Një mesazh në pëlhurë, i prezantuar si ,,Banorët e Ohrit“

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

Po recenzojmë një tekst të publikuar në portalin Ohrid24, me titull: „ (FOTО) Banorët e Ohrit e përcollën Zaevin dhe Sheqerinskën“.

Që në titull manipulohet në mënyrë që një mesazh i shkruar në pëlhurë, që ka shumë mundësi të jetë shkruar nga kundërshtari politik në këtë fushatë, për të cilën nuk dihet as se kur, as se ku, e as se kush e ka shkruar, prezantohet si i shkruar nga banorët e Ohrit. Do ishte e saktë të thuhej se  ,,pëlhura me përmbajtjen e publikuar në fotografi është shfaqur në një lokacion të caktuar”, por të pretendohet që ajo pëlhurë është simbol i të gjithë qytetit, gjegjësisht se pas saj qëndron i gjithë trupi votues i Ohrit, është manipulim dhe agjitacion politik gjatë fushatës.

Teksti nuk ka pjesë hyrëse, por vetëm një paragraf, por as aty nuk është respektuar distancimi profesional mes informacionit dhe komentit.

„Erdhët sot dhe kurrë më“, është ky mesazhi me të cilin banorët e Ohrit e përcollën Zoran Zaevin dhe Radmilla Sheqerinskën të cilët sonte kishin një tribunë në Ohër. Në këtë mënyrë banorët e Ohrit i treguan Zaevit dhe Sheqerinskës se nuk i harrojnë dhe nuk ua falin të gjitha premtimet e rreme dhe tradhëtitë”.

Në ndërkohë nuk është publikuar as se kush, as se ku e ka vendosur këtë mesazh në pëlhurë, të shkruar me spraj -„Erdhët sot dhe kurrë më“, as se kujt i referohet mesazhi. Autori i pa emër e komenton vetë mesazhin e shkruar. Shkruan se banorët e Ohrit e kanë vendosur që ta përcjellin Zaevin dhe Sheqerinskën pas largimit nga tribuna në Ohër.

Me përdorimin e fjalës banorët e Ohrit, fillimisht në mënyrë manipulative aludohet për masivitet, ndërsa në vazhdim hidhen edhe akuza për premtime të rreme dhe tradhëti.

Sipas Kodit etik të gazetarëve raportimi për proceset politike, veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike.

Teksti bie ndesh me standarded gazetareske, njëkohësisht edhe për shkak se në të nuk janë dhënë përgjigje për pyetjet themelore. Kush e ka vendosur mesazhin, kur, ku dhe pse.

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .