Një fjalim i Bill Gates i nxjerrë jashtë kontekstit aludon në mënyrë të rreme se ai po konspiron një “panel vdekjeje”

Фото: Принтскрин видео

Postimi manipulon një fragment të një interviste të korrikut 2010 të Bill Gates, të regjistruar në Institutin Aspen – një organizatë jofitimprurëse në Kolorado. Askund në video Gates nuk thotë se një panel vdekjesh do të kërkohet në të ardhmen për të ulur kostot e larta mjekësore. Edhe pse ai e përmend këtë në prezantimin e tij, ai shpjegon vetëm pse diskutimet për kostot e fundit të jetës janë bërë tabu dhe asnjëherë nuk e miraton këtë ide.

 

Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:

Mungon vullneti i mirë për PANELIN E VDEKJES… A ja vlen të shpenzosh një milion dollar për jetën e atij pacienti, a është më mirë për shembull ata 10 mësues të jetojnë edhe 3 muaj ose është më mirë të diskutohet PANELI i vdekjes dhe të bëhet eutanizimi i këtyre pacientëve. Sepse për t’i mbajtur ata në jetë për 3 muaj do të ketë kosto të larta, shumë të larta mjekësore.

Kundër këtij përkthimi të gabuar, në një videoklip të shpërndarë në postim, Bill Gates thotë:

…për shkak të kostove shumë të larta mjekësore dhe mungesës së vullnetit për të thënë: “Shpenzoi një milion dollarë për 3 muajt e fundit të atij pacienti,a nuk është më mirë te mos largojmë 10 mësues?”. Por quhet “panel vdekjeje” dhe ju nuk duhet ta bëni këtë diskutim.”

Në postimin që po shqyrtojmë, fjalimi i Gates është nxjerrë jashtë kontekstit. Videoja është e korrikut 2010, e regjistruar në Institutin Aspen i cili është një organizatë jofitimprurëse në Kolorado. Askund në video Gates nuk thotë se një panel vdekjesh do të kërkohet në të ardhmen për të ulur kostot e larta mjekësore.

Sidomos, që në prezantimin e Bill Gates nuk thuhet askund “a është më mirë për shembull ata 10 mësues të jetojnë 3 muaj më shumë, apo më mirë të diskutohet në PANEL për vdekjen dhe të vrasin ata pacientë”. Ky është një përkthim krejtësisht i gabuar. Nuk ka 10 mësues që supozohet të jetojnë 3 muaj më shumë dhe Gates nuk përmend asnjë “vdekje” të tyre nëpërmjet “paneleve të vdekjes”. Ai thjesht paraqet dilemën që ekziston në Shtetet e Bashkuara, e cila ka të bëjë me kostot e larta të trajtimit të disa pacientëve në fazën e fundit të jetës dhe thotë se shoqëria është përballur me sfidën nëse duhet t’i shpenzojë ato para për atë trajtim të shtrenjtë apo, për shembull, këto fonde duhet të shpenzohen për t’i mbajtur mësuesit në punë më gjatë. Kjo është e gjitha. Ai nuk deklarohet askund për asnjërin nga këto dy variante, por thotë se në SHBA një bisedë e tillë nuk bëhet për shkak të stigmës me tnr. “panelet e vdekjes”.

Sipas Associated Press, termi “panel i vdekjes” i referohet asaj që kritikët e quajnë një akt të kohës së Obamës që lejon sistemin e sigurimit shëndetësor të SHBA (Medicare) të paguajë mjekët për seancat e këshillimit vullnetar që trajtojnë çështjet e fundit të jetës për pacientët.

Siç shkruajnë verifikuesit e fakteve të Associated Press, megjithëse Gates përmend të ashtuquajturat panele vdekjeje në prezantimin e tij, ai shpjegon vetëm pse diskutimet për kostot e fundit të jetës janë bërë tabu dhe asnjëherë nuk e miraton idenë.

Një intervistë me Institutin Aspen në Kolorado, e realizuar nga drejtori i institutit në atë kohë, Walter Isaacson, flet për sistemin arsimor dhe shëndetësor. Isaacson pyet Gates nëse ai mendon se përqindja e produktit të brendshëm bruto që shkon për shëndetin është shumë e lartë.

Gates shpjegon se Shtetet e Bashkuara shpenzojnë 17 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për kujdesin shëndetësor, pavarësisht se kanë rezultate më të këqija shëndetësore dhe pabarazi shumë më të madhe se vendet e tjera të pasura.

Ai vazhdon duke thënë se ndërsa rriten kostot mjekësore, si në shtete ashtu edhe në programin federal Medicaid, kjo vë një tendosje në sektorë të tjerë. Ai jep shembullin e arsimit, duke thënë se kostot e larta të fundvitit të financuara nga programet shtetërore dhe federale kanë efektin e shkurtimit të fondeve për sektorë të tjerë, si pagat e mësuesve.

Ai më pas thotë se diskutimi publik për kostot e fundit të jetës është tabu dhe është quajtur “një panel vdekjeje nga disa njerëz”, sipas kontrolluesve të fakteve të Associated Press.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si një postim në të cilin mungon konteksti.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.