Nuk ekziston Jasmina nga Tetova, e cila duke ngrënë “oriz turk” humbi 23 kilogramë për dy muaj

Фото: pixabay.com

Në fotografitë e shpërndara në postim nuk shihet Jasmina nga Tetova, por është Sheril Bllajt, 33-vjeçarja nga Eseks i Anglisë. Në tekstin e publikuar në “Independent” para plotë 7 viteve, gjegjësisht në vitin 2015, ajo thotë se ka filluar të shtojë peshë pasi ka sjellë në jetë vajzën e saj në moshën 17-vjeçare. Kur ajo ishte 31 vjeç, mjekët i thanë se nëse nuk humbte peshë, do të kishte vdekur ose e kufizuar në një karrige me rrota deri në moshën 45-vjeçare. Në dy vitet e ardhshme ajo arriti të humbasë 153 kilogramë, pasi reduktoi marrjen e karbohidrateve dhe sheqerit, dhe filloi të ushtrojë, pra të ecë.

 

 

rrjetet sociale është shpërndarë një postim ku thuhet se një vajzë nga Tetova ka humbur 23 kilogramë për dy muaj! Por, bëhet fjalë për dezinformatë.

Nuk kisha çfarë të humb, dhe e provova këtë dietë …

Kështu thuhet në postimin e shpërndarë në faqen e Facebook-ut “Shëndeti im”, krahas të cilit lidhet edhe një tekst me titull:

Jasmina nga Tetova humbi 23 kilogramë për dy muaj me këtë – ORIZ TURK.

Kur të klikoni në tekst, do të lexoni kinse dëshmi nga një vajzë që prezantohet se është Jasmina nga Tetova dhe që pretendon se ka humbur 23 kilogramë për dy muaj. Në artikull thuhet se ajo ka humbur peshë me ndihmën e një orizi turk, për të cilin jepet edhe recetë se si përgatitet. Përveç kësaj, pretendohet pa asnjë provë se kjo dietë ishte shumë e njohur në Turqi dhe se shumë arritën të humbnin peshë.

Tekstit i është bashkangjitur një kolazh prej dy fotografish, për të cilat thuhet se janë nga e njëjta vajzë (Jasmina nga Tetova) – e cila ka humbur edhe më tepër peshë.

Por, e vërteta është se nuk bëhet fjalë për Jasminën nga Tetova dhe as vajza nuk ka humbur 23 kilogramë për dy muaj. Fotoja tregon Sheril Bllajt, një grua 33-vjeçare nga Eseks, Angli ndërsa në tekstin e botuar në “Independent” para plotë 7 viteve, në vitin 2015, ajo thotë se filloi të fitonte peshë pasi lindi vajzë në moshën 17-vjeçare. Kur ishte 31 vjeç, mjekët i thanë se do të vdiste ose do të ishte në karrige me rrota në moshën 45-vjeçare nëse nuk do të humbiste peshë. Në dy vitet e ardhshme ajo arriti të humbasë 153 kilogramë.

Dhe çelësi i humbjes së saj dramatike në peshë, thotë ajo, ishte thjesht reduktimi i karbohidrateve dhe sheqerit. Ajo thotë se sasitë e mëdha të çokollatës i zëvendësoi me ushqime të gatuara në shtëpi dhe ushqime më të shëndetshme, dhe filloi të ushtrojë gjegjësisht të ecë, para se të mund të vraponte përsëri.

Edhe pse ky është një postim i pavërtetë për Jasminën nga Tetova, e cila në fakt është një personazh i trilluar, megjithatë shikueshmëria që ajo merr është e madhe. Postimi ka pothuajse 160 shpërndarje, mbi 30 komente dhe një sërë reagimesh.

Historia e Bllajt nga Anglia është frymëzuese, por megjithatë është rast individual. Nëse jeni duke luftuar me peshën e tepërt, do të ishte mirë të konsultoheni me profesionistë, duke përfshirë mjekë dhe nutricionistë. Zgjidhjen e problemit tuaj nuk duhet ta kërkoni në rrjetet sociale, sidomos nuk duhet t’u besoni postimeve të këtilla që kanë për qëllim të marrin sa më shumë lexueshmëri, e jo saktë ta informojnë opinionin.

Kujdes çfarë lexoni në rrjetet sociale, këshillat dhe dietat e këtij lloji duhen marrë me rezerva, sepse ka shumë mundësi të dëmtoni shëndetin tuaj.

 

 

 

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.