Nuk është e vërtetë që kërkohet certifikatë vaksinimi për të hyrë në banka ose markete

 

Ish-deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, në profilin e tij në rrjetin social Twitter, publikoi një opinion, me të cilin nënkuptohet se për hyrje në banka dhe dyqane ushqimore duhet të posedoni certifikatë vaksinimi.

Përveç gjithë debatit rreth vaksinave, mos lejimi i njerëzve që të hyjnë në bankë apo dyqan për të shlyer detyrimet e tyre dhe për të blerë produkte bazë … … është rast klasik i diskriminimit i konfirmuar nga Kushtetuta dhe Ligji Kundër Diskriminimit.

[Burimi: Twitter, profili i Ilija Dimovskit, data: 18, gusht 2021]

Ky pretendim është i pasaktë.

 

Arsyetimi:

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 99-të më 17.08.2021 miratoi masat, protokollet dhe rekomandimet më të fundit për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga Covid-19 bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive.

Në këtë vendim ka kufizim për hyrje në ambientet e mbyllura, por jo edhe në banka dhe dyqane.

Në përputhje me rekomandimet, Qeveria vendosi që për hyrjen në objektet hotelierike, kafenetë dhe baret, pavarësisht nga kapaciteti dhe numri i vizitorëve / mysafirëve / personave, si dhe për çdo ngjarje (festë, dasmë, martesë, ditëlindje, pagëzim, koncert, seminar, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive, bastore, kazino), posedimi, bashkëngjitja dhe verifikimi i një prej dokumenteve të mëposhtëm është i detyrueshëm:

  • certifikatë/vërtetim për imunizimin (vaksinimin) ndaj virusit SARS-CoV-2, gjegjësisht marrjen e së paku njërës dozë të vaksinës kundër sëmundjes infektive KOVID-19 ose
  • certifikatë/vërtetim për kalimin e KOVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi 18 vjeç.

Kjo masë është e detyrueshme për organizimin, punën dhe praninë / pjesëmarrjen në çdo lloj ngjarje në natyrë, ku ka më shumë, si dhe për hyrjen në ambiente të mbyllura të qendrave tregtare.

[Burimi: Faqja në internet e Qeverisë së RMV-së]

 

Postimi i Dimovskit është bërë viral dhe deri tani ka 15 ripostime dhe 80 pëlqime.

Për të sqaruar masat e fundit të qeverisë dhe për të verifikuar vërtetësinë e njoftimit të politikanit, ne kërkuam mendim nga Ministria e Shëndetësisë, ku ata u përgjigjën se vendimet e Qeverisë nuk përfshijnë bankat dhe dyqanet.

Ministria e Shëndetësisë apelon që të mos përhapen lajme të rreme, gjë që krijon konfuzion dhe panik tek qytetarët. Ne presim sjellje të përgjegjshme edhe nga politikanët. Nuk është e vërtetë që nuk mund të hyni në bankë dhe dyqane. Vendimet e qeverisë nuk përfshijnë bankat dhe dyqanet. Masat shpallen publikisht dhe qytetarët mund të binden për këtë.

Ministria e Shëndetësisë

Sipas fakteve të bashkangjitura, postimin e Ilija Dimovskit në Twitter, që nënkupton se bankat dhe dyqanet kërkojnë certifikata nga qytetarët, si të pavërtetë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.