Në Veles nuk u ndërtua garazh me shumë kate
PREMTIM: Ndërtimi i garazhit me kate në qendër të Velesit
[Burimi: Programi zgjedhor i Ace Kocevski , kryetari i Komunës së Velesit , faqe .17; data: tetor 2017 ]
ARSYETIM:
Premtimi i kryetarit të Velesit, Ace Kocevski për ndërtimin e garazhit me kate në qendër të Velesit, është i parealizuar. Ky projekt është pjesë e programit zgjedhor të Kocevski “Jetë në Veles! Për të gjithë!”, të publikuar para zgjedhjeve lokale në vitin 2017.
Ndërtimi i garazhit me kate nga projektet kapitale të vendosura në programin e Kocevski:
Parkimi dhe garazhimi i veturave, në veçanti në zonën e qendrës së qytetit, është problem shumë i madh. Në qendër gjendjet Gjykata Themelore, Prokuroria Publike, Drejtoria e të hyrave publike, Regjistri qendror, shumë banka, zyra avokatësh, noterësh dhe zyra përmbaruesish, objekte tregtare-biznesore, si dhe hotele. Mes qytetarëve dhe personave juridik për çdo ditë duhet të kryejnë shërbime ose të realizojnë të drejtat e caktuara, në zonën qendër. Mungesa e hapësirës për parkim për çdo ditë krijon kaos dhe irriton qytetarët. Për këtë duhet që problemi të zgjidhet shpejtë. Realizimi i projektit për ndërtimin e garazhit me kate, me përdorimin e masës për energji efikase, do të çojë në zgjidhjen e këtij problemi dhe do të kënaq nevojat e qytetarëve për hapësirën e nevojshme për garazhe ne pjesën e qendrës së qytetit.
Afati: Gjysma e dytë e vitit 2018 dhe gjysma e parë e vitit 2019, thuhet në program.
Në ueb-faqen e Komunës së Velesit, informacioni i vetëm lidhur me ndërtimin e garazhit me kate është i shkurtit të vitit 2020, kur kryetari Kocevski ka komunikuar se Qeveria në seancën e mbajtur me 10.02.2020 ka marr Vendim për zhvendosje të shfrytëzimit të përhershëm pa kompensim të Instituit Shëndetësor Publik, Spitali i përgjithshëm Veles në objektin në rrugën “Nauk Naumovski” (ndërtesa e ish repartit).
Lokacioni është me sipërfaqe 770 m2 dhe sapo të marrim dokumentet e nevojshme se duhet të marrim vendim për rrënimin e objektit i cili është jashtë përdorimit dhe në vent të saj të mundësojmë parkim të përkohshëm dhe të sigurojmë rreth 60 vend-parkingje, me çka me shumë seriozitet do të zbehim problemin e mungesës së vend-parkimeve në këtë pjesë të qytetit, i cili është i dendur, deklaroi Kocevski.
Ai ka sqaruar se ndryshimi i Planit të prëgjithshëm dhe të detajuar urbanistik në lokacioni fqinj, i cili është me hapësirë prej 670 m2 është paraparë vend-parkim dhe ndërtim i garazhit me kate.
Lajmi se Komuna e Velesit do të rrënojë Repartin e mëparshëm dhe në vend të tij do të ndërtojë vend-parkim, ndërsa më pas edhe garazh me kate, me 13.02.2020 e transmetoi edhe Agjencia Informative maqedonase.
Sikurse informoi sot në konferencë për shtyp kryetari Ace Kocevski, ata do të rrënojnë objektin e vjetër dhe në atë hapësirë do të ndërtohet parkim bashkëkohor për 60 vetura me çka do të rregullohet edhe një pjesë e problemeve nga mungesa e parkingjeve të qytetarëve dhe institucioneve përreth. Por, pas ndryshimit të PDU në atë vend do të ndërtohet garazh me kate, informon MIA.
Me 28.05.2020, Civilmedia publikoi se Komuna e Velesit filloi me ndërtimin e parkingut bashkëkohor deri te Malli Movçe.
Komuna e Velesit këtë javë ka filluar me rregullimin e hapësirave mes urës “Gemixhii” dhe Mallo Movçe”, prej nga ana e djathë e Vardarit, gjatë kohës së parkimit të veturave. Siç informon kryetari Ace Kocevski, me këtë parking deri te ndërtimi i garazhit me kate, do të zbehin mungesën e hapësirës për parkim në pjesën qendrore. Përndryshe, Komuna Veles, planifikon që të ndërtojë garazhin e parë me kate në hapësira të parkingut të tanishëm deri te stacioni i autobusëve në Veles.
Kocevski në programin e vet premtoi se garazhi me kate në Veles do të ndërtohet në periudhën deri te gjysma e dytë e vitit 2018 deri në gjysmën e parë të vitit 2019. Por, siç shihet nga ajo që u tha më lartë, deri më tani (16.06.2020) garazhi me kate është vetëm njoftim, ndërsa ndërtimi i tij akoma nuk ka filluar. Sipas kësaj mund të arrihet në përfundim se premtimi i kryetarit të Velesit Ace Kocevski, për ndërtimin e garazhit me kate, nuk është realizuar.
BURIME:
- Предизборна програма на Аце Коцевски – „Живот во Велес! За сите!“ [Пристапено: 16.06.2020]
- Официјална веб страница на Општина Велес – НОВА КАТНА ГАРАЖА И ВРЕМЕНО ПАРКИРАЊЕ [Пристапено: 16.06.2020]
- МИА (13.02.2020) – Општина Велес ќе го урне поранешниот АТД Диспанзер, ќе се гради паркинг, а потоа катна гаража [Пристапено: 16.06.2020]
- Цивилмедиа (28.05.2020) – Општина Велес започна со изградба на времен паркинг до Мало Мовче [Пристапено: 16.06.2020]
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari