Nuk është e ndaluar të përdoret fjala “makedonsko” dhe kompleksi “Makedonsko Selo” nuk u mbyll për këtë

 

 

Shkruan: Ardit Ramadani

Në periudhë parazgjedhore kandidatët për poste të ndryshme shtetërore kanë tendencën të bëhen shumë patriot, deri në atë pikë sa të gjykojnë “patriotizmin” kundërkandidatëve vetëm që të fitojnë pikë politike në kurriz të populizmit të cilin e kombinojnë me patriotizëm jo të shëndoshë. Kështu kandidatja për deputet e VMRO DPMNE-së “akuzon” ish qeverinë se mbyllën kompleksin “Makedonsko Selo” për shkak se ju pengoi fjala makedonsko, duke aluduar në Marrëveshjen e Prespës. Në ndërkohë që, një gjë të tillë nuk e thotë Marrëveshja e Prespës dhe as ish menaxhmenti i këtij kompleksi.

Autorja e tekstit të cilin e recensojmë është Velika Stojkova Serafimovska, njëherit edhe kandidate për deputet nga radhët e VMRO DPMNE-së në zonën e parë zgjedhore. Ajo ka shkruar informata të cilat nuk janë të vërteta kështu duke e bërë atë të tingëllojë sa më patriote në sy të votuesve, ndërsa  portali të njëjtin status e ka marrë pa bërë vërtetimin e fakteve.

Në këtë shkrim, kandidatja për deputete Velika Stojkova Serafimovska flet për mbylljen e kompleksit Makedonsko Sello. Megjithatë, ajo thotë se ky kompleks është mbyllur nga ish Qeveria e RMV-së, gjë që nuk është e vërtetë. Ky kompleks u mbyll nga vetë menaxhmenti i të njëjtit pa mos dhënë arsyetimi konkrete për mbylljen.

Përveç kësaj, autorja e këtij shkrimi Velika Stojkova Serafimovska thotë se atyre që e mbyllën këtë “ju ka penguar fjala e Maqedonisë, arkitektura e Maqedonisë, tradita mijëvjeçare e Maqedonisë. Si dhe shumë turist të huaj të cilët nga aty mësonin shumë histori Maqedonase”.

Kështu, kjo e fundit aludon në Marrëveshjen e Prespës dhe thotë se autoriteteve ju ka penguar termi “makedonsko” dhe për këtë shkak është mbyllur kompleksi. Kujtojmë se, në vitin 2018 kur edhe u mbyll ky kompleks Marrëveshja e Prespës ende nuk ishte nënshkruar.

Gjithashtu, lexuesit duhet të jenë të informuar se në asnjë nen apo resht të Marrëveshjes së Prespës nuk ndalohet përdorimi i fjalës “makedonsko”. Madje, neni 7 i kësaj marrëveshjeje thotë kështu:

„Termi “maqedoni” dhe “maqedonase” i referohet kontekstit të ndryshëm historik dhe trashëgimisë kulturore. Si dhe, në këtë nen thuhet se këto terme shënojnë territorin e RMV-së, gjuhën, popullin dhe karakteristikat e tyre me historinë e tyre, kulturën dhe trashëgiminë”.

Prandaj, arsyet kryesore se pse është mbyllur kompleksi “Makedonsko selo” ende janë të panjohura për masën, por një gjë është e sigurt, se kjo nuk ka ndodhur për shkak se ky kompleks në emër ka pasur termin “makedonsko”.

Gjatë fushatës parazgjedhore lexueist do të përballen me shkrime të ndryshme patriotike, në të cilat politikanë të caktuar përdorin taktikën e njohur të “prekjes në emocione”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .
Source Statusi në fejsbuk i kandidates Velika Stojkova Serafimovska. Infomax.mk

Your email address will not be published.