Një video e shkurtër nuk mund ta njollosë sistemin shëndetësor

Shkruan: Sonja Rillkovska

Po recenzojmë një lajm të publikuar në televizionin TV Star të Shtipit, me titull „Një video për shëndetësinë në Maqedoni“. Lajmi i shoqëruar me një video amatore është publikuar në Facebook faqen e TV Star dje (01 korrik) në ora 17:00.

Që në titull autori tenton të kritikojë sistemin shëndetësor në vend. Me titullin e videos së publikuar, në të cilën shihet se për shkak të një difekti punonjësit shëndetësor e shtyjnë makinën e spitalit, TV Star përqesh dhe e njollos të gjithë sistemin shëndetësor.

Lajmi me të cilin autori tenton të përqeshë dhe ta ofendojë shëndetësinë në vend, përbëhet nga dy fjali:

Një video e shkurtër po qarkullon nëpër rrjetet sociale në Ballkan dhe Evropë për gjendjen dhe efikasitetin e shëndetësisë në Maqedoni. Si luftojnë punonjësit shëndetësor që të arrijnë sa më parë deri tek vendi ku ka nevojë për ndihmë të shpejtë mjekësore

Lajmi bie ndesh me standardet profesionale gazetareske, që çdo televizion dhe çdo medium ka për detyrë t’i respektojë. Gazetari nuk jep përgjigje në pyetjet më të rëndësishme: ku, në cilin qytet është regjistruar kjo video? Disa thonë në Shtip, disa të tjerë në Veles… Pas një hulumtimi të shkurtër zbuluam që kjo video është regjistruar në Koçan, e njëjta është publikuar para dhjetë ditësh në Facebook dhe Instagram. Se kur ka ndodhur një gjë e tillë, pra difekti i automjetit të ndihmës së parë, nuk dihet.

Ndoshta bëhet fjalë për një regjistrim më të vjetër, që tani në këtë fushatë parazgjedhore keqpërdoret për të njollosur sistemin shëndetësor në vend. Autori i videos nuk është i njohur, as edhe personi që e ka publikuar atë nëpër rrjetet sociale.

Një difekt i makinës së Ndihmës së shpejtë në asnjë mënyrë nuk mund të jetë – Video që pasqyron shëndetësinë në Maqedoni. Nuk është e saktë se kjo video po qarkullon nëpër Evropë dhe nëpër Ballkan dhe në asnjë mënyrë nuk e reflekton gjendjen, e aq më shumë efikasitetin e shëndetësisë në Maqedoni.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.