Një deponi e egër nuk mund ta njollosë Ohrin politikisht

 

Shkruan: Sonja Rillkovska

Po recenzojmë një lajm të publikuar në portalin Ohrid24 më datë 18 korrik të vitit 2020 dhe me titull „(FOTO) Pamje të pikëllueshme nga Ohri: paaftësi dhe anarki e LSDM-së“.

Titulli pretendon se pamjet janë të pikëllushme dhe ato janë shkas për të përcjellë komente të tipit “paaftësi dhe anarki” drejtuar LSDM-së si parti në pushtet në nivel lokal.

I gjithë teksti në fakt është një status në Facebook i Komisionit të infrastrukturës, urbanizmit dhe transportit të VMRO-DPMNE-së, të cilin ky portal e përcjell. Kryetari i komunës akuzohet për mbetjet ndërtimore të papastruara, që mund të shihen në tre fotografi. Madje thuhet që këto mbeturina janë në atë vend me muaj të tërë.

Si kanë filluar LSDM-ja vështirë se do e ruajnë statusin e Ohrit në UNESKO. Kryetari i komunës së Ohrit, Konstantin Georgievski prezanton një pasivitet dhe mosinteresim të plotë për gjendjen në të cilën gjendet kjo komunë. Në mes të sezonit turistik, sasi të mëdha të mbeturinave ndërtimore me muaj të tërë janë lënë pranë bregut të liqenit. Plazhin e dikurshëm të qytetit, LSDM-ja e ktheu në deponi të qytetit.  Konstantin Georgievski – edhe një kuadër i paaftë i LSDM-së, thuhet në tekstin e Komisionit të infrastrukturës, urbanizmit dhe transportit të VMRO-DPMNE-së.

Vërtetmatësi zbulon se fotografitë janë bërë në pjesën Daljan – Grashnicë, lokacion ky i njohur si deponi e egër e banorëve të pandërgjegjshëm të kësaj lagjeje. Sipas autoriteteve kompetente, ekipet e ndërmarrjes publike komunale punonjë në tre turne, vazhdimisht janë në terren, por për çdo ditë në lokacione të ndryshme krijohen deponi të egra të tjera.

Një lokacion me mbeturina nuk duhet dhe nuk mund të lidhet me statusin në UNESKO, posaçërisht nëse dihet se pikërisht kjo garniturë lokale tashmë pothuajse një vit po ndërmerr masa dhe aktivitete konkrete që Ohri të mund ta ruajë statusin si trashëgimi botërore natyrore dhe kulturore.

Portali i cili e përcjell këtë lajm, e bën këtë në një mënyrë aspak profesionale, duke e përcjellë statusin në Facebook të një komisioni partiak. Nuk është munduar aspak të theksojnë se ku janë bërë fotografitë, në cilin vend dhe kur. Nuk ka asnjë dëshmi se ato mbeturina janë lënë në atë vend për muaj të tërë.

Edhe më joprofesionale është që portali nuk ka tentuar aspak të kontaktojë  NP “Ohridski Komunalec“, që është kompetente për pastrimine  deponive, por pa kurrëfarë baze të gjithë fajin  e hedh mbi kryetarin e komunës dhe LSDM-në (neni 1. i Kodit Etik të gazetarëve).

 

 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.