Nikolla Gruevski

Nikolla Griuevski, lideri i VMRO DPMNE-së, kryeministër i mëhershëm shumëvjeçarë i qeverisë së Republikës së Maqedonisë

 

JETA PRIVATE

Nikolla Gruevski ka lindur në Shkup me 31 gusht të vitit 1970.

Babi i tij Tallo vjen prej fshatit Krushoradi në Maqedoninë e Egjeut, sot Republika e Greqisë. Talo është doktor shkencash në Universitetin e Beogradit dhe profesor shumëvjeçar në Fakultetin e Pylltarisë pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodij”.

Nëna e Nikolla Gruevskit është Nadezhda, e lindur në Shtip, motra e ministrit të parë për punë të brendshme në Republikën e Maqedonisë, Jordan Mijallkov.

Gruevski ka qenë i martuar me Suzana Arbutina, me të cilën nuk ka pasur fëmijë. Pas divorcit me gruan e parë, në maj të vitit 2007 është martuar me Borkica Gruevska (mbiemri i vajzërisë Mançeva), me të cilën ka dy vajza, Anastasija (2007) dhe Sofija (2010).

 

ARSIMI

Gruevski shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Prilep, pranë Universitetit “Shën Kliment Ohridski” – Manastir në vitin 1994. Është pasuruar me kualifikime në pazarin ndërkombëtar të kapitalit në Institutin e Londrës të letrave me vlerë në vitin 1996.

Ka kryer studimet master në Fakultetin Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup me 12 dhjetor të vitit 2006. Studimet e tij të magjistraturës, ngritën disa dyshime.

 

KARRIERA

Në periudhën e vitit 1995-1998 punon si drejtor në Departamentin e Sigurisë, plane dhe analiza në Bankën e Ballkanit në Shkup. Më pas vazhdon si drejtor në Bankën Botërore nga Republika e Maqedonisë dhe në Bankën Evropiane për rinovim dhe zhvillim. Ka qenë kryetar dhe themelues i asociacionit të RM-së (1998) dhe ka bërë transaksionin e parë në berzën e Maqedonisë.

Nikolla Gruevski, përndryshe është i njohur edhe si statist në Teatrin e Dramës në Shkup, kur përgjatë kohës së studimeve, në pjesën e parët të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, ka qenë pjesëmarrës në shfaqet “Çija si”( E kujt je), “Grev ose Shpicer” dhe “Harem” ndërsa ka qenë aktiv edhe në skenën e teatrit amator në Shkup. Karrierae  tij në Teatrin e Dramës, në skenën politike dhe në opinion shumë shpesh është theksuar në kontekste të ndryshme.

 

KARRIERA POLITIKE

Si Ministër i Tregtisë bëhet pjesë e qeverisë së Ljubço Georgievskit në fund të nëntorit të vitit 1998. Kah fundi i vitit 1999, Nikolla Gruevski është emëruar Ministër i Financave në vend të Boris Stojmenovit, përgjatë rikonstruktimit të qeverisë së Ljubço Gerogievskit. Pas iniciativës së Gruevskit intensifikohet procesi i denacinalizimit të pronës së nacionalizuar në periudhën 1945-1990. Ka implementuar reformat financiare mes të cilave edhe shtimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH), vendosja e faturave fiskale, kampanja e “Blej produkte maqedonase”, e markuar përmes logos së diellit të buzëqeshur. Revista “Forum” në vitit 2000 e shpall “Personaliteti i vitit” dhe e numëron mes dhjetë beqarëve të dëshiruar.

 

Lideri i VMRO DPMNE-së

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2002, në VMRO-DPMNE vazhdon periudha e trazirave brenda-partiake, pas të cilave Gruevski është zgjedhur lider i partisë, duke zëvendësuar kryetarin e atëhershëm Georgievskin. VMRO-DPMNE humb zgjedhjet presidenciale në vitin 2002, me çka në kongresin partiak në hotel “Panorama” ndodhi incidenti i armatosur dhe tentim për heqje të Gruevskit nga pozicioni i udhëheqësit të partisë. VMRO-DPMNE më pas morri dyfish më shumë kryetar komunash nga LSDM-ja qeverisëse në zgjedhjet lokale të vitit 2005, pas të cilave Gruevski deklaroi se ka pasur “shumë parregullsi në disa komuna” gjatë kohës së rrethit të dytë të zgjedhjeve.

