bëjnë thirrje për gjenocid ndaj të gjithë rusëve. Postimi thotë se blogerja ukrainase Melania Podoliak, e cila ishte një mysafire e njohur në kanalet perëndimore të lajmeve, kërkoi që Rusia dhe populli i saj të “fshiheshin nga faqja e dheut”.

Podoliak bëri thirrje për gjenocid të shtunën, pasi mbrojtja ajrore e vendit të saj dyshohet se shkaktoi një raketë ruse të godiste një bllok banesash.

“Është absolutisht e drejtë të dëshirojë që të gjithë rusët dhe Rusia të fshihen nga faqja e dheut”, shkroi Podoliak në Twitter. “Kjo nuk është gjuhë e urrejtjes, nuk është e tmerrshme nga ana ime, është thjesht e drejtë.”

Podoliak shpërndau një fotografi të një blloku apartamentesh në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro, për të cilin tha se ishte shkatërruar “pas një sulmi me raketa ruse”.

Para se të bënte thirrje për vdekjen e më shumë se 143 milionë njerëzve, Podoliak u lavdërua në Perëndim. Ish-zyrtare në parlamentin ukrainas, ajo është profilizuar në NBC News si “aktiviste politike” që i bën thirrje Perëndimit të dërgojë armë të rënda në Kiev, ndërsa në Fox News si “konsulente mediatike” që bën thirrje për sanksione kundër Moskës. Në kanalin e saj në YouTube, ajo u ofron shikuesve lidhje për të dhuruar para për ushtrinë ukrainase, thuhet në postim.

Në postim gjithashtu pretendohet se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se “ndërtesa u godit nga një raketë ruse, ndërsa këshilltari i tij Alexei Arrestoviç më vonë “pranoi” se raketa u rrëzua nga armët ukrainase kundërajrore, prandaj goditi ndërtesën“.

Nuk është e vërtetë që mediat perëndimore po bëjnë thirrje për gjenocid ndaj të gjithë rusëve. Tweet-i që përmendet në postim është hequr për shkak të abuzimit të rregullave të komunitetit të Twitter dhe nuk është shpërndarë me mediat perëndimore.

Është e vërtetë që aktivistja ukrainase ka qenë e ftuar në mediat perëndimore në të kaluarën, por për tema krejtësisht të ndryshme dhe në paraqitjet e saj, ajo nuk promovon idenë e gjenocidit. Për shembull, kur është e ftuar në NBC News, prezantohet si aktiviste ukrainase, flet për situatën në atë kohë në Ukrainë, për ndihmat humanitare që po vinin (para 9 muajve kur u publikua video). Atëherë ajo thotë se më 23 mars një shoqe e saj u vra në fushëbetejë duke mbrojtur Ukrainën dhe se të afërmit e tjerë janë mirë, duke pasur parasysh se edhe ata i janë bashkuar mbrojtjes pas pushtimit rus. Më pas ajo kërkoi më shumë armë për të mbrojtur Ukrainën dhe thotë se mënyra e vetme për t’i bërë rusët të largohen nga vendi i saj është me më shumë armë që do t’u dhurohen ushtarëve ukrainas për të luftuar për lirinë e vendit të tyre.

Kur Melania Podolyak është e ftuar në Fox News, përsëri më 22 shkurt 2022, ajo flet për besimin tek ushtrina ukrainase, për faktin se Perëndimi duhet të forcojë sanksionet dhe reagimet ekonomike ndaj Rusisë, ajo flet për faktin se në 8 vitet e fundit, sanksionet duhej të ishin më të forta nga BE-ja dhe Amerika. Më pas ajo thotë se Ukraina ka nevojë që SHBA-ja dhe BE-ja të vendosin sanksione ndaj Rusisë, thotë se Putini kujdeset vetëm për atë që dëshiron dhe një marrëveshje diplomatike nuk është e mundur. Podolyak thotë se Putini po korrupton mediat, politikën, marrëdhëniet e jashtme, se e gjithë arkitektura e sigurisë së botës kërcënohet prej tij. Ajo i referohet faktit që Putin thotë se Ukraina është pjesë e Rusisë, nuk është një shtet i vërtetë dhe sipas saj, po e bën këtë për të minuar unitetin e Ukrainës, si dhe gjithçka për të cilën Ukraina ka punuar në 30 vitet e fundit. Në një paraqitjen si e ftuar në Fox News, ajo thotë se nëse sulmohet vendndodhja e saj, ajo do të bashkohet me një njësi të ushtrisë si infermiere.

Është e qartë se këto dy paraqitje të ukrainases në mediat perëndimore, Fox News dhe NBC News, i referohen periudhave para postimit të saj në Twitter, i cili u hoq për shkak të abuzimit me rregullat e komunitetit Twitter. Mediat perëndimore nuk po bëjnë thirrje për gjenocidin e të gjithë rusëve siç pretendohet në mënyrë të rreme në postimin që po rishikojmë. E ftuara foli në programet NBC dhe Fox News përpara se të shkruante postimin në Twitter, që është fshirë dhe nuk është transmetuar në këto programe. Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se postimi është jashtë kontekstit. Është e vërtetë që Melania Podoliak e ka shkruar postimin në Twitter, por më pas është fshirë nga Twitter. Ndryshe nga sa thuhej në postim, pikëpamjet e saj në Twitter nuk lidhen me paraqitjet e saj në mediat perëndimore. Së pari, ato vizita ishin disa muaj para postimit të postuar në Twitter dhe së dyti, vizitat i referohen pikëpamjeve të saj se cilat janë nevojat e Ukrainës pas pushtimit rus dhe nuk përmendet ndonjë gjenocid i të gjithë rusëve.


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Promovimi i qasjes në lajme të besueshme për të luftuar dezinformatat, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.