Një grumbull të pavërtetash në lidhje me vaksinat kundër Kovid 19 dhe heshtjen e pretenduar mediatike

Foto: screeshot nga një pjesë e postimit

Një thirrje e hapur për anti-vaksinim në lidhje me vaksinat Kovid-19 është përhapur në Facebook nga një medium në gjuhën maqedonase nga jashtë vendit, në të cilën ka shumë akuza të pavërteta ndërsa pjesëve të tjera ju mungon kontekst më i gjerë

Një thirrje e hapur për anti-vaksinim në lidhje me vaksinat Kovid-19 është përhapur në Facebook nga një medium në gjuhën maqedonase nga jashtë vendit, në të cilën ka shumë akuza të pavërteta ndërsa pjesëve të tjera ju mungon kontekst më i gjerë

Një postim në Facebook nga një medium online, Kolozheg, përhap një sërë gënjeshtrash dhe dezinformatash në lidhje me vaksinat kundër Kovid-19, efektet e dëmshme dhe sjelljen e mediave në lidhje me të.

Në njoftimi, thelbi i së cilës është teksti i mediumit rus në gjuhën angleze RT, flet për 13 raste të pasojave të qytetarëve izraelit të cilët u vaksinuan me vaksinën Pfizer-BionTech, por nuk jep detaje të tjera dhe i mungon një kontekst më i gjerë.

Nën titullin “Heshtja mediatike për efektet e tmerrshme të vaksinës KOVID: Vdekje, paralizë, çrregullime nervore! , Njoftimi gjithashtu thekson tekstin e mëposhtëm:

Të paktën 13 izraelitë kanë vuajtur nga paraliza e fytyrës pasi iu dha vaksina Pfizer Kovid-19, një muaj pasi Administrata e Barnave dhe Ushqimit e SH.B.A.-ve raportoi probleme të ngjashme, por thonë që “nuk kishin lidhje me vaksinën”. Të paktën 13 njerëz kanë raportuar paralizë të lehtë të fytyrës pasi morën goditjen e Pfizer / BioNTech, njoftoi Qendra Izraelite Ynet, duke cituar ministrinë e shëndetësisë, duke shtuar se zyrtarët besojnë se numri i rasteve të tilla mund të jetë më i lartë.

Ky transmetim i artikullit RT-së, është një manipulim i pjesshëm sepse konteksti më i gjerë është anashkaluar. Ndërsa teksti origjinal i RT-së e ka atë, dhe është i dukshëm.

Tri pjesë të rëndësishme të informacionit mungojnë në kontekstin më të gjerë. E para është se numri i përgjithshëm i njerëzve të vaksinuar në Izrael me vaksinën Pfizer-BionTech është mbi dy milion.

Pjesa e dytë e informacionit që nuk është në rishikimin që po shqyrtojmë, por është në mediumin origjinal, është se as autoritetet shëndetësore izraelite, as ekspertët amerikanë dhe as ata francezë nga organizata joqeveritare “Health Feedback”, nuk vlerësojnë se paraliza e përkohshme e fytyrës të jetë provë se vaksina nuk është e sigurt.

Informacioni i tretë që mungon është se ekziston një lloj sëmundjeje e quajtur paraliza e Bellit(Bell’s palsy), e cila në thelb është një paralizë e përkohshme e muskujve të fytyrës, por shkaku i së cilës është ende i pazbuluar në botë.

Prandaj, edhe pse RT citoi kontekstin më të gjerë, ky kontekst mungon në tekstin e Kolozheg, dhe kështu nuk mund të jepe vlerësim objektiv për informacionin.Për më tepër, në postin që po shqyrtojmë, të pavërtetat janë deklaruar që nga fillimi, në mes të cilave:

Shpërndani këto video të frikshme dhe informoni sa më shumë njerëz që të jetë e mundur para se të fshihen përsëri nga rrjetet sociale. Vaksinimet po shkaktojnë vdekje masive në shtëpitë e pleqve në Shtetet e Bashkuara, Norvegji dhe vende të tjera, ku askush nuk ishte infektuar me Kovid-19 para vaksinës, por tani ekziston vdekja e sigurt nga “masat” kundër kërcënimit imagjinar të njerëzimit. Efektet e tmerrshme të vaksinës për të cilat mediat e korruptuara botërore heshtin, variojnë nga vdekja e shpejtë pas dozës së parë, deri në paralizimin e trupit dhe paralizën e fytyrës, çrregullime neurologjike, ndërsa ato më me fat, si ato në Indi, janë të kërcënuar nga impotenca.

I gjithë ky informacion i pavërtetë dhe gjysmë i vërtetë tashmë është përpunuar si mungesë e kontekstit ose si e pavërtetë e plotë, përkatësisht gënjeshtër. Vërtetmatësi shqyrtoi disa nga këto informacione , duke i vlerësuar ato si të mangëta në kontekst. Të tjerat janë gënjeshtra të pastra, siç është vlerësimi se nuk kishte madje asnjë të sëmur nga Kovid para ardhjes së vaksinave “, por kjo është arsyeja pse tani ekziston vdekja e sigurt nga” masat “kundër kërcënimit imagjinar të njerëzimit ” ose “vaksinat shkaktojnë vdekje masive në shtëpi pleqsh në “Norvegji, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Si ta vlerësojmë përveç gënjeshtrës që nuk ka pasur të infektuar nga Kovid, ndërsa tani e kanë vdekjen e sigurt ose një lloj vdekje masive në popullatën e moshuar të njerëzve të vaksinuar (më shumë mund të gjenden në vegzën vijuese të ” Vërtetmatësit” ).

Më në fund, nuk është e vërtetë, gjegjësisht është një keqinformim që “media e korruptuar botërore hesht” në lidhje me “efektet e tmerrshme të vaksinës”. Shembujt janë të shumtë, dhe këtu do të rendisim vetëm disa si BBC, The GuardianDeutsche WelleNBC … Të gjitha mediat serioze botërore ose vendase citojnë të gjitha faktet e njohura dhe përpiqen të informojnë profesionalisht dhe me përgjegjësi për vaksinat ndaj Kovid-19. .

Njoftimi që ne po rishikojmë kryesisht i mungon në një kontekst më i gjerë, por në përgjithësi është i pavërtetë dhe ësht thirrje e qartë për anti-vaksinim bazuar në informacione të pavërteta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.