Në videon nga hoteli në Stamboll nuk shihen pasagjerët që humbën jetën në aksidentin fatal

Фото: Принтскрин видео

Kompania “Besa Trans” ka mohuar se në videon e shpërndarë në Facebook është autobusi i djegur. Nuk ka asnjë dëshmi se pasagjerët e aksidentit janë në videon e treguar. Videoja nuk tregon se cili pasagjer hip në cilin autobus, por vetëm se si presin para hotelit

Kompania “Besa Trans” ka mohuar se në videon e shpërndarë në Facebook është autobusi i djegur. Nuk ka asnjë dëshmi se pasagjerët e aksidentit janë në videon e treguar. Videoja nuk tregon se cili udhëtar hip në cilin autobus, por vetëm se si presin para hotelit

 

Pas aksidentit tragjik në Bullgari, ku 45 pasagjerë humbën jetën teksa po transportoheshin me autobusin e agjencisë “Besa Trans”, në rrjetet sociale dhe në media nisën të rrjedhin informacione të shumta jozyrtare, disa prej të cilave të pavërteta.

Disa prej tyre u morën dhe u publikuan nga mediat e huaja, dhe i tillë është shembulli që është objekt i këtij shqyrtimi, me videon që supozohet se shfaqet pasagjerët që po hypin në autobus në Stamboll, pak pasi kishin dalë nga hoteli ku po qëndronin, për të nisur udhëtimin për t’u kthyer në Shkup.

Media turke “Haberler.com” fillimisht e ka publikuar këtë video, e më pas është marrë nga disa media vendase. Një shembull i tillë mund të shihet në këtë lidhje. Lidhja e rradhës ka një grup të tërë lajmesh të publikuara në grumbulluesin e lajmeve Time.mk, nga të gjitha mediat që kanë publikuar videon.

postimin e radhës, artikulli nga ky medium është shpërndarë në Facebook. Në komente disa qytetarë shkruajnë se ky postim është shqetësues për familjarët, pasi video nuk ka lidhje me aksidentin. Në të gjitha lajmet e publikuara nuk tregohet nëse pasagjerët e regjistruar në video janë pasagjerët që u transportuan në autobusin që përfundoi fatalisht. Duke qenë se një numër i madh i autobusëve nga vendi dhe Shkupi dërgohen në Stamboll për turne në fundjavë, kjo do të thotë se janë përfshirë një numër i madh i njerëzve, familjeve dhe udhëtarëve. Jo të gjithë ishin në autobusin që u aksidentua.

Autobusi, sipas informacioneve zyrtare nga Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka qenë me tabelat SK 0284 BA.

Videoja e shpërndarë nga kamerat e sigurisë në një hotel në Stamboll, nuk tregonte asnjë targë. Nga video nuk mund të konstatohet se në autobusin e diskutueshëm po hipin pasagjerët nga hoteli.

Kompania “Besa Trans” ka mohuar se në atë video është autobusi i djegur.

Nuk kemi fjalë dhe nuk kemi besuar se në këto raste mediat do të keqinformojnë dhe shpërndajnë disa video nga një hotel ku qëndronin disa pasagjerë tanë. Ndër autobusët që shfaqen në ato video nuk është autobusi nga aksidenti tragjik. Kërkojmë nga të gjitha mediat që ta publikojnë këtë dhe të mos e shfrytëzojnë rastin tragjik. Duke mos pasur asnjë informacion zyrtar, nuk kemi ndërmarrë asnjë hap për të informuar publikun, kështu që sa të jetë e mundur të qëndrojnë larg dezinformatave, thanë ata.

Nuk ka asnjë dëshmi se pasagjerët e aksidentit janë në videon e publikuar. Videoja nuk tregon se cili pasagjer hip në cilin autobus, por vetëm se si presin para hotelit. Nuk ka asnjë interes publik që plotësohet me publikimin e këtyre regjistrimeve, edhe kur në të do të shfaqeshin realisht pasagjerët e aksidentit, gjë që nuk është kështu. Nisur nga të gjitha këto, vlerësojmë se në këtë rast bëhet fjalë për dezinformatë.

 

Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.