Në Serbi nuk ka marrë fund pandemia e Kovid-19

Фото: Принтскрин ФБ пост

Pandemia e Kovid-19 në Serbi nuk ka marrë fund dhe një gjë e tillë as që parashikohet të ndodhë së shpejti në të gjithë rajonin, posaçërisht për shkak të periudhës së dimrit që po vjen dhe në pritje të së cilës tashmë është regjistruar një rritje e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve. Vetëm në 24 orët e fundit në Serbi, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, janë regjistruar 4929 raste të reja pozitive. Në një ditë të vetme nga koronavirusi vdiqën 65 persona. 6764 persona u shtruan në spital dhe 281 pacientë kanë përfunduar në respirator, shkruan Vërtetmatësi.

Po recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se Ministria e shëndetësisë në Serbi e ka pranuar se nuk ka kurrëfarë dëshmish për koronavirusin, testin PCR dhe efikasitetin e maskave.

Postimi, në fakt, mbështetet me tekst të publikuar në portalin “Kollovrt” i cili e mohon pandeminë, efikasitetin e maskave, promovon qëndrime që bien ndesh me rekomandimet mjekësore dhe thjesht e mohon ekzistencën e pandemisë së koronavirusit.

Në tekst, është evidente se ndonjë shoqatë e qytetarëve në Serbi, përmes Ligjit për qasje të lirë në informata me karakter publik në Ministrinë e shëndetësisë në Serbi, ka dorëzuar kërkesë për dëshmi për studime shkencore lidhur me rëndësinë e testit PCR, dëshmi shkencore të izolimit të virusit Sars CoV 2 dhe studime shkencore që vërtetojnë se masat kundër koronavirusit si maskat, distanca etj. janë efikase në parandalimin e përhapjes së virusit. Përgjigja nga Ministria e shëndetësisë e Serbisë drejtuar shoqatës ishte se nuk kanë informata të tilla.

Nga kjo përgjigje ndaj kërkesës për qasje të lirë në informata me karakter publik, postimi konstaton se me këtë qeveria serbe e pranon që në Serbi pandemia e Kovid-19 ka marrë fund.

Natyrisht që situata është shumë më ndryshe se ky fabrikim. Vetëm në 24 orët e fundit në Serbi, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së shëndetësisë, janë regjistruar 4929 raste të reja pozitive. Në një ditë të vetme nga koronavirusi vdiqën 65 persona. 6764 persona u shtruan në spital dhe 281 pacientë kanë përfunduar në respirator.

Pra, përgjigja ndaj kërkesës provokuese për qasje të lirë në informata me karakter publik nuk është dëshmi se në Serbi Kovid-19 ka marrë fund, siç thuhet në postimin që po e recenzojmë.

Ministria e shëndetësisë e Serbisë në uebfaqen e saj ka edhe një pjesë në të cilën bën thirrje të mos përhapen informata të rreme dhe të pa vërtetuara nëpër rrjetet sociale.

ЕFIKASITET I TESTIT PCR

Sa i përket rëndësisë së testit PCR, Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon ta  rekomandojë këtë test si një standard të artë për zbulimin e Sars CoV 2.

Gjigandi farmaceutik „Roche”  sqaron se testi PCR është një standard i artë sepse bëhet fjalë për një cilësi të lartë, mund të identifikojë dhe zbulojë një objektiv vetëm me një kopje të vetme të pranishme në mostër. Diagnostikimi ideal është specifik dhe i ndjeshëm, që do të thotë se virusi, edhe në sasi jashtëzakonisht të vogla, do të tregojë një rezultat pozitiv të testit. Ai gjithashtu zbulon më shumë gjene të koronavirusit njëkohësisht, gjë që jep siguri edhe më të madhe për saktësinë e rezultatit.

Teknologjia PCR është edhe e shpejtë dhe mund të japë rezultate brenda disa orësh. Metodat e tjera të testimit, si analizat serologjike, mund të mos ofrojnë të njëjtin nivel ndjeshmërie si testi PCR, thonë nga kompania farmaceutike

MASKAT MBROJNË

Sa  i përket izolimit të koronavirusit, deri më tani dihen këto fakte.

Virusi u identifikua nga autoritetet kineze në 7 janar të vitit 2020, pas çka u izolua edhe materiali i tij gjenetik ARN. Vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmon se virusi është izoluar në datën 7 janar në këtë njoftim.

Ky izolim përmban udhëzime për krijimin e proteinave virale që përbëjnë bazën e vaksinave Pfizer dhe Moderna. Për sa i përket mënyrës se si maskat dhe distanca janë të suksesshme në parandalimin e përhapjes së virusit, këtë e konfirmojnë institucione mjekësore, spitale, klinika me reputacion në mbarë botën.

 Një prej tyre është Klinika Mayo në Shtetet e Bashkuara.

Maskat në kombinim me masa të tjera parandaluese, si vaksinimi, larja e shpeshtë e duarve dhe distanca fizike, mund të ndihmojnë në reduktimin e përhapjes së virusit. Qendra Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve rekomandon mbajtjen e maskave ​​​​të pëlhurës. Personat që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska ​​në mjedise të mbyllura dhe të hapura ku ka një rrezik të lartë të transmetimit të Kovid-19, si evente me shumë njerëz ose tubime të mëdha. Qendra për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve rekomandon që maskat N95 të përdoren nga punonjësit shëndetësor. OBSH rekomandon maska ​​​​mjekësore për punonjësit shëndetësor, si dhe për këdo që ka Kovid ose që përkujdeset për një pacient me Kovid në shtëpi, thuhet në faqen e internetit МАYO Klinika.

