Ngadalë ndryshohen ligjet për administratën publike

Фото: pixabay.com

Ligjet që rregullojnë punën e administratës publike ekzistojnë dhe kanë qenë objekt, por ende janë objekt, i ndryshimeve të pjesshme, plotësimeve apo ndryshimeve të plota. Megjithatë, këto përmirësime në zgjidhjet ligjore janë më të ngadalta se sa pritej, sipas Raportit të “Metamorfozis” për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, i cili përshkruan gjendjen e procesit të reformave nga viti 2021, deri më 31 mars 2022.

 

 

Ekzistojnë strategji dhe ligje mbi të cilat ka proces të vazhdueshëm të reformave në administratën publike. Bëhet fjalë për dy dokumente themelore në fushën e planifikimit strategjik, që janë Strategjia për RAP 2018-2022 dhe Plani i Veprimit i Strategjisë për Reforma në AP 2018-2022.

Përveç këtyre, ekzistojnë edhe dokumente të tjera strategjike, si Strategjia dhe plani i veprimit për të dhënat e hapura, si dhe disa dokumente strategjike dhe plane veprimi të Ministrisë kompetente për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA), ndërsa të gjitha reformat duhet të mbikëqyren nga një organ i centralizuar i quajtur Këshilli për Reforma në AP, i krijuar në dhjetor 2017, me çka raporti i fundit për seancat e mbajtura në faqen e qeverisë daton për seancën e nëntë, nga korriku 2021.

Ajo që mungon apo vonohet në këtë pjesë të strategjive dhe planifikimit strategjik, sipas ekspertëve me të cilët biseduam në kuadër të fokus grupit, është vlerësimi i cilësisë së strategjive dhe zbatimi i tyre në përgjithësi. Një vlerësim i tillë i jashtëm është paraparë sidomos për strategjinë kryesore për reformat në AP, megjithatë procesi vonohet dhe supozohet se është për shkak të ndryshimit të qeverisë dhe emërimit të ministrit të ri në MSHIA. Sa i përket vlerësimeve gjashtëmujore dhe vjetore të bëra nga MSHIA së bashku me institucionet tjera kompetente, sipas ekspertëve të fokus grupit, bëhet fjalë për vlerësim të zhveshur statistikor për atë se sa nga masat dhe detyrat sipas Planit të Veprimit janë realizuar, dhe jo edhe për vlerësimin cilësor të ndryshimeve të bëra. Duke parë efektin sasior të të gjitha raporteve të deritanishme, dhe duke qenë se Plani i Veprimit dhe vetë strategjia kanë një afat kohor deri në vitin 2022, një ekspert vlerësoi se do të ishte mirë që 60 për qind e detyrave të parashikuara në plan të arriheshin, kumulativisht për të 4 nënfushat reformuese të Reformave në Administratën Publike.

 

Kornizë ligjore ka, ndryshimi shkon ngadalë

Ligjet që rregullojnë punën e administratës ekzistojnë dhe kanë qenë objekt, por janë ende, i ndryshimeve të pjesshme, plotësimeve apo ndryshime të plota. Megjithatë, këto përmirësime në zgjidhjet ligjore janë më të ngadalta se sa pritej. Tri zgjidhjet kryesore ligjore për punën e administratës janë Ligji për të punësuarit në sektorin publik (LPSP), Ligji për nëpunësit administrativë dhe Projektdrafti ligjor për shërbimin e lartë drejtues (LSHLD). Dy të parat janë miratuar në vitin 2014, pas së cilës të gjitha aktet për sistemim dhe organizim në shërbimet publike duhet të dorëzohen për miratim në MSHIA. Ligji i tretë nuk ka hyrë asnjëherë në fuqi deri më tani, dmth, ai nuk u dorëzua asnjëherë në Kuvend, megjithëse ideja për zhvillimin e tij u shfaq në vitin 2019 dhe u promovua nga ministri i atëhershëm i Shoqërisë së Informatike dhe Administratës. Në vitin 2019 u miratuan tre ligje të reja që janë të nevojshme për digjitalizim, pra për shërbimet elektronike që administrata duhet t’u ofrojë qytetarëve.

Si një nga problemet kryesore që mund të konstatohet në kornizën ligjore është Ligji për organizimin dhe punën e administratës shtetërore (LOPASH), i cili si domosdoshmëri e një zgjidhjeje të re ligjore është theksuar në Raportin e fundit të BE-së për RMV-në dhe si një nga tre prioritetet në periudhën e ardhshme dhe fjalia e parë në rubrikën Përgjegjësitë e administratës.

Hetimi se ku kanë ngecur gjërat u zbardh me dy të dhëna. Qeveria e ka shqyrtuar tashmë statusin e këtij projekti në seancën e 23-të, në mars 2022, si pika 139 e rendit të ditës me titull: Informacion mbi statusin e realizimit të aktiviteteve në kuadër të projektit IPA 2017 “Mbështetje për riorganizimin e shtetit”. Në konferencën e fundit për media të MSHIA-së, në muajin mars, më 30 mars 2022, ministri kompetent njoftoi se atëherë ishte marrë vendim që të obligohen tri ministritë, MSHIA, e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, dhe e Ekonomisë që të fillojnë përgatitjet për zbatimi i organizimit të ri si pilot-ministri, pasi të miratohet ligji.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.