Nuk është e vërtetë që 75 vjeçarja ka lindur fëmijë

“MREKULLI: Gruaja 75 Vjeçare Bëhet Gruaja Më E Vjeter Që Ka Lindur Fëmijë”, është titulli i tekstit që po recenzojmë, dhe do ishte vërtetë mrekulli po të ishte e vërtetë, por faktet flasin ndryshe.

Kjo fotografi e gruas së moshuar e cila është shpërndarë me këtë tekst ka përshkrimin se “një grua 75-vjeç nga Izraeli, është bërë gruaja më e vjetër në botë, e cila ka lindur foshnjë përmes fekondimit artificial. Për shkak të komplikimeve që ajo kishte pasur ka qenë e nevojshme, që foshnja të lind disa javë para kohe përmes prerjes Cezariane“, është krejtësisht e rrejshme.

Kjo dëshmohet nëpërmjet një teksti që në vitin 2015 kur ka filluar që të qarkullojë në internet, duke u përdorur në po të njëjtën mënyrë manipuluese sikurse tani. Por zbërthim të gënjeshtrave pas përshkrimeve të kësaj fotoje kanë bërë edhe servise të ndryshme për luftim të lajmeve të rrejshme siç janë SnopesThequint dhe të tjera.

Po ashtu, me një kërkim të fotos në Google Lens – ju dalin disa verzione që përshkruajnë këtë fotografi. Askund gruaja nuk përshkruhet me moshën e njëjtë, me lidhjen familje të njëjtë me foshnjen, dhe as me etninë e njëjtë.

Pra, foto është përdorur në disa anë të botës me përshkrime të ndryshme që nxisin klikime.

Këto janë faktet e vërteta rreth fotografisë.

  • Gruaja nuk është 75 vjeçare, por 101 vjeçare.
  • Në dorë nuk mban fëmijën e saj, por nipin.
  • Nuk është izraelite por është amerikane.

Temat që lidhen me foshnje, të moshuar, fertilitet, janë tema të ndjeshme për publikun dhe për këtë shkak gjithmonë janë ndër temat kryesore që përdoren për të krijuar lajme që nxisin klikime, por me përmbajtje të rrejshme ose manipuluese. Më shumë mund të lexoni më shumë në Doracakun e Crithink për edukim mediatik, në mënyrë që të mos bini pre e këtyre teksteve në të ardhmen.

Një ndër parimet themelore të Kodit Etik të Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut është se drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve”, ndërsa në këtë tekst autori e ka bërë të kundërtën.

Poashtu,  “ Gazetari do të përpiqet të garantohet publikimi i korrigjimit, demantit dhe përgjigjes, në rast kur do të vërtetohet pasaktësia e informatës”

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.