Nikolla Bakraçeski
JETA PRIVATE
Kryetari aktual i Ohrit, Nikolla Bakraçeski ka lindur me 18 nëntor të vitit 1970 në Strugë, ndërsa familja e tij ka prejardhje nga një fshat i Strugës, Radozhda. Fëmijërinë e hershme e ka kaluar në Strugë, më pas së bashku me nënën e tij dhe vëllanë e tij shpërngulen në Ohër.
Pasion ka peshkimin, për rekreacion luan basket, futboll dhe hendboll. Gjithashtu pëlqen ecjen, notin dhe merret me alpinizëm dhe fitness.
Është baba i dy fëmijëve, Naum dhe Gorazd.
ARSIMIMI
Shkollimin e mesëm e ka kryer në gjimnazin “Shën Klimenti i Ohrit” në Ohër në vitin 18989.
Me mesatare 9,3 diplomon në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup në vitin 1995. Ka marrë licencë mjekësore në vitin 1996.
Ka specializuar më mjekësinë Interne pranë Katedrës për mjekësi interne në Fakultetin e mjekësisë – Shkup prej shkurtit të vitit 1998 deri në prill të vitit 2002, kur e ka kaluar provimin për specializim,
Ka specializuar në kardiologji në Institutin për sëmundje koronare – Shkup, në nëntor të vitit 2009.
Në tetor të vitit 2011 ka filluar në studimet në doktoraturë në Mjekësi klinike në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” – Shkup
Flet gjuhen angleze, serbe, kroate, gjuhën bullgare, dhe shërbehet edhe me gjuhën shqipe.
KARRIERA
1. Drejtor i ISHP Enti për parandalim, mjekim dhe rehabilitim – Ohër, ( prej korrikut të vitit 2006 deri ne marrjen e funksionit të kryetarit të komunës në Ohër)
2. Drejtor i Njësisë së punës për intervenim kardiologjik ISHP Enti për parandalim, mjekim dhe rehabilitim – Ohër, ( prej korrikut të vitit 2006)
3. Udhëheqës kujdesit intensiv, ISHP Enti për parandalim, mjekim dhe rehabilitim – Ohër, ( maj 2002 – korrik 2006)
4. Udhëheqës i departamentit spitalor, ISHP Enti për parandalim, mjekim dhe rehabilitim – Ohër, ( maj 2002 – korrik 2006)
5. Përgjegjës për Klubin shkencor, ISHP Enti për parandalim, mjekim dhe rehabilitim – Ohër (prej qershorit të vitit 2003)
6. Udhëheqës i Kabinetit ehokardiografisë, Spitali i specializaur për kardiokirurgji “Filipi i dytë” – Shkup (nëntor i vitit 2001 – prill 2002)
7. Asistent kardiolog, Spitali për kardiokirurgji “Filipi i dytë” – Shkup (nëntor i vitit 2001 – prill 2002)
8. Stazhin e specializimit, Klinikat interne, Qendra klinike – Shkup (shkurt 1998 – prill 2002)
9. Doktor i mjekësisë, ISHP Enti për parandalim, mjekim dhe rehabilitim – Ohër (dhjetor i vitit 1996 – shkurt 1998); • Mjek sekondar në kujdesin intensiv në Institutin për sëmundje të zemrës – Shkup (shkurt 1997 – qershor 1997)
10. Doktor sekondar, kabineti i ehookardiografisë Instituti për për sëmundje koronare – Shkup (qershor 1997 – dhjetor 1997);
11. Mjek sekondar, Instituti për për sëmundje koronare – Dedinje, Beograd, Serbi (janar 2000 – qershor 2000); Kurs trajnimi në ehookardiografinë e avancuar, Kardiologjia invazive dhe Elektrofiziolohja
12. Mjek sekondar në Spitalin e specializuar për kardiokirurgji “Filipi i dytë” – Shkup (nëntor 2000 – nëntor 2001)
Punë plotësuese:
1) Koautor i librit „Mаnagement of Complex Cardiovascular Problems”, Bleckwell Futura Koautor i librit
2) Koautor i librit „Textbook of Advanced Interventional Cardiology” Bleckwell Futura
3) Koautor i librit „Practical Handbook of Advanced Interventional Cardiology, TIPS and TRICKS ( fourth edition 2013)
KARRIERA POLITIKE
-Mandatin zyrtar si Kryetar i Komunës së Ohrit, Dr. Nikolla Bakraçeski e filloi me 03.04.2013, pas fitores në rrethin e parë në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
BURIME
Ueb-faqja e Nikolla Barkaçeskit: Biografia
Ueb-faqja e Komunës së Ohrit: Biografia e kryetarit të komunës
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari