Nëse Kamçev ka pasaportë, Milloshoski ka të drejtë të negociojë për PSP-në
Prokurorja speciale Katica Janeva dha deklaratë në lidhje me fatin e PSP dhe ligjin e ri të cilin e vlerësojmë si jokonsekuent:
Nuk pres probleme të mëdha me ligjin e ri, por është neni 10.. Unë mendojë se edhe ndërkombëtarët dhanë drejtime të qarta si edhe pozita, përveç opozitës e cila është e prekur personalisht. Në këtë rast reziston, por mendoj se edhe këtë do ta tejkalojmë. Nuk mund të negociojë një person i cili është i përfshirë në lëndë parahetimore dhe hetimore dhe jep kualifikime për PSP, për personalitetin tim, ose për çdo çështje lidhur me PSP. Këtu kam në mendje Antonio Milloshoskin i cili shumë entuziazmohet në deklaratat e tij
[Burimi: TV21\Antonio Milloshoski entuziazmohet shume…, data 05.06.2019]
ARSYETIM:
Prokurorja Speciale dhe kryetarja e PSP Katica Janeva, sipas transmetimit në më shumë mediume, ka dhënë deklaratë e cila është jokonsekuente në raport me pjesëmarrjen e deputetit Antonio Milloshoski në negociata mes qeverisë dhe opozitës për ligjin e ri për prokurori publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe fati i PSP-së.
Janeva, më saktë, ia konteston të drejtën Milloshoskit që të merr pjesë në negociata nga ana e opozitës për atë se tashmë është i përfshirë në dy lëndë, “një në parahetimore dhe hetimore”, dhe plus “ka dhënë kualifikime për personalitetin e prokurores ose për çdo pyetje që lidhet me PSP”, me ç’rast “është entuziazmuar shumë në deklaratat e tij”.
Deklarata e Janevës është tërësisht jokonsekuente në pajtim me Kushtetutën, ligjin, dhe konventat ndërkombëtare që janë pjesë e sistemit tonë ligjor edhe këtë Janeva me siguri e di shumë mirë, prej këtu, nuk është e qartë se përse ka dhënë deklaratë me të cilën de fakto, harron pandehjen për pafajësi.
Çdo person i akuzuar vlerësohet si i pafajshëm përderisa faji i tij mos të përcaktohet me vendim gjyqësor – thuhet në Nenin 13 të Kushtetutës së RMV
Prej këtu, Milloshoski i cili nuk ka asnjë akuzë, por është person i cili hetohet nga PSP për vepra penale, akoma është person i pafajshëm dhe i cili sipas Kushtetutë dhe ligjeve është i barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë në vend. Përkrah kësaj, si deputet dhe funksionarë i lartë i partisë VMRO-DPMNE, parti kryesore opozitare në shtet, ai mund të merr pjesë në negociata për ligjet, pavarësisht nëse Janeva mendon se kjo moralisht është e papranueshme dhe se ai shumë entuziazmohet.
Fundja, vet Janeva në të njëjtën deklaratë, por këtë herë për çështjen e lejes nga PSP për shfrytëzimin e pasaportës së Orce Kamçev, i cili po ashtu është person që hetohet, thuhet se prezumimi i pafajsisë duhet të respektohet:
E dini, për shkak të hamendësimit, se përderisa nuk gjykohet njeriu i cili është i pafajshëm, e njëjta ndodhi edhe me Orce Kamçev dhe duhet të lejojmë që të rrjedhja e financave në llogari të personave ligjor të vazhdojnë sepse bëhet fjalë për shumë të punësuar të cilët po ashtu duhet të marrin kompensime mujore, deklaroi Katica Janeva – PSP.
Atëherë përse trajtim tjetër për Milloshoskin? Nëse Janeva ka menduar për papajtueshmëri morale të Milloshoski të merr pjesë në negociata, atëherë është dashur që ta potencojë, por edhe atëherë mbetet dilema për konsekuencë, sepse opinioni nuk duhet të inicohet, nga ajo nëse për ndonjë deputet ka procedurë hetimore ose parahetimore, sepse të përsërisim, është i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet e kundërta.
Për shkak të argumenteve të thëna më lartë mund të jepet vlerësimi se deklarata e Janevas është jokonsekuente.
BURIME:
- 21ТВ – Јанева: Антонио Милошоски многу се занесува во своите изјави – [Проверено на 05.06.2019]
- НОВАТВ – Милошоски не може да преговара за СЈО, за него има истраги – [Проверено на 05.06.2019]
- Републикa – Јанева:Антонио Милиошоски многу се занесува во своите изјави
- Собрание на РСМ – УСТАВ на РСМ – [Проверено на 05.06.2019]
- ТВ 21 (05.06.2019): Повеќе од обвинетите барале од СЈО да им се вратат пасошите [Проверено на 05.06.2019]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari