Nga kompjuterët „No name“ deri te gjykimet online

Фото: pixabay.com

Nëse shikohet detajisht Analiza funksionale e gjykatave themelore në RMV e prezantuar në nëntor të vitit 2021, e me qëllim që të fitohet pasqyra reale e pajisjeve IT në gjyqësi, mund të hasen edhe të dhëna bizare kur numërohen pajisjet ekzistuese nëpër gjykata, theksohet në Raportin  e ,,Metamorfozis’’ për reformat në gjyqësi me titull:Gjyqësia ka nevojë për një booster’’ dozë financiare.

 

Si një shembull i zgjedhur në mënyrë të rastësishme në Raport do të shqyrtohet Gjykata themelore në Ohër. Në përshkrimin e pajisjeve harduer, në pjesën e kompjuterëve, janë raportuar 89 stacione punuese (me shumë gjasa desktop kompjuterë, se për lap-top-ë gjykata nuk ka dorëzuar të dhëna). Janë blerë në periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2019. Furnizimet më të fundit janë kryer në vitet 2018 dhe 2019 edhe atë 22 stacione punuese Lenovo.

Mirëpo, ajo çka është një përshkrim ilustrues i fragmentizimit gjatë furnizimeve dhe gjendjes me pajisjet IT, patjetër që është e dhëna mbresëlënëse se në këtë Gjykatë themelore ekzistojnë 13 kompjuterë të shënuar si „No name”, shumica të blerë në vitin 2008 dhe 2 në vitin 2016!

Për fat të mirë, në analizën funksionale, përveç këtij shembulli, nuk mund të hasen pjesë të tjera të pajisjeve IT në gjyqësi që janë „No name”.

Një shembull tjetër, por i kundërt, është Gjykata themelore në Kavadar. Edhe pse vetë Gjykata ka shënuar se ka nevojë për pajisje, sidomos në pjesën e zgjidhjes së serverit e cila është prej vitit 2014, me pajisjen mesatare aktuale me kompjuterë dhe softuer, gjatë vitit 2020, për shkak të pandemisë dhe rekomandimeve për mbrojtje, arriti që ta kryejë gjykimin e parë online në historinë e gjyqësisë të RMV-së për vepër penale „grabitje“.

 

STRATEGJIA NUK DO TË MUND TË APLIKOHET ME PAJISJET IT EKZISTUESE

Në konstatimet e kësaj Analize funksionale të gjykatave themelore në RMV, në lidhje me IT, theksohen edhe konstatimet alarmante në vijim:

Dërgimi i shkresave deri te palët paraqet një sfidë për gjykatat themelore dhe ndikon në efektivitetin e procedurave gjyqësore. Lidhja elektronike e gjykatave ende është jofunksionale, përveç për avokatët, noterët, përmbaruesit dhe palët e regjistruarа në procedurë që komunikojnë nëpërmjet adresave elektronike. Dërgimi i aktgjykimeve, ftesave për seanca, vendimeve, vërtetimeve, çertifikatave etj, bëhet personalisht nëpërmjet të postës ose korrierit të gjykatës. Ka nevojë për analizë të zbatimit të deritanishëm të dispozitave procedurale dhe përcaktimit të arsyeve për kryerjen e vështirësuar të dërgesave të gjykatës… Dërgimin elektronik e përdorin palët dhe avokatët që janë të regjistruar paraprakisht në portalit e gjykatës dhe të cilët posedojnë çertifikatë elektronike për identifikim, me çka komunikimi është i njëkahshëm, gjegjësisht vetëm prej gjykatës deri te palët dhe avokatët. Problematike është se ky komunikim është i njëkahshëm dhe avokatët dhe palët nuk mund të dërgojnë shkresa deri te gjykata themelore, që ndikon mbi efikasitetin dhe ekonomizmin e gjykatës (Konkluzionet 4 dhe 5 të Аnalizës në faqet 381 dhe 382).

Si dhe konkluzioni që thekson mjetet teknike si faktor për realizueshmërinë e qëllimeve të strategjisë IT:

Gjykatat themelore kanë pajisje të vjetruara informatike, të cilat nuk i plotësojnë nevojat për implementimin e sistemeve të reja IT. Mbi efikasitetin kanë ndikim edhe pajisjet harduerike, të cilat në pjesën më të madhe të gjykatave janë të vjetruara dhe të prishura dhe e vështirësojnë aplikimin e zgjidhjeve softuerike që përdoren nëpër gjykata dhe kufizohet aplikimi i proceseve të reja IT. (Konkluzioni 7 i Аnalizës ref. 13 dhe 28, fq. 382)

 

 

Sa i përket IKT Strategjisë dhe efikasitetit dhe mundësisë për qasje deri te drejtësia nëpërmjet digjitalizimit, mendimi i ekspertëve të fokus-grupit është se duhet pasur një kujdes të veçantë gjatë procesit të digjitalizimit në pjesën e gjykimeve online. Sipas këtyre mendimeve, digjitalizimi do të jetë posaçërisht i dobishëm në pjesën e shërbimeve dhe lidhjes midis vetë gjykatave, si dhe midis gjykatave dhe institucioneve të tjera, mirëpo në pjesën e gjykimeve online ekzistojnë edhe çështje etike dhe praktike. Prej te udhëheqja e procedurës gjyqësore dhe pengesat gjatë veprimeve procedurale, pyetjet e kryqëzuara, dëshmitarët e mbrojtur etj, e deri te qasja te provat dhe materialet e lidhura me procesin.

Në fakt, kujdesi sugjerohet edhe nga ana e rekomandimeve të Komisionit evropian për efikasitet të drejtësisë pranë Këshillit të Evropës CEPEJ, i cili në vitin 2018 miratoi Kartën etike për zbatimin e inteligjencës artificiale në gjyqësi, e cila bazohet në 5 parime, prej të cilave njëri është i lidhur direkt me respektimin e të drejtave të njeriut:

Parimi i respektimit të të drejtave fondamentale: të sigurohet krijimi dhe aplikimi i mjeteve elektronike dhe shërbimet të jenë kompatibile me të drejtat themelore.

I njëjti trup i Këshillit të Evropës kthehet te kjo temë në vitin 2020, me një Deklaratë të titulluar „Mësimet e mësuara dhe sfidat për gjyqësinë gjatë dhe pas pandemisë së Kovid-19”, me çka theksohet se:

IT zgjidhjet siç janë shërbimet online, marrja e deklarimeve dhe në pyetje në largësi dhe videokonferencat, njëlloj si dhe mjetet e zhvillimit të ardhshëm të drejtësisë digjitale, gjithmonë duhet t’i respektojnë të drejtat themelore dhe parimet e gjykimit të drejtë

 

MBËSHTETJE ME MJETE VENDORE NË VLERË PREJ MBI 1,5 MILIONË EUROSH PËR VITIN 2022

Duke e pasur parasysh gjendjen e keqe të vazhdueshme me TKI në gjyqësi dhe prokurori, Ministria e drejtësisë dhe Ministria e financave për vitin 2022 kanë paraparë një mbështetje nga buxheti vendor prej mbi 1,5 milionë eurosh, që janë të dedikuara për pajisje të reja harduerike, kryesisht për serverë, por edhe mjete të tjera për të gjitha gjykatat.

Gjyqtari Llazar Nanev, i cili e udhëheq procesin e digjitalizimit qysh prej në shtator të vitit 2021, në një Konfеrencë kushtuar digjitalizimit precizoi se:

Për vitin 2022 janë paraparë furnizime me 800 kompjuterë, 650 printerë, 270 skanerë dhe fotokopjues, me të cilat do të furnizohen gjykatat e të gjitha niveleve në vend.

Atëkohë Nanev njoftoi se deri në fund të këtij vitit planifikohet që si pjesë e digjitalizimit të lidhen të paktën 15 institucione nga gjithsej 85, me të cilat gjykatat komunikojnë në bazë ditore, të bëhet avancimi i sistemit AKMIS, një proces që rrjedh, i cili do të sjellë deri te treguesit më precizë statistikorë për punën e gjykatave dhe gjyqtarëve mbi lëndët në gjyqësi, zhvillim të sistemit për dërgesa elektronike, i cili nga njëkahësh që është tani do të bëhet dykahësh 100 përqind, dhe zhvillim të aplikacionit celular E-gjykatë, i cili do t’u mundësojë të gjithë palëve në procedurë ta ndjekin rrjedhën e procedurës, seancat e caktuara dhe provat e parashtruara deri në një shkallë që do të jetë e pranueshme nga aspekti i sigurisë.

Nga Ministria e drejtësisë për nevojat e këtij raporti theksuan se deri në fund të vitit 2021 mund të konstatohet se është përfunduar me procedurat e tenderimit dhe është filluar me furnizimin dhe instalimin e pajisjeve për pesë pilot-gjykata me ndihmën e mjeteve nga Misioni i OSBE-së, e se paralelisht rrjedh edhe rregullimi i brendshëm i sallave të gjykimit tek pesë gjykatat me mjete financiare nga buxheti i Gjykatave. Ministria më tej thekson se janë ballafaquar me anulim të tenderit për furnizim publik në dy raste „për shkak të mundesës së pasjieve IT konform specifikacioneve teknike”, shkaktuar nga interesi global për furnizim me pajisje IT, dhe zvogëlimi i prodhimit të tyre, me çka është prolonguar procesi për shkak të „kërkimit të alternativës për zëvendësim të pajisjeve”.

 

Sa i përket pajisjes të sallave të tjera të gjykimit në 34 gjykata në vend Ju njoftojmë se gjithashtu ka filluar plotësisht procesi i tenderimit nga ana e donatorit, janë siguruar dhe analizuar plotësisht të dhënat që kanë të bëjnë me specifikacionin e nevojshëm për çdo sallë gjykimi në veçanti. Pandemia e Kovid-19 e prolongoi procesin e prokurimit të pajisjeve. Në fillim të vitit të ardhshëm, Janar 2022, priten të vijnë katër IT ekspertë prej jashtë shtetit, të angazhuar nga donatorët, që të jenë të pranishëm për definim të specifikacionit dhe analizë të kompletuar për hapje dhe shpallje të mëtutjeshme të tenderëve për prokurim (furnizim) me pajisje, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së drejtësisë.

Nga atje konfirmojnë se „90 milionë denarë ose 1,5 milionë euro janë paraparë për furnizim me serverë për të gjitha gjykatat, me atë që është në vijim tenderi për furnizim publik. 90 milionë denarë që janë të parapara për këtë tender transferohen edhe për vitin e ardhshëm, e në mënyrë plotësuese nga buxheti i vitit 2022, janë siguruar edhe 20 milionë denarë për pajisje hardueri, softueri dhe servera”.

Procesi i digjitalizimit, prej të cilit varen edhe parametrat e tjerë në bazë të të cilave vlerësohet gjyqësia, është e qartë se ka „lëvizur nga pika zero” dhe është premtues. Gjithsesi, ky është një proces shumë i ndërlikuar dhe nuk do të rrjedhë me një shpejtësi marramendëse pikërisht për shkak të ndërlikueshmërisë, ndërsa një nga sfidat, sipas ekspertëve të fokus-grupit, do të jetë edhe ndryshimi i domosdoshëm i legjislaturës për shkak të harmonizimit me procesin e digjitalizimit. „.Do të jenë të domosdoshme harmonizime dhe ndryshime të mbi 200 ligjeve në vend, e nga Ministria e drejtësisë presin që i gjithë ky proces të përfundojë në qershor të vitit 2022, që është një sfidë shumë e madhe”, na potencoi një ekspert nga fokus grupi, që flet qartë se për çfarë procesi të ndërlikuar bëhet fjalë.

 


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.