Nikola Gruevski: 6% e PBB-së së vendit ndahet për arsim

Madje 6% e prodhimit bruto të brendshëm të vendit ndahen për arsimin, që është mbi mesataren e BE-së ku ndahen 5,5 përqind. [Data: 25.10.2012 | Burimi: Televizioni Sitel]

Arsyetim:

Sipas informatave të fundit nga Enti statistikor i Republikës së Maqedonisë të publikuara më 10 tetor 2012, prodhimi bruto i brendshëm i vendit ishte 461730 milionë denarë. Nga ana tjetër, në buxhetin e këtij viti, në pjesën e arsimit janë ndarë rreth 22000 milionë denarë. Në se llogaritet si përqindje, për arsim janë ndarë 4,74% të prodhimit të brendshëm të vendit. Nëse merret parasysh viti i kaluar 2011, në pjesën e arsimit, në buxhetin e atëhershëm janë ndarë 21283 milionë denarë, ose në përqindje 4,6% nga prodhimi bruto i brendshëm. Këto numra dallojnë nga ato të kryeministrit prej 6%, dhe janë më pak se mesatarja e BE-së prej 5,5%. Sipas kësaj, deklarata e kryeministrit Gruevski vlerësohet si e pavërtetë.

Linke:

Vlerësuar nga: Dejan Dimitrievski

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.