Nuk është e vërtetë që drejtori i OBSH-së është arrestuar për krime kundër njerëzimit
Nuk është e vërtetë që drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejsus, është arrestuar më 24 korrik të vitit 2022. Bëhet fjalë për artikull të një ueb-faqe satiriste. Për shkak të arsyeve të panjohura, autori i postimit që e recensojmë nuk e përmend faktin se faqja që e plason tekstin publikon përmbajte satiriste.
Recensojmë postim të publikuar në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se gazeta “Vankuver Tajms” ka publikuar se drejtori i OBSH-së është arrestuar për krime kundër njerëzimit.
Në postim është shpërndarë fotografi në fillim të artikullit pa përmendur link. Në pjesën në të cilën shihet teksti, shkruhet se Tedros Adhanom Gebrejesus, drejtori aktual i OBSH-së, është arrestuar nga INTERPOL-i dhe është mbajtur në burg për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Bëhet fjalë për artikull nga një ueb-faqe satirike. Për shkak të arsyeve të panjohura, autori i postimit që e recensojmë nuk e përmend faktin se faqja ku është plasuar teksti publikon përmbajtje satirike.
“Vankuver Tajms” e përshkruan veten si “burimi më i besueshëm i Bregut Perëndimor për satirën” në seksionin “Rreth nesh” të faqes së saj të internetit, duke shtuar se shkruan artikuj satirikë rreth çështjeve që prekin konservatorët.
Me kërkim në Google nuk mund të gjendjet asnjë informacion në lidhje me arrestimin e pretenduar të Todros. Nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur realisht, nuk ka dyshim se do të kishte shkaktuar interesim të madh mediatik. Por nuk ka një mbulim të tillë mediatik.
Përkundrazi, një pjesë e madhe e mediave informojnë se bëhet fjalë për satirë.
Nga OBSH për “Reuters” deklaruan se informacioni është i rremë dhe i pavërtetë.
Edhe kontrolluesi i fakteve “Snoups” informon se bëhet fjalë për dezinformatë me origjinë nga një faqe satirike.
Për të gjitha faktet e mësipërme, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebrejesus është arrestuar më 24 korrik 2022.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari