Një deklaratë e pathënë e Nikollovskit – e ,,shartuar” në titull

 

Shkruan: Vane Trajkov

Në tekstin ,, Ljupço Nikollovski: Pas 15 korrikut kur do humbasim në zgjedhje, do shes në tezgë si shefi im Zoran Zaev’’ bëhet një tentativë për diskriminimin e një personi që në mënyrë të drejpërdrejtë është i përfshirë në zgjedhjet parlamentare. Pa asnjë burim, deklaratë apo qëndrim, autori i tekstit ka përdorur vetëm fotografi dhe konstatime, ndërkohë që me titullin e dhënë fitohet përshtypja se bëhet fjalë për një deklaratë të dhënë personalisht nga ish ministri Nikollovski, tani kandidat për deputet. Edhe pse në tekst thuhet se bëhet fjalë për një ,,parodi në stil anglez”, përsëri gazetari nuk guxon t’i ofrojë lexuesit një pasqyrë të gabuar dhe t’i shtrembërojë faktet. Pyetja është se sa nga lexuesit do e lexojnë tekstin deri te pjesa ku thuhet se ,,bëhet fjalë për një parodi”.

Këtu, në fakt, bëhet fjalë për një status në Facebook të ish ministrit Ljupço Nikollovski që tani është edhe bartës i listës së kandidatëve për deputet në Njësinë zgjedhore numër 3 nga Koalicioni ,,Мundemi’’. Në kuadër të fushatës parazgjedhore ai ka vizituar dhe ka realizuar takime me qytetarët në komunën Çeshinovë-Obleshevë ku edhe ka prezantuar programin zgjedhor, por askund nuk përmendet një deklaratë e tillë si ajo që është shkruar në tekstin  që po e recenzojmë.

,,Më gëzon optimizmi dhe besimi i qytetarëve në Çeshinovë-Obleshevë. Isha në treg, takova tregtarë, blerës, kalimtarë të rastit. U them, duhet punuar edhe më shumë, kemi nevojë për një standard më të mirë, por jemi më mirë nga ç’kemi qenë para tre viteve. As që mund të krahasohet” ka shkruar Nikollovski në profilin e tij në Facebook ku edhe ka postuar më shumë fotografi.

Me një tekst të këtillë përplot me konstatime të pambështetura është bërë një tentativë që të prezantohet një pasqyrë e gabuar për aktivitetet parazgjedhore të një kandidati për deputet, që bie ndesh me Коdin etik të gazetarëve. Jo vetëm që nuk është publikuar një informacion i saktë, por edhe nuk është kultivuar kultura e të shprehurit, e as etika, një nga parimet e Kodit etik të gazetarëve.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.