Në Strumicë nuk është ndërtuar stacioni i ri i zjarrfikësve
Ndërtimi i stacionit të ri i zjarrfikësve. Në 3 vitet e ardhme Strumica do të bëhet me stacion të ri bashkëkohor për intervenim të shpejtë dhe efikas të ekipit të zjarrfikësve në situata urgjente. Stacioni i ri kundër zjarrit do të ndërtohet në hapësirat e ish Kazermës dhe tërësisht do të financohet nga buxheti i Komunës së Strumicës dhe fondeve ndërkombëtare.
ARSYETIM :
Premtimi për ndërtimin e stacionit të ri kundër zjarrit në Strumicë është premtim i parealizuar i kryetarit të deritanishëm të Strumicës Zoran Zaevit, i cili dha dorëheqje nga ky funksion në fund të dhjetorit 2016, menjëherë pasi u bë deputet në Kuvendin e RM-së. Ky projekt është pjesë e programit të tij zgjedhor për zgjedhjet lokale të viteve 2013-2017,”Strumica e di…” (faqe 51), ku mes tjerash, është shtuar:
Detyra jonë me prioritet në fushën e mbrojtjes kundër zjarrit është: mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve dhe mbrojtja e mjedisit jetësor përmes përgatitjes së ekipit intervenues i ekipit kundër zjarrit, parandalim efikas si dhe zbutja e dëmeve eventuale, thuhet mes tjerash në paraqitjen e projektit.
Premtimi për stacionin e ri kundër zjarrit në Strumicë, Zaev e dha edhe gjatë kohës së fushatës parazgjedhore, në promovimin e programit të tij parazgjedhor të mbajtur më 11.03.2013.
1.048 projekte, 3.000 vende të reja pune, vazhdim i projektit të gazifikimit, salla për koncerte, stacion hekurudhorë, stacion të ri kundër zjarrit, lagje të re turke, tre kopshte të reja fëmijësh, 500 mijë euro për sektorin joqeveritar, ndërsa 600 mijë euro edhe për manifestime kulturore. Kjo është pjesë e projektit zgjedhor të kandidatit për kryetar komune në Strumicë, Zoran Zaev, publikoi portali A1on,
Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, në konferencë për shtyp të mbajtur me 05.10.2015, duke folur për “premtimet e rreme të Zoran Zaevit”, përmendi se stacioni i ri kundër zjarrit në Strumicë ende nuk është ndërtuar.
Ja çfarë lajmëroi Zoran Zaev në zgjedhjet lokale për Strumicën disa herë, e çka nuk e ka realizuar deri me tani:…Premtou stacion të ri të pastrimit. Premtoi stacion të ri kundër zjarrit, por edhe kjo nuk është realizuar…
Kandidati për deputet i VMRO-DPMNE-së Vasil Pishev, në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar, në konferencë për shtyp të mbajtur me 02.12.2016, tha se “Zoran Zaev çdo ditë nëpër Maqedoni premton male dhe lugina. duke gënjyer qytetarët me projekte joreale”. Zaev ka qenë bartës i listët të opozitës së bashkuar të udhëhequr nga LSDM në njësinë e katër zgjedhore, ku edhe Pishev ka qenë kandidat nga koalicionit i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-se.
Qytetarët e Strumicës nuk do të harrojnë premtime e rrejshme të Zoran Zaevit te cilat asnjëherë nuk i realizoi. Zoran Zaev para banorëve të Strumicës premtoi shumë, por asnjëherë nuk realizoi…Premtoi dhe lajmëroi ndërtimin e stacionit te ri te zjarrfikësve për intervenim të shpejtë dhe efikas të ekipit kundër zjarrit. Sipas premtimeve të Zoran Zaevit ai duhej që të ndërtohej ne hapësirat e ish kazermës dhe të financohet nga buxheti i komunës së Strumicës, por deri më sot ky stacion kundër zjarrit nuk është ndërtuar… deklaroi Pishev.
Në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Stumicës nuk arritëm që të gjejmë asnjë informacion në lidhje me projektin për ndërtimin e stacionit kundër zjarrit. Në internet, po ashtu, nuk mund që të gjendet informacion në lidhje me ndërtimin eventual të stacionit të ri kundër zjarrit në Strumicë.
Përndryshe, Zaev lajmëroi se Strumica do të ketë stacion të ri kundër zjarrit deri në vitin 2016, përsëri deri më tani (25.04.2017) nuk ka filluar aspak ndërtimi i saj. Duke pasur parasysh që mandati i pushtetit lokal aktual përfundon në maj të vitit 2017, mund që të arrihet në përfundim se ky premtim i Zaevit nuk është realizuar.
*** Për këtë projekt kërkuam qëndrim nga Komuna, por, prej aty na u përgjigjen se personi përgjegjës i cili mund që të jep përgjigje nuk është këtu dhe se përgjigje do të marrim javën që vjen. Kështu, në momentin që do të marrim përgjigje ky artikull do të azhurnohet.
***SHTESË
Tre ditë pas publikimit të tekstit na u lajmëruan nga Komuna e Strumicës dhe dhanë këtë deklaratë të cilën e përcjellim të plotë:
Stacioni i ri sipas planit duhet që të realizohej në kazermën në Strumicë. Para dhjetë viteve me vendimin e qeverisë na u dha objekti, por deri më tani nuk na është dorëzuar objektit në formë ligjore. Për këto arsye ne nuk mund që të realizojmë atë që është planifikuar – deklaroi për “Vërtetmatësin”, Kiril Partallov, sekretar i Komunës së Strumicës.
BURIME:
- Изборна програма на Зоран Заев за локалните избори 2013-2017 година – „Струмица знае…“ (стр.51) [Пристапено на 21.04.2017]
- А1он (11.03.2013) – (ВИДЕО) Заев: Сам да го бирав против-кандидатот не можев подобар да изберам [Пристапено на 21.04.2017]
- Тиме.мк – Заев вети 3 индустриски области, 30 фабрики, 300 локации за погони и 3 илјади нови работни места [Пристапено на 21.04.2017]
- Курир.мк (05.10.2015) – Милошоски: Заев го најави новиот 15 септември, по стапките на неговиот претходник со лажни ветувања [Пристапено на 21.04.2017]
- Вечер (02.12.2016) – Пишев: Заев ветува и не остварува- Ова најдобро го знаат струмичани! [Пристапено на 21.04.2017]
Vlerësoi: Ana Anastasovska
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari