Nuk është e vërtetë që Facebook fillon me pageesë prej 4,99 dollarësh në muaj për ta përdorur atë
Ndryshe nga sa thuhej në njoftim, rrjeti social Facebook mbetet i lirë dhe asnjë njoftim nuk duhet të kopjohet në profile (siç po ndodh aktualisht me shumë përdorues të llogarive në Maqedoni) për të “kursyer” veten nga tarifimi i 4,99 dollarëve në muaj. Facebook nuk ua ngarkon këtë shumë përdoruesve. Ekziston një opsion në rajonin evropian për disa përdorues që duan të përdorin Facebook pa reklama për t’u abonuar në atë opsion, por nuk është i detyrueshëm. Për të tjerët që shohin reklamat në këtë rrjet social, ai është falas dhe nuk kërkon abonim mujor
Ne shqyrtojmë postimet (link, link, link, link) në rrjetin social Facebook që thonë:
Po e çaktivizoj edhe unë!
Pra, ata po e bëjnë këtë tani – vetëm vendoseni në lajmet e Kanalit 4.
Facebook do të tarifojë të gjithë përdoruesit duke filluar nga e hëna. Ju mund të zgjidhni të mos e bëni atë. Klikoni dhe mbani këtë mesazh dhe kopjoni atë. Kjo e bën të pamundur ndarjen.
Unë NUK i jap leje META-s (Facebook) për të paguar 4,99 dollarë në muaj në llogarinë time; te gjitha fotot e mia jane pronë e imja jo META-s (FB)!!
DHE ARSYEJA MË E MADHE PËR TË GJITHË KËTË ËSHTË SE PO MARR MË SHUMË REKLAMA SHITJEJE SE SA POSTIMET E MIQVE NË FB.
Të gjithë anëtarët duhet të postojnë një shënim të tillë. Nëse nuk postoni të paktën një herë një deklaratë, teknikisht u lejohet të përdorin fotografitë tuaja, si dhe informacionin nga përditësimi i statusit në profilin tuaj.
NUK I JAP FACEBOOK LEJE TË PËRDORË ASNJË NGA POSTIMET E MIA PERSONALE.
Pra, kopjoni dhe postoni, mos e shpërndani sepse nuk mundeni.
Shkoni te faqja juaj ku thotë “Çfarë ke në mendje.
Shtypni kursorin kudo në një fushë të zbrazët. Klikoni dhe postoni.
Ky është një përditësim i sistemit!
Përdorimi i Facebook nuk do t’ju kushtojë para. Në rajonin evropian, ju mund të abonoheni për të përdorur produktin tonë pa reklama ose mund ta përdorni falas me reklama. Ne kemi përditësuar kushtet dhe politikat tona të privatësisë për të përfshirë këto opsione. Ne nuk ju tarifojmë për përdorimin e Facebook, por i tarifojmë reklamuesit për të shfaqur reklama në produktet e kompanisë Meta. Kjo na ndihmon ta bëjmë Facebook-un të qasshëm për të gjithë pa i tarifuar përdoruesit për qasjen e tyre në Facebook, shkruan vetë Facebook në shpjegimet e politikave të tij të përdorimit.
Gjithashtu ka një tarifë nëse doni të merrni një llogari të verifikuar me shenjën blu, i cili zakonisht përdoret nga bizneset dhe personazhet publikë që duan të krijojnë besueshmëri në llogaritë e tyre, pra t’u japin siguri atyre që i ndjekin se është profili zyrtar dhe jo dikush që ka bërë një kopje dhe përfaqëson rrejshëm veten në emër të tyre. Por për përdoruesit e paverifikuar, Facebook mbetet falas.
“Nuk është e vërtetë se nëse publikoni një shënim si në postimin që po e recensojmë, pra një ‘deklaratë’ tuajën se nuk i jepni leje Facebook-ut të përdorë fotografitë tuaja, kjo në çfarëdo mënyre do të ndikojë në kushtet e përdorimit të fotografive në rrjetin social.”
Kur postoni në Facebook, ju ruani të drejtat e pronësisë intelektuale për çdo përmbajtje që krijoni ose shpërndani, duke përfshirë fotot. Por duke rënë dakord me kushtet e përdorimit dhe duke krijuar një llogari në Facebook, ju i jepni kompanisë një licencë për të përdorur atë që ndani në mënyra të caktuara të specifikuara, në varësi të preferencave tuaja të privatësisë.
Në këtë kuptim, nëse ndani një foto në Facebook, ju i jepni Facebook-ut leje ta kopjojë dhe ta ndajë me të tjerët. Kjo është gjithmonë në përputhje me atë që keni vendosur në cilësimet tuaja të privatësisë. Nëse e fshini përmbajtjen, ju revokoni automatikisht lejen që i keni dhënë Facebook-ut për të kopjuar përmbajtjen dhe për ta ndarë atë me të tjerët.
Edhe pse përdoruesit kanë të drejta për përmbajtjen e tyre, duke hyrë në rrjet ata i japin Facebook-ut lejen për të bërë disa gjëra me atë përmbajtje dhe kanë rënë dakord me të kur krijojnë profilin.
Kur ndani, postoni ose publikoni përmbajtje që mbulohet nga të drejtat e pronësisë intelektuale, ju na jepni një licencë joekskluzive, të transferueshme, pa honorare dhe mbarëbotërore për të marrë, përdorur, shpërndarë, modifikuar, kopjuar, publikuar, përkthyer dhe krijuar vepra të prejardhura nga përmbajtja juaj (në përputhje me cilësimet tuaja të privatësisë), thonë kushtet e përdorimit.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari