Nuk është arritur paqja në Ukrainë, agresioni rus vazhdon edhe pas 4 muajve

Nuk është e vërtetë që Zelensky dhe Putin kanë rënë dakord që të tërhiqen dhe se është arritur paqja në Ukrainë. Nevoja për sensacionalizëm në mediat online bëri që të dezinformohen lexuesit sikur trupat rus janë tërhequr nga Ukraina dhe lufta ka përfunduar, Por, edhe pas disa takimeve mes dy shteteve, agresioni rus në Ukrainë ende vazhdon, gjithashtu edhe takimet të cilat quhen “takimet e paqjes” por që vetëm paqje nuk kanë arritur, shkruan Portalb.mk.

“Lаjm i mirë për gjithë botën, po vje pаqeja – ZeIеnsky dhe Putin bien dаkord, pajtohen të tërhiqen dhe do të ketë…” është titulli i lajmit që e recensojmë.

Ka më shumë se katër muaj nga kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe agresioni rus sot e kësaj dite vazhdon, shpesh herë me intenzitet më të lartë se sa në fillim.

Asnjë „takim i paqjes” nuk e arriti paqjen mes dy shteteve

Lajmi të cilin e recensojmë i referohet takimit të dy palëve në Gomel të Bjellorusisë dhe është shkruar para mbajtjes së takimit, megjithatë, edhe pas takimit nuk kishte ndryshuar asgjë.

“Autoritetet Ukrainase i janë përgjigjur pozitivisht ftesës ruse për dialog në qytetin Gomel të Bjellorusisë. Përgjigjja pozitive e presidentit Zelensky, vjen pasi ai zhvilloi një bisedë telefonike me liderin bjellorus Aleksandër Lukashenko, lajm ky i publikuar nga vetë Zelensky në rrjetet sociale” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Si qëndron e vërteta, çfarë ndodhi në atë takim që ky lajm pretendon se “u arrit paqja”?

Në orët e hershme të mëngjesit më datë 28 shkurt, gjegjësisht pesë ditë pasi Moska filloi agresionin ushtarak kundër fqinjit të saj perëndimor, filloi takimi në Gomel të Bjellorusisë mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ky takim përfundoi të njëjtën ditë por pa asnjë epilog, të dyja palët u kthyen në kryeqytetet e tyre respektive për konsultime para rundit të dytë të takimeve që u morrën vesht të mbahet ditëve në vijim.

Në këtë takim, gjasat për zgjidhje paqësore të konflitit ishin thuajse minimale.

Në atë takim, Ukraina kishte kërkuar armëpushim dhe tërheqje të ushtrisë ruse, derisa Kremlini nuk e bëri publik qëndrimin e saj. Asokohe, këshilltari I presidentit ukraines Zelensky kishte deklaruar se “negociatat janë të vështira, por pa ndonjë ultimatum detyrues”.

 

Disa takime tjera “të paqjes” janë mbajtur nga atëherë

Pas takimit të parë të “paqjes” epilogun e të cilit e spjeguam më lartë, Rusia dhe Ukraina kanë mbajtur disa runde të takimeve me qëllim të arritjes së paqjes. Edhe atë takimin e dytë më datë 2 mars, i cili gjithashtu përfundoi pa epilog pozitiv.

“Rundi i dytë I negociatave përfundoi. Fatkeqësisht, rezultatet që I duhen Ukrainës ende nuk janë arritur,” deklaroi Mykhalio Podolyak, pas përfundimit të takimit.

Takimi i tretë me qëllim të arritjes së paqjes në mes Ukrainës dhe Rusisë u mbajt më 7 mars, gjithashtu as në këtë takim nuk u arrit paqja, por u tha se ka qenë takim konstruktiv.

“Rundi i tretë i negociatave ka përfunduar. Ka ulje të vogla pozitive në përmirësimin e logjistikës së korridoreve humanitare,” kishte shënuar në Twitter Mikhail Podolyak, këshilltar i presidentit Volodymyr Zelenskyy.

Scholz: Rusia dhe Ukraina ende janë larg negociatave të paqes

Ukraina dhe Rusia janë shumë larg përfundimit të luftës përmes negociatave, tha sot kancelari gjerman, Olaf Scholz, duke shtuar se presidenti Vladimir Putin ende beson gabimisht se ai mund të diktojë kushtet e paqes.

“E vërteta është se ne jemi larg negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë. Sepse Putini ende beson në mundësinë e një paqeje të diktuar,” tha Scholz.

Scholz theksoi se partnerët e NATO-s në Evropën Lindore mund të mbështeten te Gjermania, pasi ajo po ripajis ushtrinë e saj në mënyrë që të mund të mbrojë aleatët si dhe veten kundër të gjitha sulmeve të ardhshme.

Ndryshe, më pas palët janë takuar më 10 mars, 14 mars, 9 maj si dhe kanë pasur komunikime por asnjëra prej tyre nuk ka rezultuar e suksesshme.Gjegjësisht, sot e kësaj dite vazhdon agresioni rus në Ukrainë ndërkaq më 26 qershor pati sulme të reja në kryeqytetin ukrainas, që dyshohet se është kryer me raketa ruse në një lagjje të Kievit.




Qries


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.