Këtu mund të lexoni për studimin më të madh kontrollues në të cilin është testuar efikasiteti i mbajtjes së maskave. Rezultatet tregojnë se mbajtja e maskës parandalon infeksionin me Kovid-19. Njerëzit mbajnë maska që të mbrohen nga sëmundjet infektive që nga  murtaja në vitin 1910.

Në prill të vitit 2020, shkencëtarët treguan se njerëzit e infektuar me koronavirus spërkasin më pak ARN të koronavirusit në mjedis  nëse mbajnë maskë.

Analiza laboratorike shtesë, gjithashtu treguan se maskat janë efikase.

Dhe jo vetëm ato laboratorike, por edhe ato vëzhguese, treguan se nga maskat ka një përfitim të madh. Shumë epidemiologë e kanë hulumtuar ndikimin e maskave dhe zbatimin e politikave për mbajtjen e maskave për të parë nëse kjo gjë ndihmon në reduktimin e transmetimit të Kovidit. Një studim vëzhgues i vitit 2020, i fokusuar në demografinë, testimin, mbylljet dhe maskat në 196 vende, zbuloi se vendet që mbështesin mbajtjen e maskave kishin një rritje prej 16 për qind të vdekjeve, dhe ato pa maska  62 përqind!

Në këtë link  gjithashtu mund të gjeni një studim nga 22 shtatori i vitit 2021, në të cilin janë përfshirë 341.126 persona të moshës madhore nga 600 fshatra në Bangladesh. Në 300 fshatra, shkencëtarët nuk kanë promovuar mbajtjen e maskave. Në 200 fshatra kanë promovuar mbajtjen e maskave kirurgjikale dhe në 100 fshatra mbajtjen e maskave prej pëlhure.

Gjatë 8 javëve, ekipi ynë shpërndau maska ​​falas për çdo të rritur në shtëpitë e tyre, duke ofruar informacion mbi rreziqet nga Kovid-19 dhe rëndësinë e mbajtjes së maskave. Ne punuam gjithashtu me udhëheqës fetarë për të promovuar mbajtjen e maskave dhe punësuam njerëz që në mënyrë të kulturuar do t’u kërkonin njerëzve në fshatrat pa maska ​​t’i mbanin ato. Pas 5 javësh dhe 9 javësh pas fillimit të hulumtimit tonë, ne mblodhëm të dhëna për simptomat e Kovid-19 që u shfaqën te fshatarët gjatë kësaj periudhe. Nëse dikush raportonte simptoma, ne bënim një test serologjik për ta konfirmuar infeksionin.

Pyetja e parë që unë dhe kolegët e mi bëmë ishte nëse promovimi i maskave ndikoi që më shumë njerëz t’i mbanin ato. Përdorimi i maskave u rrit për 3 herë. U rrit në 13 përqind tek grupi ku nuk dhamë maska, në 42 përqind tek grupi ku ndamë maska ​​falas. Është gjithashtu interesant fakti se distanca fizike është rritur për 5 përqind në fshatrat ku promovuam mbajtjen e maskave. Në 300 fshatrat ku shpërndamë maska, pamë që infeksionet me Kovid shënuan rënie për 9 përqind, krahasuar me fshatrat ku nuk promovuam mbajtjen e maskave.

Kishim një mostër mjaft të madhe të të anketuarve për të arritur në përfundimin se në fshatrat ku shpërndamë maska ​​​​kirurgjikale, infeksionet me Kovid shënuan një rënie për 12 përqind. Në ato fshatra, infeksionet me Kovid shënuan një rënie prej 35 përqind në mesin e njerëzve mbi 60 vjeç dhe prej 23 përqind në mesin e njerëzve nga 50 deri në 60 vjeç. Ne gjithashtu arritëm në përfundimin se si maskat e pëlhurës ashtu edhe ato kirurgjikale ndikuan në një rënie prej 12 përqind të infeksioneve, shkruan shkencëtarja Laura Кwon.

Këto janë vetëm disa nga studimet, shkencore dhe vëzhguese, që vërtetojnë se maskat me të vërtetë kanë një efekt të madh në reduktimin e përhapjes së koronavirusit, si edhe distanca fizike. Arsyeja për këtë, ndër të tjera, është se koronavirusi transmetohet përmes spërklave nga hunda dhe goja që lëshohen gjatë teshtitjes dhe kollitjes, të kënduarit dhe të folurit.

Për shkak të gjitha fakteve të lartëpërmendura, postimin që po e recenzojmë e vlerësojmë si të pavërtetë. Pandemia e Kovid-19 në Serbi nuk ka marrë fund dhe një gjë e tillë as që parashikohet të ndodhë së shpejti në të gjithë rajonin, posaçërisht për shkak të periudhës së dimrit që po vjen dhe në pritje të së cilës tashmë është regjistruar një rritje e numrit të të infektuarve dhe të hospitalizuarve. Fakti që Ministria e shëndetësisë e Serbisë nuk iu përgjigj pozitivisht kërkesës për qasje të lirë në informata me karakter publik të OJQ-së në fjalë, nuk do të thotë se pandemia në Serbi nuk ekziston, apo se ajo ka marrë fund.

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Projektit për përballim të shpejtë të dezinformatave rreth vaksinimit, të zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Fillimisht është botuar në Vërtetmatës, ndërsa është mundësuar me mbështetjen e Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Marshall Gjerman të SHBA-ve (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorfozis, BTD-së ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.