Një shaka nga një film i Disney-t i kontekstualizuar keq si dashuri për djallin

Фото: Принтскрин видео

Në filmin e Disney-t, pjesa ku shfaqet sekuenca “Të duam Satan” është pjesë e një shakaje. Siç shihet nga fragmenti i këtij episodi, Babadimri korrigjon drerët, pas së cilës ata janë rreshtuar saktë dhe mbishkrimi shkruhet “Të duam Santa”. Postimi që po shqyrtojmë tregon vetëm një foto, jo skenën e plotë, e cila është padyshim një shaka, kështu që konteksti i vërtetë mund të keqkuptohet

Në filmin e Disney-t, pjesa ku shfaqet sekuenca “Të duam Satan” është pjesë e një shakaje. Siç shihet nga fragmenti i këtij episodi, Babadimri korrigjon drerët, pas së cilës ata janë rreshtuar saktë dhe mbishkrimi shkruhet “Të duam Santa”. Postimi që po shqyrtojmë tregon vetëm një foto, jo skenën e plotë, e cila është padyshim një shaka, kështu që konteksti i vërtetë mund të keqkuptohet

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku shpërndahet një artikull në të cilin thuhet:

Seriali i ri i Krishtlindjeve i Disney-t tregon fëmijët që thonë ë duam Satana VIDEO

Teksti pretendon se seriali i ri i Krishtlindjeve i Disney-t, Babadimri është subjekt i zemërimit, sepse një skenë nga shfaqja tregon fëmijë që mbanin letra që përmbajnë frazën “të duam Satan”. Më tej shtohet se mbrojtësit e shfaqjes argumentuan se skena ku fëmijët tregojnë shenjën “të duam satan” duhet të kishte shkruar “ne të duam babagjysh” dhe se ishte vetëm një nga shumë skenat komike në filmat, por që prindërve dyshohet se nuk u duken aspak qesharake.

Krijimi i shfaqjeve se indoktrinimi i fëmijëve për të dashur Satanin nuk bën asgjë të mirë për të ardhmen dhe mirëqenien, thuhet në tekstin e shpërndarë në postimin që po shqyrtojmë.

Kontrolluesit e fakteve të Politifact thonë se fragmenti është nga episodi i tretë i serialit, kur drerët formojnë frazën “Të duam Satan”. Pastaj Babadimri i korrigjon për drejtshkrimin, domethënë drejtshkrimin e saktë të fjalëve, me çka drerët shikojnë shkronjat, kuptojnë gabimin dhe ndryshojnë formimin e tyre në mënyrë që formimi i ri i shkronjave të jetë “Të duam Santa”. Pastaj babadiimri i lavdëron. Pra, është një shaka e dukshme në episod, në krahasim me pretendimin se filmi promovon djallin ose dashurinë për djallin.

Në të njëjtin përfundim dalin edhe verifikuesit e fakteve të Fulfect, të cilët shkruajnë se nuk është një mesazh i sublimuar, por një shaka.

Reuters gjithashtu vë në dukje faktin se informacioni përhapet në internet vetëm përmes një fotografie të serialit, pa e kapur të gjithë sekuencën, krijon një kontekstualizim të gabuar të gjithë situatës që është një shaka.

Për të gjitha faktet e mësipërme, ne konsiderojmë se këtij postimi i mungon konteksti. Në filmin e Disney-t, pjesa ku shfaqet sekuenca “Të duam satan” është pjesë e një shakaje. Siç shihet në fragmentin e këtij episodi, Babadimri korigjon drerët, pas së cilës ata rreshtohen saktë dhe mbishkrimi shkruhet “Të duam Santa”. Në postimin që po rishikojmë shfaqet vetëm një fotografi, jo skena e plotë nga e cila duket se bëhet fjalë për shaka, ndaj mund të keqkuptohet konteksti real. Në fakt, duke lënë mënjanë informacione të rëndësishme – të gjithë sekuencën e videos – përcillet edhe mesazhi i gabuar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari