Nikolla Gruevski: Maqedonia është e katërta në Evropë me nivel më të ulët të borxhit

Politikat ekonomike të Qeverisë u treguan shumë të drejta, veçanërisht politika e pagesës së borxheve, e cila kontribuoi që në këtë moment të jemi në vendin e katërt me nivel më të ulët të borxhit, me përqindje prej vetëm 26% të PBB-së, që paraqet treguesin më të mirë për politikën e shëndoshë ekonomike të kësaj qeverie. [Data: 24.04.2012 | Burimi: Тоçka]

Arsyetim:

Sipas raportit të FMN-së të prillit të vitit 2012, përqindja e borxhit të Maqedonisë është 26,7% e PBB-së. Me këtë përqindje, Maqedonia gjendet në vendin e 10-të në listën e vendeve evropiane, e jo në vendin e 4, siç deklaron kryeministri. Para Maqedonisë, në listë gjenden Norvegjia (-173,6%), Finlanda (-57%), Suedia (-20,1%), Bullgaria (-4,2%), Estonia (1,9%), Zvicra (6,4%), Danimarka (8,4%), Moldavia (22,5%) dhe Polonia (25,1%). Sipas kësaj, kjo deklaratë e kryeministrit Gruevski mund të karakterizohet si e pavërtetë.

Linke:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.