Një tjetër lloj “cirku”: Silvana Boneva në bisedat e përgjuara

Boneva dhe Thaçi nuk treguan se çka thanë në PSP - por "bombat" tregojnë qartazi. Foto: Agjencia Meta

Истражната постапка на Специјалото јавно обвинителство, поранешната пратеничка на ВМРО-ДПМНЕ од Струмица, Силвана Бонева, ја нарече „медиумско-политички циркус“. Причината за ова било истекувањето на информацијата кои лица во овој период ќе бидат повикани на распит во СЈО. Се разбира, овде станува збор за двојни стандарди. Лани, кога на распит беше повикуван лидерот на СДСМ, Зоран Заев, во Основното јавно обвинителство во Скопје и тоа во повеќе инстанци, на секое негово доаѓање и заминување беше пречекуван од редица камери, прашуван за распитите и во ударните ТВ Дневници на националните телевизии беа прикажувани кадри и секвенци од неговото влегување и излегување од обвинителството за да се добие впечаток на вина врз принципот „штом толку често е на распит, мора нешто да згрешил“.

 

Ish deputetja e VMRO DPMNE-së nga Strumica, Silvana Boneva, procedurën hetimore të Prokurorisë Speciale Publike, e quajti “cirk politiko-mediatik”. Arsyeja për këtë ka qenë informacioni se cilët njerëz do të thërriten për t’u marr në pyetje në PSP. Kuptohet, këtu bëhet fjalë për standarde të dyfishta. Vitin e kaluar, kur në pyetje u morr lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në Gjykatën themelore publike në Shkup edhe atë në shumë raste, përgjatë çdo ardhje të tij dhe largimi u prit nga një morri kamerash, u pyet për marrjen në pyetje dhe u nda kohë në televizionet nacionale për te treguar figura dhe sekuenca nga hyrja dhe dalja e tij nga prokuroria që të fitohet përshtypja e fajit në bazë të principit “meqë aq shpesh merret në pyetje, patjetër të ketë gabuar diku”. Por, ai “cirk” mbaroi. Këtu do të donim që të rikujtoheshim në një “cirk” – dhe atë të bisedave të përgjuara, më saktë ato biseda të përgjuara në të cilat pjesëmarrëse është pikërisht Silvana Boneva, së bashku me kolegët e saj partiak 

 

Silvana Boneva, ish-deputete e VMRO DPMNE-së dhe anëtare e KSHZ-së dje u morr në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Atje ajo ndenji rreth dy orë, ndërsa përgjatë ditës së djeshme në pyetje u morr edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe lideri i PEPR, Samka Ibraimovski.

As Boneva, as Thaçi, por as edhe PSP-ja nuk deklaruan se për çfarë rasti janë thirrur, ndërsa është më se e qartë nga shprehjet e tyre se janë thirrur për shkak të përmbajtjes së bisedave të përgjuara. Në “bombat” ish-deputetja dhe koordinatorja e grupit delegues të VMRO DPMNE-së është një prej bashkëbiseduesve më të shpeshta ose ka qenë “temë” bisede.

Një prej momenteve më interesante nga bisedat e përgjuara, të cilat kanë shkaktuar një numër të madh të reagimeve në rrjete sociale, është ai që Boneva e ka bërë në lidhje me “Shkupi 2014”. Ashtu që, në “bombën” e 35-të dëgjojmë bisedë me kryeministrin e atëhershëm Nikolla Gruevski i cili i “sugjeron” se nuk është mirë që ministrja e kulturës Elizabeta Kançeva – Milevska të vijë në seancë parlamentare për pyetje deputetësh, ndërsa Boneva arsyetohet se ajo nuk e ka thënë ashtu, por ka thënë se vet ministrja të mendoj se a duhet apo jo të shfaqet në seancë parlamentare.

NG: Për Shkupin 2014. I keni thënë Betit që nesër të vijë në seancë, në Kuvend. Për Shkupi 2014. 
SB: Jo unë thash që të mendojë mirë për atë se a do të vijë.
NG: Mendimi im është që jo, sepse përgjatë gjithë diskutimit ajo do të pyetet se sa kushton. Nëse ajo thotë se sa kushton ne do të humbim. 
SB: Ок.
NG: Nëse nuk tregon se sa kushton dhe që të rrumbullakojë përsëri do të humbim, më kupton, nuk do të dojë të tregoj, të pyetëm, trego sa kushton, sa do që të tregon përsëri ai do të jetë debati. Unë mendoj që për këtë ajo të mos vij. 
SB: Оk kryeministër.
NG: Ndërsa kështu nuk munden juve të ju pyesin se sa kushton. 
SB: Ju kuptoj.
NG: Shih qeveria, komuna, nuk e di se kush, ata din. 
SB: Po, de. 
NG: Dhe do të bjerë poshtë, mendoj ato përsëri do të bisedojnë për parat, nuk mund të iket prej saj, por nuk do të bjerë poshtë për parat do të flasin pak edhe për gjëra të tjera, histori, estetik dhe diçka tjetër. Ndërsa nëse vjen Beti do të sillen vetëm rreth parave. 

Por, momenti më interesant është ai i bombës së 22-të, në të cilën mes tjerash, dëgjojmë bisedën e ish-ministrave Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski, në të cilin ai përqesh Bonevën, duke rrëfyer se si ish-deputetja i është ankuar ministre së kulturës Kaçevska – Milevska i është ankuar se murri në objektin e saj në TPM është i pjerrët dhe se ajo ka vendosur, që të mos i paguaj punëtorët!

MJ: Silvana i thotë Betit, Beti mirë është që të pash dhe doja edhe kryeministrit t’i shkruaj, pak ditë më parë me burrin tim shëtisnim, murri i teatrit është shumë i pjerrët, hahaha
GJ: Of, of, of, of
МЈ: I pjerrët, mund të bije…hahahah i thotë Betit, unë të isha në vend tëndin punëtorëve asnjë denarë nuk do ju jepja. Thotë katastrofë, sa keq është ndërtuar, dhe Beti…
GJ: A ajo edhe për atë është ekspert?

Në bombën e njëjtë – 22-të – momenti më pikant nga gjithë punët për Bonevën në bisedat e përgjuara – regjistrimi i saj në Universitetin “Goce Delçev” në Shtip, për të cilën flet me kolegen – deputeten Nadica Tançeva – Tulieva:

SB: Do me thënë regjistrimi i rregullt do të jetë në gusht, apo. 
NTT: Regjistrimi i rregullt në gusht dhe nuk e di me tanët do të rregullojmë punën që të mos shqetësohesh dhe do të rregullojmë punën. 
SB: Duhet të marrësh dhe kur do të shkosh tani do të shkosh javën e ardhshme të hënën të martën do të ketë mbledhje për vendimin për sa komisione sa delegacione të tilla fillestare. 
NTT: Aha ashtu.
SB: Mund të më marrësh edhe ashtu që tregojnë se çfarë provimi ka, ku e ka. 
NTT: Do të të marr gjithçka dhe do të t’i sjell.
SB: Çfarë drejtime ka dhe të shohim se çfarë do të pranojnë prej kur do të duhet të shohin më pas me letrën duket se së bashku me regjistrimin do të shkojë bashkë. 
NTT: Silvana dekani Aniev njeri i joni ai është tani dekan nuk është ai Stefan Aleksovski ai i vështiri që ishte…ky njeri i joni është aty do me thënë regjistrimin do ta bëjmë aty ku janë profesorët tanë do të tregojë unë edhe drejtimin dhe gjithçka ti vetëm kaloji disa provime që do t’i pranojnë gjithçka do të tregojë javën e ardhshme. 
SB: Mirë atëherë si ishte pjesa me Orcen në FON nuk e di sa ishin 9 ose 11 ishin thanë se i pranojnë por ato do t’i shohin aty sipas programit që kanë. 
NTT: Do të kryejmë punë këtu mëkat është që të mos e shfrytëzojmë. 

Se si e ka kryer punën koordinatorja e grupit delegues të VMRO DPMNE-së, dëgjojmë në bombën e 26 në bisedë në të cilën Gruevski insiston që të lëshohet procedurë parlamentare propozim-ligj i VMRO DPMNE-së për “branitellat”, por ai më pas që të “parkohet”, që të merret për negociatat me BDI-në. Boneva pranon gjithçka.

NG: Silvana!
SB: Alo, urdhëroni kryeministër. 
NG: Mbrëmë mua, në Ekzekutiv nuk mu kujtua, por më pas kur u rrash për të fjetur mu kujtua një ide. 
SB: Po.
NG: Tani që jemi grindur me këta, me BDI-në…
SB: Mhm.
NG: Të lëshojmë sot Ligjin për “branitella” në Parlament, grupi delegues. Aaaa…gjithkush do të na kuptojë, ashtu është situata. Ata shumë na e kanë lënduar dinjitetin e maqedonasve, të “branitellave” ashtu me radhë. A…
SB: Mos te jetë…në rregull, në rregull.
NG: Do të vijë deri te votimi, do ta parkojmë. Dhe do të presim momentin atyre kur do ju duhet ndonjë punë me rëndësi, të cilën edhe ashtu do të duhet që ta përmbushim, do te themi: mirë, por ju, të themi pas një viti – dy, na votoni këtë.
SB: Мhm. Ndërsa ata që do të lëshojnë këtë, ligjin për…
NG: Që në fillim do jua refuzojmë, që në fillim.
SB: Direkt do ta kundërshtojmë. 
NG: Që në fillim votimi kundër, pa shumë diskutime për votat kundër, Që të mos pështyhemi shumë…
SB: Jo, në rregull, po…

Përmbajtje të njëjtë ke edhe bomba e 18. Por, më interesante është përmbajtja e bombës së 11, që përshkruan situatën aktuale politike, në pritje të zgjedhjeve të reja parlamentare. Në të dëgjomë se si Boneva i thotë Gruevskit se deputeti Sllave Goshev ka shantazhuar në Strumicë, me qëllim që të “zgjidhet”.

SB: Tani duhet të keni kujdes për shantazhin dhe për gjithë atë që më thoni, është fotografuar gjithçka në Strumicë. Unë i kam thënë Miles, gjatë kohës së kampanjës, ai e gënjeu Stavrevskin që të mos i bie në qaf. Pasi ajo ka qenë para se Mile të mbërrij në Strumicë, shantazhi që është bërë në kompanitë e Strumicës. Megjithatë, shantazhi nuk ka qenë në fillim të kampanjës, por rridhte në mes të saj, dhe shantazh jonormal. Nuk ka firmë që nuk është shantazhuar në Strumicë. Dhe është shumë keq ndikon në…
NG: Kush ka shantazhuar? 
SB: …në vet kampanjën. Sllave Goshev. 
NG: Prej kujt? 
SB: Sllave Goshev. Nuk ka firmë që nuk është shantazhuar në Strumicë…
NG: Pritë, shantazh, çka është shantazh? 
SB: Dhe tani është pronar i Vegas…
NG: A kanë kërkuar ata sponsorizim? Shantazhi është kërcënim, nëse nuk ma jep, do të ta mbyll. Ndërsa sponsorizimi është sponsorizim. I thua nëse mundesh më ndihmo. 
SB: Me gjithçka. Me kërcënime, me kërcënime edhe të vënies së taksave për gjëra të pamundura për të marr para. Me gjithçka dhe çdo gjë. Nuk ka pasur njeri që…
NG: Nuk kam unë një informatë të tillë nga askush, të ta them. 
SB: Epo nuk ju kanë treguar. Por Mile më pas ka përmirësuar Sllave Goshev, dhe doli ashtu i bardhë si leckë nga mbledhja, pasi që haptazi e ka thënë edhe nga komitete e tjera e kanë dëgjuar po ashtu, përreth. Apo kemi pas mbledhje rajonale, dhe haptazi tha se shantazhi tërhiqet. Plus u lejua edhe nga UFR, si e thërrasin, ai unë ju tregova gjithçka se nuk votoj për atë, u vërtetua në mbledhje se as nuk duhet që të ekzistojë. U largua nga dogana, që të mbledh para nga firma në firmë dhe ka thënë në fillim 50.000 dhe nuk i kanë thënë se çka, më pas njerëzit kanë filluar që të ankohen. Kanë dhënë euro më parë, më pas nëse nuk ka dhënë,të tretit i ka thënë a je për 50.000 denarë? Të ju them njerëzve 50.000, pse nuk tregon se kërkojnë 50.000, le të ngrihen, unë i kam 50.000. 

Në PSP ka qenë edhe Menduh Thaçi – “Besnik deri në vdekje”. Dhe zëri i tij në “bomba” dëgjohet në kontekst të zgjedhjeve, gjegjësisht në “bombën” e 11 dëgjojmë se si kryetari i PDSH-së bën “tregti” me Sasho Mijallkovin për votimet në KSHZ në favor të VMRO DPMNE-së.

SM: Kam një urgjencë për ty. 
MTH: Po.
SM: Mund të votoni për ne tani, për në Strumicë? Që të na miratohet ankesa? 
SM: Po, në KSHZ. 
МТH: Mundet, të lajmërohem tani. 

Se çfarë raporti të mirë kanë Mijallkovi dhe Thaçi shohim në bisedën nga “bomba” e 8-të, në të cilën Thaçi tregon se është në dispozicion të Mijallkovit “deri në vdekje”.

SM: Menduh, çka bën? 
МТH: Ej, përshëndetje. 
SМ: Mirë të kam?
МТH: Nuk të kam kërkuar për asgjë, mos u frikëso. 
SМ: Jooo, ti mundesh të më kërkosh mua për çka të duash. 
МТH: Desha të të them se jam këtu, nëse duhet për diçka, thuaj. 
SМ: Ë?
МТH: Jam këtu, nëse duhet diçka, thuaj, për gjithçka, deri në vdekje. 
SМ: Mirë, bën. 

Pjesët e nxjerra nga bisedat e paraqitura lartë tregojnë se Boneva dhe Thaçi shumë e më shumë janë të përfshirë në situata politike për të cilat opozita me vite thotë se keqpërdoret qeverisja, keqpërdoren parat e popullit dhe shqetësohen vetëm për interesat e vet, dhe jo për popullin. Mbete PSP-ja, por para së gjithash gjykata, që të tregojnë përgjegjësi të pa kompromis për rastet në të cilat keqpërdorimet janë evidente, që t’ua mbyllin gojë politikanëve të korruptuar. Gjegjësisht, ashtu siç tha Menduh Thaçi dje kur doli nga PSP-ja: “Kur flet drejtësia, politika hesht!“.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.