Në vend të 500 eurove, do te ndahen nga 300 euro subvencione për kolektorët diellor

Kompensimi për instalimin e kolektorëve diellorë nëpër amvisëri është për 30 përqind nga i gjithë investimi i përgjithshëm, por nuk është më shumë se 300 euro. Foto: printscreen.

PROJEKT: SUBVENCIONE PËR INSTALIM TË SISTEMEVE DIELLORE PËR NGROHJE NË AMVISËRI 

Do të vazhdojmë me projektin ekzistues për subvencionim të sistemeve diellore me vlerë prej 500 euro për çdo amvisëri, e cila zbatohet përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe i cili ju ndihmon një numri të madh të qytetarëve që të mund të kursejnë rrymën elektrike, përmes ngrohjes së ujit me energji diellore. Qëllimi është që të promovohet dhe të mbështetet rritja e përdorimit të kolektorëve diellor për fitimin e ujit të ngrohet me anë të teknikës sanitare nëpër amvisëri përmes promovimit të prodhuesve nga Maqedonia, si dhe vënien e standardeve të kontrollit, matjes dhe verifikimit të kursimit të energjisë.  Në varshmëri të mundësive buxhetore, programi në të ardhmen do të zgjerohet, me qëllim që 500 amvisërive të ju mundësohet përfitim të një burimi më të lirë dhe të ripërtëritshëm  i energjisë, ndërsa do të mbështetet edhe i gjithë sektori industrial për dizajnim, përpunim, instalim dhe mirëmbajtje të këtyre sistemeve. (Buxheti: më së paku 400.000 euro Afati: 2014-NË VAZHDIMËSI)

ARSYETIM:

Subvencionet për kolektorët diellor nëpër amvisëri ndahen çdo vit në këtë mandat të qeverisë gjegjësisht në vitin 2014, 2015 dhe në vitin 2016, por ato arrijnë deri në 300 euro, në vend të 500 eurove ashtu siç është premtuar në programin zgjedhor të VMRO DPMNE-së “E vërtetuar” (2014-2018) në pjesën “Sektori energjetik” (faqe. 127). Ashtu që, këtë premtim e vlerësojmë si pjesërisht të realizuar. 

Qeveria në janar të vitit 2014 shpalli konkurs për subvencionim të instalimit të kolektorëve diellor nëpër amvisëri, me kompensim të 30 përqindëshit nga i gjithë investimi, por jo më shumë se 300 euro. Përzgjedhjen publike e të personave të cilët fituan të drejtën për kompensim të tillë ishin në vitin 2014.

Konkurse të tilla qeveria publikoi edhe në vitin 2015 edhe në vitin 2016, ndërsa vlera e subvencionimit ishte e njëjtë – 30 përqind të harxhimeve, gjegjësisht të vlerës së kolektorëve diellor, por maksimalisht deri në 18.000 denarë.

llogaridhënien për realizim të programit të VMRO DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” (faqe. 106), për projektin “Sisteme termike diellore”, mes tjerash është shkruar:

Në periudhën e kaluar u subvencionua instalimi i sistemeve termike diellore nëpër amvisëri përgjatë të cilës gjithsej u paguan 45.800.000 denarë (747.000 euro) nga buxheti i Republikës së Maqedonisë, përgjatë të cilës u subvencionuan gjithsej 3.611 amvisëri. Me këtë mas në nivel vjetor kursehen  rreth 8.66 GWh energji elektrike. 

Përndryshe, kompensimin e një pjese të kursimeve për kolektorët diellor të blerë dhe të instaluar u pagua edhe në mandatin paraprak të qeverisë që udhëhequr nga VMRO DPMNE, më saktë në vitet, 2007, 2009, 2011, 2012 dhe në vitin 2013.

BURIME:

 

Vlerësuar prej: Olivera Vojnovska

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.