Nëse afër trupave të civilëve në Buça nuk ka pasur gjak, kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur krime

Фото: Принтскрин, видео на

Në pamjet satelitore nga terreni, të cilat u publikuan nga mediat, thuhet se disa prej trupave të të vrarëve në Buça kanë qëndruar me javë të tëra në të njëjtin vend, që do të thotë se edhe nëse do të kishte pasur gjak, ai tashmë do të ishte hequr nga ngjarjet atmosferike në momentin kur janë bërë fotot dhe kur gazetarët hynë në Buça, një periferi e Kievit në Ukrainë

 

 

Recensojmë një postim në rrjetin social Facebook, në të cilin vihen në pikëpyetje vrasjet e civilëve në periferi të Kievit, Buça, pasi sipas postimit nuk ka pasur asnjë pikë gjaku pranë asnjërit prej të vrarëve. Në këtë rast, konsiderojmë se konteksti mungon, për disa arsye që i shpjegojmë më poshtë.

Në postim thuhet:

Në një TV pashë pamje me njerëz të vrarë në rrugë. Është interesante se nuk pashë asnjë pikë gjaku pranë asnjërit prej të vrarëve. E parë tashmë në TV, thuhet në postimin që po e recensojmë.

Bëhet fjalë për periferinë Buça, ku u gjetën trupa në rrugë dhe varreza masive. Një reporter i agjencisë së lajmeve AFP në Buça, afër Kievit, i cili ishte në terren, numëroi të paktën 20 trupa, ndërsa një person kishte duart e lidhura.

Forcat ukrainase rifituan kontrollin e qytetit këtë javë dhe fotot tregojnë shkatërrim të gjerë. Postimi që po shqyrtojmë aludon për faktin se asnjë prej të vrarëve nuk ka pasur gjak. Në këtë deklaratë konsiderojmë se ka munguar konteksti.

pamjet satelitore nga terreni, të publikuara nga mediat, thuhet se trupat e të vrarëve kanë qenë në Buça me javë, që do të thotë se edhe nëse do të kishte pasur gjak, ai do të ishte hequr tashmë nga ngjarjet atmosferike në kohën kur u shkrepën fotot dhe kur gazetarët hynë në Buça.

Hulumtimi i gazetës “New York Times” tregon diçka edhe më shumë: në pamjet satelitore të kompanisë amerikane Maxar, konstatohet se kufomat ndodheshin në rrugën “Yablunska” që nga 19 marsi, disa edhe nga 11 marsi. Një krahasim “para dhe pas” midis imazheve satelitore të 19 marsit dhe videos virale të mësipërme nga 2 prilli tregon trupat e shtrirë në rrugë në të njëjtin pozicion. Këto regjistrime flasin qartë kundër pretendimit rus, sipas të cilit kufomat u shfaqën vetëm pas tërheqjes së trupave ruse më 30 mars, shkruan Deutsche Welle.

Nëse merren parasysh këto pretendime, kjo do të thotë se disa prej trupave kanë qenë në rrugë për më shumë se tre javë, madje edhe nëse ka pasur gjurmë të përgjakshme përreth, është shumë e pritshme që ato të mos jenë më aty, veçanërisht pasi që në muajin mars ka pasur edhe reshje shiu, mjegull dhe kushte të tjera të motit në këtë periferi.

Sulmi në Buça dhe pasojat e tij në popullatën civile ndërkohë janë dokumentuar në detaje nga një numër i madh gazetarësh dhe në këtë rast nuk mund të pretendohet apo aludohet se është një skenar i sajuar. Për të njëjtën ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë dhe politikanë të shquar, të cilët kërkuan përgjegjësi dhe përgjigje për rastin dhe nuk ka gjasa që të gjithë ata persona të jenë mashtruar për vrasje që indirekt pretendohet se nuk ekzistojnë, si në rastin e postimit që është subjekt i këtij recensimi.

Faktet mjekësore thonë se nuk do të thotë domosdoshmërisht se nëse një person i caktuar është qëlluar, ai duhet të ketë gjakderdhje të dukshme.

Shpërthimet e dhunshme të gjakut që shihni në filma janë thjesht për efekt dramatik dhe nuk janë shumë realiste, shkruan Science Focus.

Në të njëjtin artikull thuhet se gjithçka varet se ku ndodh lëndimi pas shkrepjes së plumbave dhe se shumë shpesh, nëse personi qëllohet në bark, mund të ndodhë gjakderdhje e brendshme dhe të mos jetë e dukshme, pra nuk ka gjak afër personit.

Për shkak të të gjithave më lart, vlerësojmë se ka munguar konteksti i postimit që po shqyrtojmë. Për shkak të kësaj, mund të ndodhë që përdoruesit e rrjetit social të mendojnë se kjo i përgënjeshtron faktet se në Buça ka ndodhur realisht masakër ndaj popullatës civile, gjë që tashmë është konfirmuar dhe dokumentuar me video, regjistrime dhe deklarata të dëshmitarëve okularë.




Qries


Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.