VMRO-DPMNE fito zgjedhjet parlamentare në vitin 2006. Me 27 gusht Gruevski e formoi qeverinë e re, me të cilat pozicionet kyçe të ministrive i morën persona me moshë prej 30 vjeç. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008, fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, me çka shënohet edhe fitorja e dytë zgjedhore me radhë, duke fituar më shumë se gjysmën e mandateve në Kuvendin e RM-së. Ai bëri koalicion me BDI-në.

Në mandatin e Gruevskit u vendos edhe koncepti i taksave shtesë, ndërsa vëllimi i investimeve të huaja në periudhën 2007-2014 ka qenë 277 milion euro në vit. Mesatarja  e zhvillimit ekonomik në periudhën 2007-2013 ka kap vlerën prej 2,6%, përderisa papunësia është ulur për 36% në vitin 2006 në 28% në 2014. Janë ndërmarr masa për përmirësimin e klimës së biznesit, për shkak të të cilit “Doing Business” në vitin 2015 radhitin Maqedoninë ne vendin e 12 në botë sipas atij kriteri.

Gjatë kohës së Gruevskit arsimi i mesëm u bë i obligueshëm dhe u hapë dy universitete të reja shtetërore dhe mbi 20 fakultete shtetërore. Propozimi i tij për “provimin shtetëror” në fakultet nxitit protesta masive studentore kah fundi i vitit 2014, sepse studentët vlerësuan se qeveria rrezikon autonominë shtetërore. Nikolla Gruevski zbatoi masa për përmirësime në bujqësi, përgjatë të cilëve subvencionet për bujqësi u zmadhuan për tre herë më shumë në periudhën 2008-2015. Edhe përkrah këtyre masave, në këtë periudhë dy herë më shumë u zmadhua hyrja e produkteve të  ushqimit dhe materialeve.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos prej korrikut të vitit 2015, Nikolla Gruevski dha dorëheqje nga funksioni i kryeministrit me 15 janar të vitit 2016, e cila u pranua nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 18 janar të vitit 2016, kur edhe u votua qeveria teknike, e udhëhequr nga Emil Dimitriev.

 

Afera me bisedat e përgjuara
Lideri i LSDM-së Zoran Zae, në shkurt të vitit 2015 publikoi se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) me urdhër të Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit për shumë vite ka përgjuara ilegalisht mbi 20 mijë qytetarë. Në një pjesë të përgjimeve, Gruevski ka urdhëruar rrënim të objektit “Cosmos” për shkak të hakmarrjes politike ndaj biznesmenit Fijat Canoski. Në një bisedë tjetër, Gruevski ka porositur rrahjen e kryetarit të Komunës qendër Andrej Zhernovski, si dhe shembjen e ndërtesës së Komunës. Gruevski përmes MPB ka blerë veturë luksoze “Mercedes” prej 600 mijë uro, si dhe pronë në Vodno me hapësirë prej 11 mijë katrorëve.

 

Kritika për angazhimin e tij politik dhe qeveritar
Gazeta amerikane “Washington post” në vitin 2011 e ka portretizuar Gruevskin si të korruptuar dhe “populist të fuqishëm” i cili manipulon me mediumet e pavarura. Gruevski është kritikuar edhe nga Unioni Evropian për mosrespektim të lirisë së mediave, pavarësisë së gjyqësorit dhe dialogut politik. “Utrinski vesnik” pas daljes së përmbajtjes të publikuar nga Wikileaks se qeveria e kryeministrit Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt sistematikisht e kanë shfrytëzuar aparatin gjyqësor dhe represiv të shtetit që të largojnë nga politika personat që nuk kanë ndarë mendim të njëjtë me to. Në raportin e ekspertit ligjor gjerman Rajnhard Pribe nga maji i vitit 2015 është vërejtur edhe përzierja e qeverisë në punët e gjykatave, indikacioneve për krim zgjedhor, si dhe pasurim të jashtëligjshëm të funksionarëve qeveritar. Gjetjet e Pribes, si dhe materiali i përgjuar i shfaqur nga opozita, ishin bazë që Prokuroria Speciale Publike (PSP) të ngrit procedurë penale kundër ministrave të qeverisë së Gruevskit për mashtrime zgjedhore.

Me 12.04.2016 me “Aktin për Abolim të përgjithshëm” nga ana e presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Nikolla Gruevski ishte aboluar 5 herë për çështje të ndryshme.

 

BURIME

Ueb-faqja e VMRO DPMNE-së: Biografia e Nikolla Grevskit

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit,projektit për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetarëve,i realizuar nga  Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci (BTD – The Balkan Trust for Democracy), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, NED-it dhe BTD-së.