Në Shqipëri vazhdon importi i dezinformatave dhe teorive konspirative për Kovid-19

Фото:

Përderisa rrjetet kryesore sociale si Jutjub dhe Fejsbuk dhe platformat e tjera të njohura kanë filluar tërhejqen e përmbajtjeve me teori konspirative dhe fshirjen e profileve të teoricientëve konspirativ nga platformat e tyre në të gjithë botën,duke i cilësuar si të dëmshme dhe të rrezikshme në këtë periudh që po kalon globi, importi i informacioneve të tilla ende vazhdon në rajon.

Përkatësisht, një video gjashtë-minutëshe e postuar nga WikipInfo në Shqipërinë fqinje tregon një seri dezinformimesh dhe të pavërtetash për pandeminë. duke filluar nga lidhja e 5G me Kovid-19 e deri në përfshirjen e Bill Gejts me pandeminë e shkaktuar nga Kovid-19. Autori si “prova” të asaj që thotë i referohet një grupi të bllokuar tashmë të anti 5G në Fejsbuk me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Grupi u bllokua pikërisht për shkak të rrezikut të shpërndarjes masive të dezinformatave lidhur me 5G. Gjithashtu, kjo video mbështetet edhe në deklaratat teoricienëve të ndryshëm konsiprativ,  një nga to është edhe Dejvid Iki i cili u bllokua nga rrjetet sociale dhe intervista e tij e fundit u hoq nga kanali Jujtub për shkak të shpërndarjes së dezinformatave të dëmshme në situat të pandemisë globale.

Videoja diskuton teorinë konspirative që ekziston një lidhje mes 5G dhe Kovid 19 dhe pretendohet se në fakt nuk ka virus, materiali nuk përmend informacione nga shumë media të njohur botërore që analizuan profesionalisht këto informacione dhe kategorikisht mohuan pretendimet e tilla.

Pjesa e dytë e materialit interpreton teorinë se ky virus është krijuar nga Bill Gejts, dhe se ky “komplot” është krijuar për të zvogëluar popullsinë e botës dhe për të instaluar mikroçipa çdo personi. Kjo teori konspirative thotë se ekziston një plan global me anë të të cilit njerëzve do t`ju vendoset një çip, teori bazuar në shtrembërimin e deklaratës në intervistën tashmë të njohur të Bill Gejts.

Për të dhënë përshtypjen se të gjitha këto pretendime janë të vërteta, materiali shoqërohet nga fotografi nga protestat kundër 5G në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, titujt e lajmeve dhe materialeve të personave të panjohur të publikuara në rrjetet sociale që pretendojnë për pasojat “e tmerrshme” të rrjetit 5G,  shoqëruar nga muzikë dramatike ndërsa autori i lexon këto pretendime.

Në këtë kanal informativ në Jutjub mund të gjehen edhe përmbjatje tjera konspirative dhe të pavërteta në të cilat hasen pretendime të ndryshme rreth shkaktarëve të virusit, siç janë edhe deklaratat kontraverze të mjekut Rashid Butar, tashmë i njohur për teoritë e tij kontraverze anti-vakcinë dhe teorinë që qëllimi është që njerëzit të kontrollohen nëpërmjet satelitëve prandaj po aplikohet distanca sociale.

Në Shqipëri ky debat rreth këtyre teorive në rrjetet sociale ka vazhduar gjatë gjithë kësaj periudhe, madje, janë hapur disa peticione online “STOP 5G në Shqipëri” ku ka pothuajse 6 mijë të nënshkruar.

Dezionfrmatat e tilla i kundërshtoi ashpër edhe kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama, ai i pyetur për ndërlidhjen e Kovid 19 dhe instalimin e 5G në Shqipëri tha:

Idiotësi më të madhe se kjo unë nuk kam dëgjuar. Nuk ka antena 5G në Shqipëri. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.