Një titull i zgjedhur gabimisht pa qëllim, ankohet se në qeveri nuk ka të infektuar nga koronavirusi!

[Recension: TURP JU QOFTË, në Qeveri nuk ka të sëmurë nga koronavirusi]

Artikulli mediatik që e recensojmë, në të vërtetë, është transmetim i përgjigjes së ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e parashtruar nga një gazetarë, në një konferencë për shtyp, ku ai u pyet se a ka ndonjë person pozitiv me koronavirus midis funksionarëve. Por, ajo që është për t’u çuditur është mënyra se si informon titulli. Gjykimi i qartë që bëhet në këtë rast është se është për “keqardhje” që askush në qeveri nuk ka koronavirus! Kjo jo vetëm që është shqetësuese, por edhe jashtëzakonisht joserioze në raportimin profesional gazetaresk.

Linku deri te artikulli origjinal: TURP JU QOFTË, në Qeveri nuk ka të sëmurë nga koronavirusi

Data dhe koha e publikimit: 7.4.2020

Data e recensionit: 10.4.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Kodi i gazetarëve është decid se gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze. Rregullat e gazetarisë janë të qarta, mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore dhe sëmundjeve duhet të jetë e çliruar nga sensacionalizmi.

Por, me titullin e këtij artikulli, i cili, në aspektin përmbajtësor është mjaft korrekt, është arritur e kundërta, është plasuar një qëndrim i rrezikshëm se është për të ardhur keq që në Qeveri nuk ka njerëz që janë të infektuar me Covid-19?!

Është në kundërshtim me vlerat elementare njerëzore, që të dëshirojmë sëmundjen e kujtdo qoftë, e veçanërisht në medie, ku përgjegjësia për fjalën e shprehur publikisht është e madhe, për shkak se ajo arrin deri te një numër i madh i njerëzve dhe krijon opinion publik përmes artikujve.

Gjithashtu, titulli duhet të jetë një përmbledhje e shkurtër e asaj që thuhet në tekst, ndërsa në kohën e epidemive dhe përhapjes së sëmundjes infektive, rekomandohet kujdes i veçantë në zgjedhjen e titujve. Kjo është e rëndësishme sepse supozohet se do të ketë një pjesë të lexuesve që do ta lexojë vetëm titullin, pa u informuar më në detaje rreth pjesës tjetër.

Përveç kësaj, në Kodin e gazetarëve thuhet se gazetari do t’i përmbahet edhe standardeve shoqërore të pranuara gjerësisht të mirësjelljes dhe respektimit të dallimeve në vend. Pra, edhe nëse gazetari nuk pajtohet personalisht me politikat e një qeverie të caktuar, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të shihet përmes dëshirës që dikush të ketë sëmundje infektive.

Për më tepër, në rast të pandemisë dhe përcaktimit të masës së izolimit ose të vetë-izolimit, funksioni nuk ka aspak rëndësi. Epidemiologët i shohin në mënyrë të barabartë, si politikanët, ashtu edhe të gjithë njerëzit e tjerë.

Mirëpo, me këtë mënyrë të plasimit të tekstit, një konferencë shtypi e ministrit të shëndetësisë e përcjellë në mënyrë korrekte, ka mbetur nën hijen e një titulli të zgjedhur gabimisht pa qëllim.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.