Nuk është e vërtetë që koronavirusi është shfaqur sërish për shkak të spërkatjeve me avionë
Kjo teori është përforcuar veçanërisht në mediat sociale me shfaqjen e pandemisë së koronavirusit, në përpjekje për të manipuluar publikun se virusi nuk ekziston.
Një postim në Facebook pretendon se koronavirusi ka nisur sërish të përhapet në vend për shkak të spërkatjeve ajrore. Ky pretendim nuk është i vërtetë.
Pasojat e gjuajtjes ajrore të pandërprerë 10-ditore 24/7, e cila meqë ra fjala është ende në vazhdim, filluan të ndjehen shpejt!!! , thuhet në postimin që po e analizojmë.
Postimi komenton deklaratën e drejtoreshës së Klinikës Infektive në Shkup, Milena Stevanoviq, dhënë për televizionin Kanal 5, në të cilën ajo informon se për një javë në Klinikën Infektive janë shtruar 10 pacientë me kovid.
Sipas Dr. Stevanoviq, bëhet fjalë për pacientë që kanë sëmundje të mëparshme ose janë më të moshuar. Ka pacientë më të lehtë, por shumica kanë pasqyrë klinike të moderuar deri në të rëndë. Pretendimi se koronavirusi po përhapet për shkak të ndonjë lloj spërkatjeje ajrore nuk ka të bëjë fare me realitetin.
Ky është një tjetër pretendim në një seri spekulimesh për Chemtrails, sipas të cilit qeveri dhe aktorë të ndryshëm të tjerë të paidentifikuar nga vende të ndryshme janë të angazhuar në një program sekret për të spërkatur kimikate helmuese në atmosferë me ndihmën e avionëve. Sipas përkrahësve të kësaj teorie konspirative, gjurmët që mbeten në qiell pas fluturimit të ndonjë avioni janë të mbushura me kimikale, të cilat kur bien në tokoë, shkaktojnë pasoja shëndetësore për të gjithë qytetarët. Argumenti kryesor, të cilin ithtarët e kësaj teorie konspirative përpiqen ta paraqesin si provë, janë gjurmët që kanë lënë pas avionëve, edhe pse është fenomeni fizik më i zakonshëm i kondensimit, jo komplot kundër njerëzimit dhe ndonjë program sekret për të lëshuar helm.
Sipas studiuesve në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë studiuar teori të tilla konspirative, “nuk është gjetur asnjë provë e besueshme se kemtrejs ekzistojnë“.
Gjithashtu, Forbes publikoi një studim në të cilin një panel prej 76 kimistësh dhe shkencëtarësh nga Universiteti i Irvine, Kaliforni, thanë se nuk kishin gjetur kurrë prova të programeve të spërkatjes kimike në shkallë të gjerë për të dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe për të ndikuar në atmosferë.
Kjo teori konspirative ka ekzistuar që nga ardhja e internetit. Gjithashtu mund të gjeni faqe interneti të shumta që promovojnë këtë lloj pseudoshkence. Hulumtimi ynë tregon se komuniteti shkencor nuk pajtohet me pretendimet se qeveria, ushtria, linjat ajrore dhe entitete të tjera janë bashkuar për ndonjë mision të gjerë për të helmuar planetin duke spërkatur me avionë, tha Stephen Davis, profesor dhe shkencëtar në Universitetin e Irvine në Kaliforni.
Sipas këtij hulumtimi, arsyeja pse gjurmët e avionëve mbeten të dukshme është sepse ata fluturojnë në lartësi më të larta se më parë, duke rezultuar në gjurmët e kondensimit që zgjasin më shumë. Fakti që gjurmët nga aeroplanët kryqëzohen është e vetmja dëshmi se ka ]frekuencë të shtuar të trafikut ajror, gjegjësisht se ka shumë më tepër avionë që marrin pjesë në trafikun ajror, që është arsyeja kryesore pse disa prej tyre duhet të fluturojnë në lartësi më të mëdha.
Kjo teori është përforcuar veçanërisht në mediat sociale me shfaqjen e pandemisë së koronavirusit në përpjekje për të manipuluar publikun se virusi nuk ekziston.
Koronavirusi ekziston dhe është izoluar në një laborator në procedurë zyrtare. Më 7 janar 2020, Kina e izoloi virusin dhe e identifikoi atë si një koronavirus, dhe më 13 janar, ndau sekuencën gjenomike me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Gjenomi i plotë i virusit të izoluar, i marrë në fazat e hershme, si dhe versioni i përditësuar i tij, janë publikuar në faqen e internetit të Bibliotekës Kombëtare Amerikane të Mjekësisë.
Në ueb-faqen e qeverisë në lidhje me koronavirusin thuhet se:
Covid-19 është sëmundje e shkaktuar nga SARS-CoV-2, një virus i familjes së koronavirusit, i zbuluar fillimisht në Kinë në dhjetor 2019. Virusi është shkaktari i sëmundjes akute virale të frymëmarrjes. Covid-19 përhapet kryesisht përmes pikave të pështymës ose sekrecioneve nga hunda e një personi të infektuar kur ai teshtin ose kollitet.
Koronavirusi nuk është zhdukur tani për tani në vend, për t’u rishfaqur në mënyrë misterioze për shkak të spërkatjes me disa helme, siç thuhet në postimin që po e analizojmë. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 13-15 maj 2022, nga gjithsej 2674 testime, 176 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Duke pasur parasysh këto më lartë, mund të themi se postimi që po analizojmë është i pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari