Një citim i rremë nga Zbigniew Brzezinski për shkatërrimin e supozuar të ortodoksisë
Burimet pro-ruse shpesh citojnë Brzezinskin për të përhapur dezinformata në lidhje me teoritë e konspiracionit dhe gënjeshtrat e tjera të ndryshme që rrethojnë gjeopolitikën. I tillë është shembulli i një postimi në Facebook që është objekt i këtij rishikimi dhe që lidhet me gjoja shkatërrimin e ortodoksisë
Ne po shqyrtojmë një postim në rrjetin social Facebook që përfshin një citim të supozuar nga Zbigniew Brzezinski, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare të presidentit amerikan Jimmy Carter:
Kemi mbaruar me komunizmin dhe tani është radha jonë të shkatërrojmë ortodoksinë. Deklarata e Zbigniew Brzezinskit.
Zbigniew Brzezinski ishte gjithashtu një politolog i famshëm me origjinë polake, autor i disa librave dhe për dekada këshilloi udhëheqës të tjerë amerikanë. Brzezinski vdiq në maj 2017, në moshën 89-vjeçare. Ai njihet edhe për citate dhe deklarata të rreme që i atribuohen prej vitesh.
Kontrolluesit e fakteve me bazë në Gjeorgji, Mith Detector hodhën poshtë pretendimin në vitin 2019 se citati në postimin që po shqyrtojmë i janë të Brzezinskit.
Në rishikimin e tyre, objekt i shqyrtimit është se Brzezinski gjoja tha se pas rënies së komunizmit, kishte vetëm një armik të demokracisë, dhe ai ishte krishterimi ortodoks. Një deklaratë apo citim i tillë i ish-diplomatit amerikan nuk ekziston. Në Gjeorgji u përhapën gënjeshtra të tjera, se në librin më të famshëm të Brzezinskit “The Grand Chessboard” (“The Grand Chessboard – American Leadership and Its Geostrategic Imperatives”), Ortodoksia gjoja paraqitej si armiku kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas rënies së komunizmit.
Një citim i tillë nuk mund të gjendet në libër. Autori e ka përmendur pesë herë krishterimin ortodoks, por jo në këtë kontekst. Ai shkruan se komunizmi e tradhtoi krishterimin ortodoks në Rusi dhe më pas shkruan për doktrinën dogmatike ortodokse të Bashkimit Sovjetik, transmeton “Mith Detector”.
Për më tepër, sipas verifikimit të fakteve EU vs Disinfo, nuk ka asnjë provë që Brzezinski ka thënë apo shkruar ndonjëherë diçka të tillë. Ekziston një burim që thotë se kur Brzezinski u pyet se kush ishte armiku numër 1 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai u përgjigj se Shtetet e Bashkuara nuk kishin një armik numër 1.
Institucionet perëndimore të dezinformimit kanë vërtetuar prej kohësh se burimet pro-ruse shpesh citojnë Brzezinskin për të përhapur dezinformata dhe për të publikuar teori konspirative dhe gënjeshtra të ndryshme.
Për të gjitha faktet e mësipërme, ne e vlerësojmë postimin që po shqyrtojmë si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari