Në vend të pesë, dhjet pishina – por vetëm në letër!

Ngelen vetëm paralajmërime për ndërtimin e pishinave në Karposh. Foto: Skrinshot

 Ndëritmi i pesë pishinave shkllore në shkollat fillore në komunën Karposh. Afati 2014-2017

ARSYETIM

Ky projekt është paralajmëruar në programin zgjedhor të kryetari të komunës Karposh Stevço Jakimovski, për zgjedhjet lokale të vitit 2013. Sipas programit parazgjedhor, ndërtimi i këtyre pishinave duhet të fillonte me realizim në vitin 2014, ndërsa plotësisht të mbaronte në vitin 2017.

Këtë premtim Jakimovski e ka dhënë me 31.03.2013 në zgjedhjet lokale

… Kandidati për kryetar komunë në komunën e Karposhit nga partia serbeve, Stevço Jakimovski, mbrëmë deklaroi ndërtim të pesë pishinave me standarde evropiane në shkollat fillore në komunë…

Vetë vendimin për ndërtim të pishinave në 10 shkolla fillore, Këshili i komunës së Karposhit e solli me 11.03.2016.

Komuna e Karposhit do të ndërtoj pishinë të mbyllur në 10 shkolla fillore, vendosi shumica e Këshillit në Karposh. Do të ndërtohen me parat e komunës dhe kryesisht do t’u dedikohen nxënësve. Me pishinën do të udhëheqin shkollat, respektivisht komuna e cila është ndërtues i tyre.

Sipas asaj që është planifikuar, dy pishinat e para do të fillojnë të ndërtohen këtë vit, dy të tjerat në vitin tjetër, dhe më tej gjashtë tjerat. Kjo është larg nga afati i parashikuar në programin parazgjedhor të kryetarit të komunës Satevço Jakimovski.

Informacioni në mbledhjen e Këshillit të komunës në të cilën është shqyrtuar propozim-vendimi për ndërtimin e pishinave u publikua në ueb faqen e Komunës.

Duke pas parasysh këtë më sipër, si dhe atë që në teren nuk ndërmerr asgjë konkrete për realizimin e këtij premtimi, mund të nxirret përfundimi që ky premtim nuk është përmbushur. Por, për shkak se afati i projektuar për realizimin e këtij projekti është viti 2017, ndërsa ka edhe zgjerim të projektit fillestar edhe me pesë pishina tjera, pra, tash paralajmërohen gjithsej 10 pishina ndërtimi i të cilave do të kryhej në disa vitet e ardhshme, këtë premtim e vlerësojmë si jo konsekuent.

BURIME:

 

Vlerësuar nga: Ana Anastasovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari